Shtatë vjet më parë, një shitës rruge në Tunizi i vuri zjarrin vetes në mbrojtje të dinjitetit të tij, duke shkaktuar pa dijeninë e tij një ortek të demonstratave në të gjithë Lindjen e Mesme. Njerëzit në rajon dëshironin atë që u ishte mohuar atyre gati për një shekull: rregull ligjor, jetë më të mirë dhe pak frymarrje.
Për shtatë vjet, ajo që morrën njerëzit në kthim është despotizmi dhe kaosi.
Thashethemet që bëhen nëpër taksi, nuk janë udhëzues të pagabueshëm kur është fjala te çështjet botërore. Pak javë më parë në Stamboll, një shofer i zymtë tha: “Ata thonë se do të ketë një luftë. Kjo është e gjitha që flasim ne nëpër taksi”.
Spekulimet rreth një “lufte rajonale” po përhapen dhe një masë e madhe kanë një idem bi vdekjen. E quajmë përparim apo demokraci, njerëzit në rajon nuk kanë më arsye që t’i besojnë një përparimi linear të historisë, që në një kohë, të gjitha kombet do të jenë të lira, të begata dhe më demokratike.
Çdo nocion që turqit, arabët apo persët mund të jetojnë në regjime të lira ka vdekur prej kohësh, si në rrugët e Kajros dhe në bashkësinë ndërkombëtare.
Shtatë vjet para fillimit të Pranverës Arabe, Lindja e Mesme nuk ka asgjë për të shpresuar. Kërkesat demokratike në vende të tilla si Bahreini, Turqia dhe Egjipti janë rrëzuar prej regjimeve. Reforma ekonomike është ngultafur nga korrupsioni. Liberalizimi është i pajetë, laicizmi nuk ka përkrahës, islamizmi prej kohësh ka dështuar.
Ideologjitë janë zhdukur, por kështu edhe shpresa për ndryshim.
Madje edhe vendet që dikur kishin një shans të drejtë për të krijuar një rend demokratik, siç është Turqia, janë kundërsulm. Me përjashtim të pjesshëm të Tunizisë, eksizton një pranim stoik i asaj që Fouad Ajami i ndjeri e quajti jashtëzakonshmërinë e rajonit, ideja se përhapja globale e dëmokracisë dhe prosperitetit e ka anashkaluar Lindjen e Mesme për disa breza. Liria ka të ngjarë të anashkalojë edhe këtë brez.
Natyrisht, ka ndjenjë të shpresës që nuk dërgon direkt në luftë. Por kjo do të thotë se ka shumë pak për të humbur, dhe se depsotët populistë mund të përdorin zjarr nacionalist për të komensuar mungesën e tyre të legjitimitetit.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, i thashë shoferit të taksive në Stamboll.
A mund të jetë goditja e brendshme e princit të kurorës Saudite një pararëndës i një lufte kundër Iranit? A po përgatitet Izraeli kundër një përballje me Hezbollahun? A do të vazhdojë Bagdati të luftojë kurdët e Irakut, ose a do të përhapet lufta e brendshme kurde e Turqisë në Siri?
Apo do të ndodhin të gjitha në të njejtën kohë, pas një vrasje sikur ajo e Archduke Franz Ferdinand në Sarajevë në vitin 1914?
Edhe kjo është e mundshme.
Lindja e Mesme nuk ka qenë gjithmonë kaq zemërthyer. Në vitin 2011, kur bota kolektivisht besonte se për, rreth 10 minuta, rajoni ishte në prag të një revolucioni demokratik, isha në Konferencën e Sigurisë të Munihut duke dëgjuar Hillary Clinton.
Sekretarja e athershme e Shtetit bëri një lutje pasionante për udhëheqësit e rajonit.
“Në Lindjen e Mesme nuk kemi parë ende se siguria dhe zhvillimi demokratik konvergojnë”, tha ajo. “Për dekada, qeveritë nuk kanë ndjekur reformat politike dhe ekonomike që do t’i bënin ata më demokratikë, më përgjegjës. Status quo thjesht nuk është i qëndrueshëm. Pra, për të gjithë miqtë tanë, duke përfshirë qeveritë dhe njerëzit, sfida është që të ndihmojmë partnerët tanë të ndërmarrin hapa sistematikë për të sjellë një të ardhme më të mirë, kur do të dëgjohen zërat e shumë njerëzve, ku do të respektohen të drejtat e tyre dhe do të përmbushen aspiratat e tyre. Kjo nuk është thjesht një çështje idealizmi. Është një domosdoshmëri strategjike.”
Por diku përgjatë vijës, pas një kundërrevolucioni të suksesshëm në Egjipt, rrëmuje në Libi dhe Irak dhe me luftërat civile në Siri dhe Jemen, Pranvera Arabe ngjan si një episod humori.
Asnjë udhëheqës perëndimor nuk do të ofronte llojin e mesazhit që Klinton bëri në vitin 2011, duke përfshirë vetë Klinton. Despotët janë ngulitur fort dhe janë shumë të gatshëm të hyjnë në marrëveshjet e transaksioneve me Perëndimin. Udhëheqësit perëndimorë nuk kanë më motivim, apo besim që të inkurajojnë demokracinë.
Kur është fjala për Lindjen e Mesme këto ditë, fjalët që përdoren në bashkësinë ndërkombëtare janë “stabilizim” dhe “tranzicion”. Në demokraci nuk beson më askush.
A është ekuacioni i Klintonit në vititn 2011, se diktaturat janë në thelb të paqëndrueshme, të ndryshuara? Në të vërtetë, jo. Monarkitë ose regjimet represive në fund të fundit janë të detyruara të prodhojnë paqëndrueshmëri. Hendeku mes njerëzve dhe qeverive është ende i gjërë. Shoqëritë janë të ndara dhe të pabarabarta.
Për më keq, Lindja e Mesme është tani pa asnjë rrjet sigurie. Nocioni i konfliktit të armatosur nuk është i ri në rajon.
Shtetet e Bashkuara nuk shohin asnjë rol për sigurimin e stabilitetit në rajon ose heqjen e arabëve në rradhët e poshtme të indeksit të OKB-së për zhvillimin njerëzor. Rusia është në Lindje e Mesme vetëm për të mbështetur regjimin sirian dhe ndjenjën e vet të krenarisë kombëtare. Turqia është shumë e ndjeshme për të përmbushur premtimin e saj për të qenë model “rajonal” dhe Irani në thelb është i interesuar vetëm zgjerimin e fuqisë së politikave të saj sektare.
Asnjë ide e mirë nuk del nga kjo përzierje.
Pra, të kthehemi te ideja e luftës. Për fat të keq, kushtet janë të favorshme. Kufitjë mund të ndryshojnë, vendet mund të bëhen të paqeverisura dhe aktorët jo shtetërore mund të minojnë fuqinë e autoriteteit qëndror në vende të tilla si Iraku, Siria apo Libani. Luftërat sektare mund të rrafshojë rajonin për dekada të ardhshme, duke e parë kështu shkatërrimin e e disa venbanimeve më të vjetëra njerëzore.
Kur vdes ideja e demokracisë, çfarë mund të humbasë njeriu?
Burimi: Washington Post
Përktheu dhe përshtati: arbresh.info
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe