Përdorimi i të dhënave të Facebook për të synuar votuesit ka shkaktuar zemërim global me skandalin e Cambridge Analytica.
Por koncepti nuk është gjë e re: Barack Obama përdori në masë rrjetin social gjatë vitit 2008 dhe rriti “mikro-synimin” në përpjekjet e tij për rizgjedhjen si president në vitin 2012.
Mbledhja e paautorizuar e të dhënave për 50 milionë përdorues të Facebook nga një firmë konsulence britanike që ka punuar për Donald Trump ka nxitur debat të madh se si po përdoren të dhënat personale nga mediat sociale për arsye politike.
Megjithatë, Cambridge Analytica, firma që shkaktoi stuhi, ka theksuar se nuk është kompania e vetme që ka përdorur të dhëna të mbledhura në internet për të synuar pikërisht votuesit.
“Fushata e Obamës në vitin 2018 ishte një pus i tërë me të dhëna”, tha firma britanike në Twitter.
Ish-anëtarë të ekipit të Obamës kundërshtojnë ashpër çdo krahasim me rastin e Cambridge Analytica, në të cilin një studiues akademik akuzohet për grumbullimin e një trofe masiv të dhënash pa pëlqimin duke përdorur një quiz të personalitetit në Facebook dhe duke e transferuar atë në mënyrë jo të duhur në firmë.
Jeremy Bird, i cili punoi në ekipin e Obamës në vitin 2012, tha se “nuk duhet përdorur fushata e Obamës për të justifikuar biznesin e dyshimtë të kompanisë angleze”.
Por, ndërsa metodat e Cambridge Analytica për marrjen e të dhënave janë në diskutim, qëllimi themelor, përdorimi i mediave sociale për të marrë një numër të madh votuesish, ishte gjë e zakonshme edhe gjatë fushatës së Obamës dhe Trump.
E ashtuquajtura mikro-targeting, që huazon teknikat nga bota e marketingut, është aq shumë sa i përket mobilizimit të votuesve dhe marrjes së tyre në sondazhe si në ndryshimin e mendjeve.
Sipas Victoria Farrar-Myers, studiuese e shkencave politike në Southern Methodist University, tha se të gjithë që përdorin mediat sociale ndajnë informacione personale, por shtoi se “njerëzit nuk mund të jenë plotësisht të vetëdijshëm se si mund të shfrytëzohen ato”.
Ajo që mbetet e paqartë është nëse teknikat kanë ndryshuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA.
Chirag Shah, një profesor i informatikës dhe shkencave kompjuterike nga Universiteti i Rutgers, tha se të dhënat e mbledhura mund të kishin qenë të dobishme për fushatën e Trump.
“Ne e dimë nga aplikacionet tjera, jo vetëm nga fusha politike, por edhe nga fushat tjera, se këto gjëra instumentalizohen”, tha Shah.
“Gjithsesi është speculative që një gjë e tillë do të mund të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.
Ekspertët gjithashtu kanë theksuar se as Obama dhe as Trump nuk kanë shkelur ndonjë ligj për mbrojtjen e të dhënave private, ose rregullat e brendshme të Facebook, të cilat u shtrënguan gjatë vitit 2015.
Shah vuri në dukje se shqetësimet rreth përdorimit të paautorizuar të të dhënave personave nuk janë gjë e re.
“Problemi është që njerëzit të kenë qasje në të dhënat nga Facebook, për të cilat shpesh paguajnë”, tha ai. /AFP/Përktheu: arbresh.info/
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...