Të shpëtosh botën është një biznes i shtrenjtë, sidomos kur jeni vetëm 16 vjeç. Megjithatë, para nuk kanë fjalën kryesore gjithmonë, dhe këtë e ka dëshmuar këtë javë aktivistja më e re Greta Thunberg.
Ajo refuzoi një çmim mjedisor nga Këshillimi Nordik me vlerë rreth 40 mijë dollarë dhe duke falenderuar trupin e këshillit për nderin, ajo shtoi: ‘Lëvizja klimatike nuk ka nevojë për më shumë çmime’.
Ndoshta nuk duhet të befasoheni. Që në ditën që ajo filloi aktivitetin e saj si vajzë e vetme që qëndronte ulur në beton me një flamur të punuar në shtëpi në dorë, deri në muajt e fundit ku miliona dolën në rrugë për t’u bashkuar me thirrjen urgjente të Thunberg për veprim mbi ndryshimin e klimës, kjo ka qenë gjithmonë në lidhje me një çështje globale dhe jo me një dëshirë vetjake të një vajze të re.
Ky veprim mund t’ju përshtatej llafazanëve që i thonë asaj të vazhdojë tutje, të jetë e heshtur, të njoh pozitën esaj, por ajo tashmë ka kapluar gjendjen shpirtërore të shumicës, sepse ajo ka ngritur një temë që është më e madhe se ne. Dhe ende fjalët jehojnë nga shkencëtarët dhe konservatorët, të cilëve nuk u intereson aspak pikëllimi për gjendjën kombëtare, megjithatë, nuk kanë nga t’ia mbasin kur faktet e fuqishmë rrisin mbështesjen e saj për ndryshime.
Në të vërtetë, fuqia e qasjes së Thunberg është se ajo nuk hyri për promovimin e vetës. Platform e saj u rrit organikisht, si një qelizë që ndahej brenda një qenie. Edhe pse është shumë e famshme në mbarë botën, mesazhi i saj thelbësor ende pretendohet nga një frikë fundamentale për njerëzimin, që bota po vdes.
Gjithashtu Thunberg i shmanget shërbimit të fjalëve të pafundme të politikanëve që duan të që duan të suvatojnë të çarat për përfitime personale, duke preferuar të përqendrohen në veprime të matshme dhe prova shkencore për kërkesat e saj.
Mbi të gjitha, sikurse thoshte Shkespiri: veprimi është elokuencë. Fjalët nuk janë të mjaftueshme për Thunberg dhe as nuk janë paratë.
Shumica thonë se bisedat dhe fjalimet janë thelbi i problemit me të cilin përballemi kur është fjala te ndryshimet klimatike. Obsesioni kapitalist për të shtuar sa më shumë të jetë e mundur në arkat e korporatave globale, ndërkohë që ndërmerr një larje të gjelbër për të bërë që raporti vjetor të duket më i pranueshëm, e ngulmon zemërimin e saj. Për Thunberg, fjalët janë gjë e kotë. Ajo nuk mund të akuzohet se po bën të njejtën gjë tani.
Për vendet nordike që kërkuan të jepnin këtë çmim, dhe reputacionin e tyre për çështjet klimatike dhe mjedisore, Thunberg tha: “Nuk ka mungesë të mburrjes për këtë. Nuk mungojnë fjalët e bukura. Por kur bëhet fjalë për emetimet tona reale dhe gjurmët tona ekologjike për frymë, nëse përfshijmë konsumin tonë, importet tona si dhe aviacionin dhe transportin e mallrave, atëherë është një histori tjetër. Marrëveshja e Parisit, e nënshkruar nga të gjitha vendet nordike. bazuar në barazi, që do të thotë se vendet më të pasura duhet të udhëheqin rrugën. Ajo ka të drejtë të sugjerojë që ata po dështojnë në përgjegjësitë e tyre. Ne i përkasim vendeve që kanë mundësinë të bëjnë shumë. Megjithatë, në thelb ato nuk bëjnë asgjë”, tha ajo.
Me pak fjalë, rezulton se paratë nuk janë të mjaftueshme për të realizuar diçka. Duhet angazhim. Pa dyshim, që ajo i ka ende i ka shpatat në dorë./Independent/Përktheu: arbresh.info/
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki