Me anë të një lajmërimi në media Ministria e Arsimit së Kosovës komunikoi heqjen e tarifave të shkollimit për studentët e nivelit Bachelor dhe Master në universitetet publike të Kosovës. Një vendim ky për t’u përshëndetur për qeverinë e drejtuar nga Kurti, i cili kohë më parë si student protestonte për më shumë të drejta dhe liri.
Shkruan: Eljon Mulgeci
Fatkeqësisht arsimi i lartë dhe studentët nuk janë prioritet për qeverinë në Shqipëri. Pas protestave të studentëve në 2018-2019, qeveria prezantoi Paktin për Universitetin, një plan që supozohej të përmirësonte jetën studentore, por mbeti thjesht plan në letër.
Shembulli përfekt në këtë rast janë:
1. Bursat: U vendos që studentët e ekselencës dhe studentët që bënin pjesë në kategoritë e veçanta, të merrnin bursë prej 10.000 lekë në muaj (vetëm për nivelin Bachelor). Bursat mbulohen me fonde nga buxheti i shtetit. Për dy vite rradhazi studentët morën bursën, pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia dhe termeti. Problemet me pagesën e bursës u shfaqën pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me anë të një shkrese MASR lajmeroi Universitetin e Tiranës se e kishte te pamundur të mbulonte bursat nga granti i akorduar ne fillim të vitit dhe e kishte të pamundur të akordonte fonde shtesë. Gjithashtu MASR në shkelje të drejtpërdrejtë të autonomisë së universiteteve, urdhëronte UT të gjente zgjidhje alternative, siç është rialokimi i buxhetit për vitin 2021, për të plotësuar të drejtën legjitime të studentëve të saj.
2. Karta e studentit: Studentët kanë rreth një vit që nuk pajisen me kartën e studentit. Gjithashtu shumica e karta të studentit kanë skaduar, pa llogaritur shumë studentë që nuk mundën të pajiseshin për shkak të problemeve teknike, siç është problematika me numrat e matrikullimit.
3. Konviktet: Proçesi i restaurimit të konvikteve konsistoi në rregullimin e fasadave, por kushtet në brendësi të konvikteve mbeten të njëjtat, siç ishin para protestave.
4. Rishikimi i tarifave të studimit: Tarifat janë një problem shumë shqetësues për studentët, pasi janë shumë të larta ( niveli master varion nga 140.000lekë – 210.000 lekë) krahasuar me shërbimin që merret. Asnjë hap nuk është marrë për rishikimin e tarifave, pasi niveli i dytë Master u cilësua si luks nga kryeministri Rama.
Dështimit të Paktit për Universitetin i shtohet dhe keqmenaxhimi i situatës së krijuar për arsimin nga pandemia. Studentët ndodhen para sezonit te vjeshtës, por nuk ka asnjë lajmërim apo plan masash të publikuar nga MASR rreth mënyrës si do të zhvillohet ky sezon apo për mënyrën si do të zhvillohet mësimi për vitin akademik 2021-2022.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...