I revoltuar, dhe i bindur se fajtorë për vdekjen e djalit të tij janë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe Ministri i Brendshëm, Xhelala Sveçla.
Nuk mund t’i përmbajë lotët, sikurse secili prej neve kur e dëgjon rrëfimin e Naim Musliu, babai i djalit 26 vjeçar që u vetëvra duke rënë nga kati i pestë i konviktit numër shtatë, në Karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Një dorëheqje e Vitisë dhe Sveçles një minutë e më parë, do t’jua ruante edhe atë pak respekt, nëse i ka mbetur pas shumë skandaleve që fatkeqësisht shkoi deri në humbje të jetës së njerëzve.
Me shumë vështirësi është realizuar ardhja deri në Kosovë, nga Gjermania, e Agon Musliut, dhe për këtë ka patur dokumentacion.
Babai i tij është i bindur se dokumentacioni që e posedonte ka qenë valid për të mos e dërguar “drejt vdekjes” djalin e tij, në Karantinën në Qendrën e Studentëve.
Për këtë dokumentacion duhet angazhohet prokuroria, dhe të nisë hetimet për Vitinë e Sveçlën si epror të zinxhirit komandues në hartimin dhe zbatimin e masave në lidhje me karantinimin.
Vitia e Sveçla duhet të mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ligjore, politike e morale që nuk arritën t’i përgjigjen kërkesës së familjarëve për t’u marrë me stresin nëpër të cilin po kalonte Agon Musliu këto ditë të karantinimit.
“Kjo është politika jonë që vret fëmijë. Ka qenë studentë me dhjetëshe i diplomun”, e thotë Naimi, i fortë, dhe i bindur se drejtësia duhet të merret me ata që thotë se ja “vranë” djalin.
Kjo tragjedi do të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej neve, dhe dhimbja nuk do të zbehet derisa drejtësia të qojë në burg fajtorët./arbresh.info/
(Elvinë Sefiu është kryeredaktore në portalin arbresh.info dhe për më shumë se dhjetë vjet ka punuar në medie si gazetare dhe redaktore)
Babai i të riut që vdiq dje në konvikt: Ka pas dokumentacion për lirim në shtëpi
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...