Nga: Faik Krasniqi
Puna e kësaj Qeverie, përveç premtimeve të vazhdueshme se do të realizojnë shumë nga premtimet që kanë dhënë, në përgjithësi ka qenë shumë e zbehtë dhe jo shpresëdhënëse. Kjo edhe për faktin e keqqeverisjes 16-vjeçare dhe bashkëqeverisjes me PDK-në, e cila është edhe fajtorja kryesore për gjendjen e rëndë ekonomike dhe gjendjes në përgjithësi.
Qeveria pa vullnet për ndryshimin e gjendjes
Përmes opinioneve dhe prononcimeve, kam dhënë shumë rekomandime dhe sugjerime për Qeverinë, por deri më tash asnjë nga ato rekomandime nuk është realizuar! Dhe një nga rekomandimet ka qenë që me ligj të ndalohet marrja e më shumë se një page, sepse këta ”supermenë” kanë uzurpuar mbi 15 mijë vende pune, kurse në anën tjetër kemi më shumë se gjysmën e popullatës të papunë. Por, as kjo gjë nuk ndodhi, edhe pse Komisioni parlamentar i Kuvendit të Kosovës e hartoi një propozim-ligj, që të votohet në Kuvend, por u refuzua nga Kryesia e Kuvendit dhe Qeveria e Kosovës. Po shihet qartë që as kjo Qeveri nuk po e ka vullnetin që ta ndryshojë gjendjen për të mirë, kjo për faktin se nëse fillon që gjërat t’i vendosë në binarë, do të duhej t’i godasë direkt bizneset e pista që janë të lidhura me të ”fortët” e politikës, e të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme, dhe interesat e shumë zyrtarëve të lartë. Korrupsioni nëpër institucione, kontrabanda nëpër Dogana, informaliteti, zhvatja e parasë publike, keqpërdorimet po vazhdojnë me ritëm të njëjtë, sikurse në qeverisjet e kaluara. Kemi parë dhe i shohim çdo ditë, ku shumë ministra dhe zyrtarë të Qeverisë, keqpërdorin veturat zyrtare për nevoja private, por shumë prej tyre edhe në plazhet e bregdetit shqiptar. E shohim çdo ditë se keqpërdorime bëhen, me paratë e taksapaguesve të Kosovës. Prandaj, nuk ia vlen edhe nëse bëhet riformatimi i Qeverisë, për ta larguar ndonjë ministër për performancë të dobët, kur gjërat e mëdha që janë shtysë për zhvillim ekonomik dhe zbutje të papunësisë, ekzekutivi nuk i përfill dhe nuk i realizon.
Degradimi i shtetit
Kam shumë pak shpresë që kjo Qeveri do të jetë e suksesshme dhe do ta luftojë korrupsionin, krimin e organizuar, kontrabandën, informalitetin dhe do të ketë sukses në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe zbutjen e papunë- sisë. Alternativa e vetme dhe që mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje e mjerueshme, është që deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja, të kemi një Qeveri ekspertësh dhe të krijohet një formacion i ri politik, i përbërë nga intelektualë të rinj, profesionistë, me integritet të lartë dhe të panjollosur, me të cilët jo vetëm që do të kishim zhvillim të hovshëm ekonomik, por dhe integrim më të shpejtë drejt BE-së. Kjo është e vetmja alternativë, alternativë tjetër nuk ka, sepse me këtë kastë të vjetër politike, të degraduar, të kriminalizuar, të korruptuar, të konsumuar… shteti do të shkojë akoma më shumë drejt humnerës. Kasta e vjetër politike na e dëshmuan se çfarë janë në gjendje t’i bëjnë shtetit, ta shkatërrojnë dhe ta degradojnë deri në themel!
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024