Para çdo vendi tjetër në botë, Wuhan së pari pësoi sulmin e padukshëm, brutal të koronavirusit. Disa banorë, të shqetësuar për shëndetin e tyre, me frikë në zemër, kanë qëndruar në shtëpi.
Të tjerët na kanë lënë përgjithmonë.
Nuk është aspak ekzagjeruese që t’ua them se që nga orët e para të mëngjesit të 23 janarit, kur filloi izolimi, jeta në vendin tim u transformua.
Ne duruam epideminë, duke u mbyllur në shtëpi, duke marrë të gjitha llojet e lajmeve të këqija. Ne duruam frikën, ankthin dhe zemërimin.
Pasi ishte dëshmitar i disa fatkeqësive në të kalurën, mendova se jam përgatitur emocionalisht, por asgjë nuk mund ta përgatitse një njeri mbi këtë.
Gjatë dy muajve të fundit shumë gjëra të tmerrshme kanë ndodhur. Unë dhe çdo banor tjetër i qytetit tim jemi përpjekur për t’i duruar të gjitha.
Shumë njerëz u përpoqën që të postojnë nëpër mediat sociale, duke vazhduar kështu përditshmërinë e tyre. Ndonjëherë, kapërcyer diçka që duhet të pretendosh sikur ajo nuk ekziston.
Tani durimi është duke u hequr. Izolimi gradualisht ka filluar të hiqet. Por, nuk është aspak e thjeshtë që të kthehesh në jetë nga të vdekurit. Jetët tona kanë ndryshuar plotësisht. Për t’u rikthyer në jetën e mëparshme, duhet të përballemi akoma me shumë pengesa.
Jashtë shtëpisë sime, dikur ishte një ekip mjekësor i vendosur jashtë një hoteli. Nuk e di nëse ata janë larguar, por dera e hotelit tani është objekt që inkurajon një poet.
Rrugës, pashë jo pak njerëz që po ecnin ose që po shkonin në punë me biçikletë. Disa metro janë rihapur, por ende nuk ka shumë trena në funksion. Njerëzit dikur ankoheshin për kontrollin e sigurisë që duhet të kalonin për të hyrë në metro, por tani kanë një ndjenjë familiariteti me ato.
Çdo ditë, njerëzit janë përpjekur që të shpëtojnë nëpër shtëpitë e tyre. Përderisa qyteti ka filluar të heq bllokadën, disa nuk mund të prisinin më. Një nga shokët e mi të klasës mori mijëra foto të Liqenit Lindor. Të tjerët postuan foto në zyrat e tyre ose madje edhe vetëm shpërndarjet e Starbucks dhe McDonalds. Ata janë të lumtur dhe e shohin këtë si fillimin e kthimit tonë në normalitet.
Megjithatë, fundi i bllokadës nuk sjell vetëm gëzim. Disa njerëz ndjehen vërtet të konfliktuar, sikurse puna ime. Pasi qëndrova në shtëpi për dy muaj, jam mësuar që të mbaj mësim online, të dal herë pak herë dhe tanimë jam me qetësinë e madhe jashtë dritares sime.
Duke dalë jashtë, duke parë kthimin e jetës në qytet, duke dëgjuar zhurmën, ndjehem i çuditshëm. Disa nga miqtë e mi ndjehen njësoj. Nga njëra anë, ata duan të kthehen në jetën normale. Nga ana tjetër, është e vështirë të ndryshosh kaq papritmas.
Gjatë shpërthimit të epidemisë, ne u lejuan të shkonim në spital çdo 10 ditë për të dërguar ushqim për gjyshen time që kishte pësuar sulm në tru. Kur epidemia ishte në gjendjen më të keqe, ne kemi parë gjithmonë ambulance që hynin në urgjencë, personelin mjeksor të veshur me rroba të verdha dhe shumë familje që qanin.
Më 29, spitali ishte shumë i qetë. Ambulance e vetme ishte në parking me disa makina tjera. Nuk kishte familjarë që prisnin me ankth jashtë urgjencës. Jashtë dhomës së gjyshes, dy mjekë ecnin pa u nxituar.
Gjatë rrugës për në shtëpi, nuk kemi parë shumë njerëz, por kishte shumë makina. Unë dola nga makina dhe bëra një shëtitje përgjatë lumit të qytetit. Parku ishte akoma i shkretë dhe barërat e këqiaj ishin rritur përgjatë shtigjeve të ecjes. Prapëseprapë, kishte disa njerëz të tjerë atje si unë, të cilët po injoronin të ftohtin, të vendosur të dilnin dhe të shikonin përreth.
Pashë një burrë të moshës së mesme, që rrinte pa lëvizur në tokë dhe një tjetër burrë që provonte ta tërhiqte. Nuk mbanin maska në fytyrë. Skena më kujtoi momentet kur njerëzit rrëzoheshin në rrugë gjatë epidemisë. Nga frika për t’u afruar, të gjithë shikonim nga larg.
Nuk e di se nga më erdhi guximi, por u afrova, ua dhashë një maske dhe pyeta se nëse burri i shtrirë përtokë ndjehej mirë. Përgjigjja ishte ajo që nuk e prisja. Ai sapo ishte ndarë nga e dashura e tij. Me sa duket, dhembja e ndarjes e kishte goditur mu në zemër, më fort se epidemia./The Guardian/ Arbresh.info/
Autori i shkrimit është mësues në Kinë.
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...