Google ADS

Një takim me shumë të pavërteta

09:05 | 8 Shkurt 2016
Arbresh.info

Nga: Ismajl Kurteshi

Gënjeshtra të zë rob, e vërteta të çliron. Asklepiad

Takimin e 27 janarit në Bruksel në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Mustafa e cilësoj si konstruktiv. Në këtë takim (“konstruktiv” sipas Mustafës), Kryeministër serb i tha troç Kryeministrit Mustafa se ai nuk e njeh Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, rrjedhimisht as aktgjykimin e saj në lidhje me marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe . Në po të njëjtin takimin delegacioni serb deklaroj se zgjedhjet e Serbisë do të organizohen në tërë territorin e Serbisë, pra edhe në Kosovë, pasi që në Kushtetutën e Serbisë, Kosova figuron si pjesë e Serbisë. Pas përfundimit të takimit pala serbe deklaratën e Kryeministrit Mustafa e quajti gënjeshtër. Kështu ishte atmosfera të cilën Kryeministri Mustafa e cilësoj si konstruktive.

Në dhjetor të vitit të kaluar, i pa kënaqur me refuzimin e kërkesës për liberalizimin e vizave, Kryeministri Mustafa pati deklaruar se mos liberalizimi i vizave për veç të tjerash do ta rrezikon edhe procesin e bisedimeve në Bruksel pasi që ai nuk do të mund të shkoj në Bruksel e qytetarët e tij të mos kenë mundësi të udhëtojnë jashtë vendit pa viza.

Deklaratën e Kryeministrit homologu i ti serb e pati komentuar kështu disi …ai po deklaron se nuk do të shkon në Bruksel por do të shkoj si tulipa… dhe vërtet Kryeministri, harroj telashet e qytetarëve të tij me vizat, ai shkojë në Bruksel, por kjo nuk i bëri përshtypje askujt sepse ky nuk është mashtrimi i parë i tij.

Gjatë debateve të shumta në lidhje me shkeljet Kushtetuese që kanë ndodh përmes marrëveshjes për “Zajednicën” Kryeministri dhe të përkrahësit e tij nuk lëshonin as një debat pa thënë se “e arritura më e madhe në marrëveshjen e 25 gushtit është pajtimi i palëve që dokumenti të shkon në Gjykatën Kushtetuese, dhe se vendimet e Gjykatës do të respektohen nga të gjitha palët…” Këtë arsyetim të famshëm, me të cilin Kryeministri dëshironte ta zbus shkeljen kushtetuese e demantoj me 27 janar në Bruksel homologu i tij serb, Vuqiq, i cili tha se Serbia nuk e njeh Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, dhe se Asociacioni duhet të themelohet sipas marrëveshjes së 25 gushtit.

Para se të shkohej në Bruksel Ministresha për bisedime pati deklaruar se Serbia nuk do të mund të organizoj zgjedhje në Kosovë. Pala serbe u përgjigj se do të organizojnë zgjedhje në tërë territorin e Serbisë (Qeveria e Serbisë territor të vetin e konsideron edhe Kosovën). Për të njëjtin problem Kryeministri Mustafa deklaroi se serbët kanë të drejt kushtetues që të votojnë… . Një e drejtë e tillë (që zgjedhjet e Serbisë të organizohen edhe në territorin e Kosovës) serbëve ju njeh vetëm Kushtetuta e Serbisë. Athua me cilën Kushtetutë po punon Kryeministri i Kosovës?

Në fund të takimit u tha se palët nuk arritën asnjë marrëveshje, por as kjo nuk është e vërtet. Ata u morrin vesh që t’i vazhdojnë bisedimet për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Ky lajm i keq tani më nuk konsiderohet lajm.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme