Vështirë të jesh i mençur në kohë të çmendura.
Serbia është jetësisht e interesuar për trazira në Kosovë, ngase e ka KUPTUAR se po e humbë Kosovën kurse në Washington edhe është BINDUR se e ka HUMBUR Kosovën.
Pas provokimit me publikimin e padive të supozuara ndaj Presidentit të vendit dhe kryetarit të PDK-së, në momentin më kritik për politiken kosovare, takimin e Washingtonit, më pas provokimi me dosje, pa mëdyshje se ka prapavijë ogurzeze për të minuar procesin politik post Washington, që e ngriti në nivelin e subjektit të marrëdhënieve ndërkombëtare Kosovën në raport me Serbinë dhe ndërmjetësimin politik e diplomatik të SHBA-ve.
Kjo marrëveshje, Kosovën praktikisht e bën palë ndërshtetërore në raport me Serbinë, që ënde na mbanë në kushtetutë si pjesë të sajën.
Me këto publikime të propozim aktakuzave dhe dosjeve, e kanë për synim nxitjen arrestimit të atyre që supozohen për t’u akuzuar.
Me ketë akt do të largohen nga skena politike personat që kanë kredi për vendimmarrje shtetërore.
Luhatja e Kosovës përkatësisht përfaqësuesve institucional e politik të sajë në mes BE-së dhe SHBA-ve, lidhur me vendimmarrjen për përmbylljen e procesit të pavarësisë, e mbanë si çështje të hapur dhe si e tillë do të përballët me sfida politike të radhës siç ishte edhe kjo e përfaqësuesve të BE-së gjegjësisht ndërmjetësuesve lehtësues në bisedimet Kosovë Serbi, Lajçak e Borello.
Kërkesa e sllovakut serbisht folës Lajçak, për ndryshime në Kushtetutën e Kosovës në vlerësimin tim synon pikërisht në ata kapituj që ia pamundësojnë çfarëdo Asociacioni edhe këtij të komunave me shumicë serbe që të arrijnë autonominë.
Kërkesa për ndryshime kushtetuese do duhej adresuar Serbisë që të anuloj hendikepin kushtetues që ka në preambulën e saj, që trajton Kosovën pjesë të sajën. Kjo pra, ndryshimet kushtetuese në Serbi, janë të domosdoshme ngase duhet të iu krijojnë bazë ligjore, përfaqësuesve politik të Serbisë në bisedime, qeverisë e parlamentit serb, për ta nënshkruar e ratifikuar marrëveshjen finale për njohje të ndërsjellë të pavarësisë.
Përndryshe synimet e Beogradit e Mirosllav Lajçak për ndryshime në Kushtetutën e Kosovës, në këtë fazë mund të qojnë në dezorganizimin funksional të shtetit të Kosovës.
Këto ndryshime duhet të vijnë natyrshëm në një fazë të caktuar të procesit politik të integrimeve euroatlantike, si dhe reformat e brendshme shtetërore si, sistemi zgjedhor, emërtimi kushtetues i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës etj.
Defi nimin kushtetues të kufizimeve në raport me politiken e jashtme, atë të mbrojtjes dhe sigurisë, pronësisë së shtetit mbi çdo aset tokësor, ujor, ajror e human si dhe diplomatik.
Por, a është vetëm kjo pjesa e problematikës shqetësuese?
Natyrisht se jo.
Më të rëndë e bënë situatën sjellja politike e partive opozitare dhe interpretimi që po i bëhet “dokumentit të zotimeve” që nënshkruan palët, pra Serbia dhe Kosova në Washington.
Interpretimet e gabuara me qëllim apo nga moskuptimi vërtetë se e kanë sjellë në konfuzion të thellë popullin e Kosovës e mbase edhe të Serbisë.
Me ose pa qëllim u interpretua si e dëmshme çdo pikë e marrëveshjes nga përfaqësues politik, jo vetëm nga opozita, shoqëria civile, varësisht kujt rrymë politike i shërben dhe analistë të subvencionuar materialisht e praktikisht apo hyzmeqar të grupeve politike të interesit.
Në përmbledhje të terë kësaj kakofonie post Washington dua të them se asgjë dhe askush nuk ka shanca që të minimizojë efektin pozitiv dhe historik në shtetet nënshkruese të kësaj marrëveshje.
Edhe pretendimi për të interpretuar qëllimshëm si të dëmshme, do të vijnë ndesh në procesin e implementimit të pikave të kësaj “deklarate zotimesh”.
U zhurmua shumë dhe po aktrojnë shqetësimin gjoja për hapjen ose jo të çështjes së Asociacionit me komuna me shumicë serbe, duke mos provuar që të zbërthejnë drejtë “Shengenin” Made in USA, i cili dallon esencialisht nga “Minshengeni” Made in Vucic – Rama & Co.
Derisa në “Minishengenin” Vuçiq-Rama, i cili u krijua si revansh ndaj mos hapjes së dyerve në BE, për shkak të mos përmbushjes së detyrimeve që dalin ndaj tyre, Kosova nuk ishte palë në vendimmarrjen për themelimin e “minishengenit” të tillë as në Novisad të Vojvodinës kur u vunë themelet e tij dhe as në takimet tjera, deri sa nuk erdhi radha e Shqipërisë të jetë nikoqir i këtij takimi. Në këtë fazë Kosova u ftua ti bashkëngjitej procesit.
Pra, ti bashkëngjitej procesit por jo të jetë palë nënshkruese dhe themeluese e këtij mekanizmi të rëndësishëm.
Ndërsa, “Shengeni” Made in USA , pjesë e marrëveshjes themeltare, do të jetë edhe Kosova si palë dhe shtet që përfshihet brenda zonës shengen me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që prodhon.
Me këtë koncept, nuk do të ndodhë bashkëngjitja e Kosovës në proces e sipër por është në esencën e konstituimit të këtij rendi administrativ e politik të ri në Ballkan.
____________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton
Atalanta mposhtë Romën, mbanë hapin me Napolin
Mujka për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit: Më i madhi që i...
Zëvendësministrja Gashi: URACult, urë kulturore që lidh Koso...
Hansi Flick flet për gjendjen e Araujos para ndeshjes me Mal...
Gjendet pa shenja jete në qeli i burgosuri shqiptar në Greqi
Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur