Takimi i 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është dëshmi e përkushtimit amerikan për Kosovën por edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Siç është dëshmuar tash e një shekull, SHBA-të janë fuqi e rëndësishme për fatet e Evropës, sidomos kur kanë plasur sherret e luftërat në Evropë. Kështu ka ndodhur në të dy luftërat botërore. Poashtu, kur SHBA-të u vunë në krye të Aleancës për shpëtimin e popullit të Kosovës që rrezikonte të shfarosej nga Serbia e Millosheviqit, Kasapit të Ballkanit, më 1999.
Takimi i udhëheqësve të Kosovës e të Serbisë me ndërmjetësimin amerikan në fillim të shtatorit mund t’i japë shtytje procesit të normalizmit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që duhet të mbarojë me njohjen reciproke të të dyjave në kufijt aktualë.
Në punët e dialogut Kosovë-Serbi, siç duket, ka koordinim të SHBA-ve me Bashkimin Evropian, në radhë të parë me Gjermaninë dhe Francën, që janë shtyllat kryesore të BE-së, sidomos pas daljes nga BE-ja të Britanisë së Madhe, poashtu përkrahëse e madhe e Kosovës së pavarur. Edhe nga ky pozicion i ri, jashtë BE-së, si vend me peshë ndërkombëtare, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Britania mund të luajë rol të rëndësishëm përkrahjeje.
Ka njëfarë droje në qarqe të opinionit publik, ushqyer nga një parti politike në Kosovë, se ka agjendë të fshehtë, të keqe, në Shtëpinë e Bardhë. Këtë nuk e besoj.
Delegacioni i Republikës së Kosovës e ka rastin që të punojë për përmbyllje të shpejtë të procesit të dialogut me Serbinë, duke qenë e gatshme për dialog, që ka vështirësitë e veta, por me përkrahje popullore, ndonëse me një skenë të çoroditur politike në vend, për fat të keq. Realitetin e Kosovës së pavarur dhe të tërësisë së saj tokësore, Serbia mund ta njohë me angazhim të shtuar të SHBA-ve, të Gjermanisë e të Francës. Jo me biseda të stërzgjatura për tema të veçanta, të sojit që kanë ndodhur këtë dekadë në Bruksel, prej të cilave ka përfituar më shumë Serbia.
Njohja e realitetit të Kosovës së pavarur nga të gjithë, nga Serbia, por edhe nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende vendin tonë, është imperativ për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe në Evropë.
Shkruan: Muhamet Hamiti
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...