00:41 | 22 Maj 2019
arbresh.info
- Shikuar ne faza afatgjata, vendet e Europes juglindore, janë të ballafaquara me probleme madhore; renien demografike çfarë nuk mbahet në mend në të kaluarën e afërt, sulmet mbi pavarësinē dhe kualitetin e institucioneve të përbashkëta, mungesën e koherencës sē inocacioneve marramendëse teknologjike, si edhe me koherencën e automatizimit në krahasim me Azinē, Amerikën Veriore dhe Europën Perëndimore
- Mendoj që kjo gjeneratë politikanësh (si nga ana shqiptare, ashtu edhe ajo serbe) nuk do mund ta përmbyll as negocionimin e as procesin e njohjes reciproke.
Arsye ka shumë; Midis tjerash, në këtë jo vetëm perceptim por, edhe insistim nga ana e BE- ka gabime të dukshme e sidomos në qasje:
- S’pari, BE-ne duke qenë e ngarkuar me problemet evidente, si Brexiti, problemet tregëtare me Shba-es, konkurrencën tmerrësisht jolojale kineze, zgjedhjet në horizont, etj. ajo me këtë “itinerar” e ka vështirë të imponohet si faktor dominues e vendimarrës në kontinent.
- S’dyti, meqë kemi një situatë pak a shumē konfuze, sa i përket krejt Projektit (dez)integrues europiane, nuk konsideroj se ka qenë mençuri të testohet shkalla e gatishmërisë serbo-kosovare, për ta zgjidhur nyjen kryesore shekullore Gordiane, në Ballkanin Perëndimor
- S’treti, cka është edhe më e rëndësishme, disa vende me peshë në vendimarrjet historike (Franca e sidomos Spanja) midis shteteve dhe popujve të pas pesë luftërave të ndodhura në Ballkan, nuk janë të entusiazmuara e të bindura sa duhet se; “intervenimi i vitit1999″, ishte i drejtë dhe aq i nevojshëm…
- S’katërti, Brukseli (BE-ane) nuk e ka ende autoritetin absolut, as moral, e as politik mbi Kosovën (sepse, ende sipas perceptimit të disa shteteve; Kosova është “pjellë ekskluzive amerikane!), e as mbi Serbinë (shkaku se ambiguiteti politik i saj; edhe me BE-ne, edhe me Rusinë!), që realisht do duhej ta synojnë “ëndrrën (e stisur) europiane”…
- S’pesti, Zgjedhjet për Parlamentin Europian, ne fakt janë njē lloj “beteje” jo vetēm ideologjike (midis majtistëve dhe djathëtistve), por edhe “betejë” midis integralistëve dhe dezintegralistëve. Rēnia e popularitetit tê partive të qendrës së djathët dhe të majtë, dhe ngritja e popularitetetit tē ashtuquajturave partive sovranitetiste, këto zgjedhje i bēnē interesante dhe kurtuaze për publikun e gjerē. Ka indikacione që në shumicën e vendeve europiane, rënia e rejtingut tē partive konzervative apo mainstrim partive, do i shton gjasat e partive populiste.Tani, mbetet të presim hipotezat e ngritura nga ana e shumë skeptikëve dhe politikanëve populist…