Nga: Gëzim Mekuli
Edhe skeptikët më të mëdhenj u bindën se, sa i fuqishëm, sa i nderuar dhe sa i sukseshsëm mund të jetë faktori shqiptar po të jetë i bashkuar në një shtet, e në një sistem politik.
Vetëm një Shqipëri e Ribashkuar Etnike, me të gjitha kulturat e shumta e të pasura të pakicave tjera, mund të jetë e mirënderuar dhe e lartëvlerësuar nga bota e kulturuar dhe demokratike perëndimore.
E kam thëne dhe, stërthënë disa herë, se vetëm të bashkuar rreth Flamurit të përgjakur të Skënderbeut, mund të jemi ata që duam të jemi, si në politikë, si në ekonomi e gjithsesi edhe në kulturë. Vetëm duke kultivuar identitetin tonë shqiptar dhe duke mbrojtur gjuhën, traditën, zakonet, letërsinë, historinë dhe të kaluarën tonë, mund të hapërojmë e të jetojmë në qetësi e në mirësi!
Kombi shqiptar duhet t’i vëjë gishtin kokës e të mendoj se si ti shporrë, pikësëpari, nga ekrani televiziv, e më pastaj nga përditshmëria e tyre, këta kokëderra që po tallen, po zgërdhihen e po shpërdorojnë nderin dhe sinqeritetin e shqiptarit.
Nuk mund të na hyjë në punë ai politikan e ajo politikane që i frikësohet identitetit, dhe që mbulon historinë e lavdishme të popullit shqiptar me harrna e me zhele.
Nuk ka ekonomi, shpresë e as përparim nga ajo deputete që, hapur, para mediave të regjimit, ata që vepruan për çlirim, liri, pavarësi e për Flamur, ti quan “të çmendur” e “jo-normal”!!!
Kombi shqiptar do të bëje shumë gola, do të ketë shumë fitore, e do të jetë më krenarë po u bashkua rreth idesë natyrore, e fare normale, idesë së Shqipërisë Etnike e Rreth Flamurit Kuq e Zi!
Mbani mënd, bota përparimtare nuk i do jokurrizorët, puthadorët e ata që përbuzin veten dhe identitetin e tyre.
Në fund të fundit, keni pyetur se pse vendi ku jetojnë gjermanët quhet Gjermani, pse hapësira ku jetojnë italianët quhet Itali, e pse Franca për Francezët quhet Francë?
Futbolli shqiptar nxori, përsëri, në pah një defekt politik të burokracisë politike europiane: Si ti quajmë shqiptarët që jetojnë në Kosovë, si ti quajmë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, si ti thërrasim shqiptarët që jetojnë në Mal të zi e në Serbi?
E ata në Çamëri?
Ata që mendojnë se shqiptarët janë të ndarë në grupe; në NE “kosovarët” dhe ATA shqiptarët, gabohen e mashtrohen rëndë. Shiqo hapësirën publike shqiptare pas fitores se kombëtares sonë; Çfarë dominon? Cila ngjyrë? Cila ikonë e cili simbol?
Dule parë këtë pamje vizuele e këtë gjuhë natyrore shqiptare, shumë kush edhe u tremb, u inatos, e u frikësua; u frikësua sepse u pa që projekti politik dhe eksperimenti gjeopolitik neo-sllav për pjelljen e “kosovarëve”, për hatër të Beograit, ka dështuar, ka mbaruar e është përmutuar!
Edhe dicka; Shfrytëzoj rastin të ngushëlloj gazetarët e ambasadave dhe gazetarucët partiak për Fitoren e Shqipëtarëvet, pikësëpari, në fushën politike, kulturore e me pastaj edhe sportive. “Ua shnoshi kryet”, po ashtu, edhe për dukjen e madhe, krejt natyrore e të detyruar, të Flamurit kombëtar në mediat e tyre të UNMIK-ut, të ambasadave e të EULEX-it.
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora