Google ADS

Në zgjedhjet e Italisë, fashistët fituan për mrekulli

01:56 | 7 Mars 2018
Trina Galanxhi

Zgjedhjet në Itali mund të kenë përfunduar me një parlament të varur, pasi asnjë parti apo aleancë nuk ka fituar 40 përqind të votave të nevojshme për të pasur një shumicë absolute parlamentare.

Megjithatë rezultatet e projektuara të votës sinjalizojnë se ndryshimet gjithëpërfshirëse janë në horizont, me ndryshime që nuk i bëjnë mirë demokracisë liberale.

Partia Demokratike qendrore e të majtës mori vetëm 19 përqind të votave, ndërsa partitë anti-BE, populiste dhe të ekstremit të djathtë, si Lëvizja 5 Yje dhe Lidhja anti-emigracion, kanë fituar rreth 32 përqind.

Ish-kryeministri Silvio Berluskoni dhe partia e tij Forza Italia, që fituan 14 përqind të votave, janë parë si tregime të moderuara, se si vendi kishte lënë mënjanë një nga politikanët më të fuqishëm të Europës Perëndimore.

Ashtu sin ë vendet tjera që kanë nisur këtë rrugë anti-liberale, dukë përfshirë edhe SHBA-të, ankthi ekonomik duket të ketë qenë një faktor i madh.

Në mënyrë shokuese, një e treta e të rinjëve në Itali janë të papunë dhe vendi ka borxh të lartë publik, dy tregues që dëshmojnë për një ekonomi të ngadaltë.

Megjithatë, ekonomia e vendit është përmisuar në të vërtetë nën pesë vjet të udhëheqjes së Partisë Demokratike, produktiviteti industrial është rritur në 4.9 përqind dhe bankat janë më stabile.

Por, shumë nuk kanë kuptuar se kjo i bënte ata të përfitonin drejtpërdrejtë dhe se demokratët nuk e kishin në plan të konkuronin me të ardhurat universal të të skemave subvencionale që Lëvizja 5 Yje dhe Forza Italia lundojnë.

Thuhet se në jug, ku edhe është papunësia më e madhe, më së shumti është votuar për Lëvizjen 5 Yje.

E themeluar në vitin 2009, ish-komiku Beppe Grillo dhe sipërmarrësi i internetit Gianroberto Casaleggio, filluan të duken më tërheqës mbi idetë e tyre euroskeptike.

Kjo votë ishte një lloj proteste kundër partive që duket se nuk kanë një vizion të qartë për të ardhmen e Italisë.

Ky izolacionizëm purist do të jetë parimi i Lëvizjes 5 Yje për t’u sakrifikuar nëse duan të mbajnë pushtetin. Pesë Yje ndoshta do të qeverisë së bashku me një koalicion të qendrës së djathtë, që përfshin Ligën dhe Forza Italia.

Fituesi tjetër i madh i këtyre zgjedhjeve është kreu i Lidhjes, Matteo Salvini, i cili është reklamimi më i mirë që shfaq ankthin racor.

Çdo kandidat i majtë jo-qendror, gjatë fushatës ka folur për numrin e madh të emigrantëve që kanë arritur në Itali gjatë këtyre pesë viteve të fundit.

Berluskoni tha se do t’i dëbojë ata dhe do të dërgojë ushtrinë në rrugë për të ndihmuar policinë.

Salvini tha se Italia ka nevojë për një “spastrim masiv, nga lagjia në lagje, nga dera në derë”.

Berluskoni dhe Salvini theksuan rastin e fundit të një emigrant nigerian, i cili vrau një grua dhe i cili nxiti më pas një tifoz të ekstremit të djathtë, që në mënyrë ekspicite të merrte hak, duke shtënë kundrejt gjashtë emigrantëve.

Salvini ka qenë i palodhur në nxitjen e retorikës anti-imigrante gjatë dy viteve të fundit.

Në të vërtetë, materialet e tij gjatë fushatës e bënë atë si një arbitër të një revolucioni. Me shumë vende pune, me siguri për fëmijët, me më pak emigrantë përreth, taksa më të ulta, Salvini “ua morri mendjen” italianëve.

Është për të ardhur keq, që ky person i rrezikshëm është duke i joshur mediat, si një yll i ri i politikës Italiane dhe një zëvendësues karizmatik për Berluskonin 81-vjeçar.

Unë tashmë e shoh Salvinin duke u pozicionuar si “djali i keq” i politikës në Europë për shkak të veshit të shpuar dhe jetës së tij të komplikuar të dashurisë.

Megjithatë, dhuna e llojit që ai predikon nuk është kurrë i pranueshëm. Ai do të pastrojë ai dhe e dashura e tij aktuale, një modele dhe prezantuese televizive rrëmujën e spastrimit masiv? S’ma do mendja!

Vlen të përmendet se Salvini, sikurse politikanët tjetër të rangut të tij, admirojnë Vladimir Putin dhe u pëlqen të fotografohen me Victor Orban dhe Marine Le Pen, pa lënë anash edhe Donald Trump.

Cilado qoftë përbërja përfundimtare e qeverisë së re, kjo votë tregon se Italia, vendlindja e lëvizjes fillestare fashiste të themeluar nga Benito Mussolini, ka vendosur të privilegjojë rrënjët dhe identitetin e saj të djathtë, jo të majtë./CNN/Përktheu: arbresh.info/

Të ngjashme