Shkruan Blerim Reka
Sot, është 76 vjetori i OKB-së; themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, për të parandaluar luftën e tretë. Luftë të re botërore nuk pati, por luftërat rajonale nuk u ndalën . As mbi 2 mijë rezolutat e Këshillit të Sigurimit, as “preventive diplomacy” dhe as forcat e saj paqeruajtëse, nuk krijuan një paqe botërore. Gjenocidi në Srebrenicë, madje ndodhi para syve të helmetave blu të UNPROFOR-it.
Në hyrje të dekadës së tetë të ekzistimit të saj, kjo organizatë mbetet peng i interesave të shteteve të caktuara të “pesëshes së madhe”. Në vend të instrumentit për ruajtjen e paqes, vetot në Këshillin e Sigurimit, u shëndërruan në instrument interesi. Me mbi 100 veto, Rusia, mbetet bllokuesja kryesore e vendimarrjes botërore. Kundërshtimi i saj ndaj anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB, e dëshmon këtë më së miri; ndonëse pa ofruar asnjë argument bindës.
Në mungesë argumenti, Kremlini përsërit vetëm frazën bajate se qenka për “respektimin e së drejtës ndërkombëtare”. Cilës? Sepse e drejtë ndërkombëtare është Mendimi i GjND-së për Kosovën i vitit 2010, të cilin Rusia nuk e përfill!
Moska vazhdon të thirret ende në një rezolutë (1244/99), që i ka skaduar afati i përdorimit dhe mbron UNMIK-un, që as vet se din pse është në Kosovë? Shefi i saj, javën e kaluar u bë zëdhënës i Beogradit gjatë raportimit para KS, duke u thirrur në “sovranitetin e RFJ”; një shtet inekzistent tash e dy dekada, e duke injoruar shtetin e ri- pas 17 shkurtit 2008. Si funksionar i OKB-së, ai injoroi mendimin e qartë të GJND-së, se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Zyrtarët e saj, pra nuk respektojnë as instancën më të lartë gjyqësore të organizatës që i paguan! Rusia, nuk përfill as mendimin e organit kryesor gyqësor të OKB-së, duke bllokuar anëtarësimin e Kosovës, me një rezolutë jashtë realitetit. Parimi klasik juridik na mëson se ligji i mëvonshëm, derogon ligjin e mëparshëm. (“lex posterior, derogat lex prior”). Në rastin e Kosovës: norma e mëvonshme juridike e organit gjyqësor të OKB-së (Mendimi i GJND-së, 2010), derogon normën e mëhershme të një organi tjetër të OKB-së (Rezolutën e KS, 1999).
Pse atëherë duhet shpenzuar buxhetin e OKB-së për një Gjykatë, mendimet e së cilës nuk i respektojnë as organet e saj e as shtetet anëtare? Pse duhet financuar tash e 22 vite një UNMIK, që mbron interesat e jo parimet? Kjo është pra OKB-ja sot, që propagon sundim ligji në tërë botën, e vet e shkel të njejtin parim. Ajo ka nevojë për reformim të brendshëm, po aq sa edhe për zgjerim të jashtëm të Këshillit të Sigurimit me dy anëtarë të rinj të përhershëm: Germaninë dhe Japoninë, ndër kontribuesit më të mëdhenj të buxhetit të saj.
Perandoritë e mëdha u shkatërruan nga paligjshmëria dhe byrokratizimi i brendshëm, duke shkelur parimet në emër të interesave.
Shkrimi është marrë nga profili në Facebook, i Blerim Rekës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?