Qëllimi i shteteve të reja dhe me kapacitete të kufizuara është që të arrijë sa më shumë njohje ndërkombëtare, të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare dhe të krijojnë imazh sa më të mirë dhe pozitiv në arenën ndërkombëtare. Për të arritur këto pika atëherë hartimi i një politike të jashtme specifike dhe zbatimi në përpikmëri i këtyre pikave nga një diplomaci e kalitur dhe profesionale pa dyshim që do të sjell rezultate për shtetin.
Republika e Kosovës dhe diplomacia e saj duhet që në mënyrë sa më të qartë të i ketë parasysh pikat dhe qëllimet e lartcekura, me synime dhe aspirata konkrete, të cilat sjellin profite në rrafshin ndërkombëtar në favorin e shtetit të Kosovës.
Diplomacia kosovare gjatë viteve ka pësuar zbehje, stepje, mungesë aktiviteti, mungesë përfaqësimi dhe kultivimi të marrëdhënieve me shtete tjera. Kjo është një disavantazh i qartë pasi që duhet të ketë ngritje dhe përparim gjatë viteve, gjë e kundërt ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodh me diplomacinë e Republikës së Kosovës.
Shumica e rezultateve të diplomacisë kosovare janë bërë falë ndihmës dhe kontributit të shteteve mike të Republikës së Kosovës. Shtetet mike të Republikës së Kosovës kanë lobuar dhe ndikuar në mënyra direkte dhe indirekte për interesat e kësaj të fundit në shumicën e rasteve.
Republika e Kosovës nga diplomacia e saj nuk është prezantuar në arenën ndërkombëtare si duhet dhe aq sa duhet, si shkak i kësaj dhe rezultatet janë të mangëta.
Mungesa e koordinimeve në mënyrë kadrovike në mes institucioneve të cilat merren me diplomaci ka shkaktuar mjaftë probleme të brendshme të cilat kanë dërguar drejtë rezultateve të mangëta në diplomaci. Gjithashtu koalicionet shumë-partiake dhe inatet mes tyre kanë ndikuar në mënyrë direkte dhe indirekte që të ketë pengesa dhe mos koordinime në mes akterve partiak në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Po ashtu, ngulfatje dhe stagnime mjaftë të mëdha në diplomacinë e Kosovës kanë sjellur mungesa e meritokracisë, mungesa e racionalizmit dhe mungesa e profesionalizmit, këto mungesa të cilat në mënyrë katërcipërore kanë rënduar mbi kurrizin e diplomacisë kosovare dhe si rezultat i këtyre mungesave shteti i Republikës së Kosovës ka korrur fryte të hidhura në rrafshin ndërkombëtar.
Një problem shumë i madh është se shërbimi i jashtëm i Kosovës nuk është i themeluar, ndërtuar dhe përfaqësuar në bazë të meritave dhe ekspertëve adekuat të fushës. Emërimet politike tepër të mëdha në Ministrinë e Jashtme dhe në misionet diplomatike kanë bërë që të ketë degradime, gabime dhe gafa të njëpasnjëshme të diplomacisë kosovare.
Kemi raste që shumë misione diplomatike të dërguara nga Republika e Kosovës kanë në përbërje, që nga kryediplomati dhe hierarkia e mëposhtme e misionit diplomatik, njerëz të cilët nuk e njohin as sipërfaqësisht politikën e jashtme, diplomacinë dhe rregullat e mënyrat e sjelljes dhe përfaqësimit të vendit në arenën ndërkombëtare.
Një reformë urgjente e cila duhet të bëhet në shërbimet diplomatike kosovare është largimi i mjaftë individëve të cilët janë të rekrutuar në misione diplomatike me anë të neputizmit dhe jo-meritokracisë. Ka individ të cilët janë familjarë dhe bashkpartiak të krerëve të partive të ndryshme të cilët komplet në begraundin e tyre nuk përmbushin kushtet për të shërbyer në misione diplomatike apo për të punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Një anë tjetër e errët e medaljes është që shumë kryediplomat edhe pse e përfundojnë periudhën kohore të shërbimit, e cila është me rrotacion, prapë nuk kthehen në vend por vazhdojnë shërbimin jashtë periudhave të përcaktuara, gjë e cila ndodh për benifite dhe interesa të tyre personale dhe të individëve të caktuar, po ashtu, e gjithë kjo ndodh në dijeni dhe koordinim kadrovik me individ të caktuar në Ministrin e Punëve të Jashtme si dhe në institucionet në përgjithësi.
Brenda diplomacisë dhe misioneve diplomatike kosovare ka mjaft koklavitje, troqe dhe manipulime të cilat në mënyrë të vetëdijshme dhe te pavetëdijshme shkaktojnë ngërçe dhe dëme në këtë të fundit si dhe në komplet interesat e vendit.
Një reformë e mirëfilltë dhe e thellë brenda në Ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe në diplomacinë e Republikës së Kosovës është e nevojshme si ‘’shpata e Demokleut’’ duke mos i dhënë askujt të drejtë dhe fat që të shkel për interesat e veta, me dijen dhe mosdijen e tij, mbi institucionet e shtetit.
Deri tani reformat në diplomacinë kosovare kanë munguar, mbetet shpresë dhe pritje në vazhdim se a do të ndodh kjo apo do të vazhdohet me avazet e vjetra, të cilat si rezultat në shumicën e rasteve kanë dhënë fryte të hidhura dhe bumerang kundrejt Republikës së Kosovës.
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...