Shkruan: Salie Osmankaq
Vdekja e nxënësit në Prizren dhe plagosja e një nxënësi tjetër dje në Prishtinë, duhet të jetë alarm për institucionet dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.
Kjo është vetëm edhe një vulë, që flet se sa të rënda do të jenë pasojat e zhveshjes nga komponenta edukative nëpër shkolla, që prej vitesh.
(Po, po, shkollat janë ZHVESHUR nga komponenta edukative, po e përsëris prapë, sado që e kam thënë shumë herë edhe më përpara, në debatet televizive, e kudo që jam deklaruar publikisht).
Por, zëri ynë kritik, ka hasur në vesh të shurdhër dhe pasojat po i shohim dhe do t’i shohim edhe më tutje, fatkeqësisht.
Dorëheqja e ministrit të Arsimit, do të ishte më e pakta që do të duhej të ndodhte menjëherë, e pasuar nga ato të udhëheqësve të DKA-ve, ku kanë ndodhur rastet, e deri tek drejtorët dhe kujdestarët e klasave, të cilave iu takojnë këta nxënës.
Apo, po iu duket asgjë vdekja e një të riu\nxënësi, dhe plagosja e një tjetri për shkak të konflikteve që kanë lindur në shkollë, pavarësisht arsyeve që mund të jenë edhe banale.
Trashëguesit e këtyre pozitave institucionale, duhet të punojnë fort për t’ia kthyer shkollës dinjitetin, duke vënë në krye të detyrës profesionistë që e njohin shkollën dhe të gatshëm për të punuar në zgjidhjen e problemeve që mund të lindin në shkollë.
Nuk mjafton që shkollat të kenë vetëm drejtorë dhe mësimdhënës. Aty duhet të jetë edhe stafi profesionist, që merret me sjelljen jo-adekuate të nxënësve, gjë e cila nuk duhet t’iu vihet barrë vetëm mësimdhënësve. Punësoni edhe pedagogë nëpër shkolla, e jo vetëm psikolog (me gjysmë orari), sepse sjellja e keqe nuk do të thotë që është çrregullim psikologjik.
Prindërit\familja është celula ku fëmija merr edukatën e bazike. Dhe ajo duhet të bashkëpunojë ngushtë me shkollën, sa herë që vëren se sjellja e fëmijës po ndryshon dhe anasjelltas. Por, në rastet problematike të dyja palët bëjnë çmos për ta shmangur bashkëpunimin që do të çonte drejt përmirësimit të sjelljes së nxënësit. Duke menduar kështu, se fëmijët një ditë do të rriten dhe vetë do të vetëdijesohen, e tejkalojnë problemet.
Por, fatkeqësisht ata mund të mos rriten më, sepse iu ndalet jeta në fillim, kështu siç ndodhi në Prizren.
Sot, duhet drejtuar këto pyetje institucioneve (sado që ka shumë për të pyetur)
-Çfarë kanë bërë Ministria dhe DKA-të për ndihmuar nxënësit me sjellje jo-adekuate?
-Sa nxënësve u është ndërruar shkolla, si pasojë e sjelljeve të këtilla?
– A është përcjellë pastaj historia e këtyre nxënësve, nëpër shkollat ku kanë vijuar mësimet, pavarësisht nivelit të shkollimit.
-Në rastet kur nxënësit e tillë kalojnë nga niveli më i ulët i shkollimit, në më të lartin, a janë njoftuar edhe këto shkolla për historinë e këtyre nxënësve?
-A ka pasur angazhim të përbashkët për të ndihmuar këta nxënës në vazhdimin e shkollimit dhe përmirësimit të sjelljes së tyre?
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant