Nga: Christoph Strack
Evropa po feston marrëveshjen për refugjatët me Turqinë. “Vërshimi” i refugjatëve dhe migrantëve përmes Ballkanit Perëndimor është shterur. Shumë vende po e perfeksionojnë mbylljen ndaj refugjatëve. Ata ndërtojnë gardhe, vendosin ushtarë në kufi.
Në këtë kohë, udhëtimi njëditor i së shtunës së ardhshme i Papës Françesku për në ishullin Lesbos, i konfirmuar zyrtarisht edhe nga Vatikani duket si provokim: në një kohë kur evropianët i syrgjynosin pas kangjellave ata që duan të vijnë te ta, ai shkon drejt tyre, kërkon të takohet me ta, të kalojë kohë me ta.
Françesku nuk është politikan pragmatik. Ai është Françesku. Ai është radikali, të cilit nuk i mjafton angazhimi i Evropës, i Evropës me rrënjë kristiane. Ai nuk do të pajtohet kurrë me këtë. Ai kërkon shumë. Tepër shumë. Kështu ishte edhe Françesku i shenjtë, ai nga Umbria. Emrin e tij e zgjodhi në mënyrë spontane kardinali Mario Bergoglio në Konklavën e vitit 2013, kur puna u bë serioze. Dhe kur një vëlla i besimit e kujtoi që të mos i harrojë të varfërit në postin e ri.
Këtë ai e sheh si mision. “Nuk mund të pranosh, që Mesdheu të kthehet në një varrezë të madhe”, tha ai në 25 nëntor 2014 në Parlamentin Evropian në Strasburg. “Në varkat që arrijnë përditë brigjet evropiane, ndodhen burra dhe gra, të cilët kanë nevojë për pranim dhe ndihmë. Mungesa e mbështetjes së njeri-tjetrit brenda Bashkimit Evropian ushqen rrezikun e nxitjes së zgjidhjeve partikulariste të problemit, të cilat nuk mbajnë parasysh dinjitetin njerëzor të refugjatëve”. Pas fjalimit atëherë duartrokitën thuajse të gjithë. Ky fjalim është sot po kaq aktual, sa atëherë. Por Françesku nuk kritikoi vetëm. Ai formuloi një vizion: “Evropa do të jetë në gjendje që t’i përballojë rrathët problematikë të lidhur me migrimin, po ta dijë ta paraqesë me të gjithë qartësinë identitetin e vet kulturor dhe të vërë në jetë ligje të përshtatshme, të cilat janë të afta të mbrojnë të drejtat e qytetarëve evropianë dhe njëkohësisht të garantojnë pranimin e migrantëve.”
Strasburgu qe – po të mos mbash parasysh udhëtimet në Itali – udhëtimi i dytë ditor i Françeskut në Evropë. Nëntë javë më parë ai kishte qenë në Shqipëri, në shtëpinë e të varfërve të Evropës. Udhëtimi i tij fare i parë që nga Roma, pas zgjedhjes, e çoi atë në Lampeduzë – në atë ishull të vogël, i cili para shumë viteve u kthye në sinonim për vdekjen e mijërafishtë në Mesdhe dhe që vazhdon të jetë kështu. Françeskun duhet ta mendosh duke u nisur nga Lampeduza, nga shumë Lampeduzat e kësaj bote. Ai shkon në kufi, ai ndien që prej kufijve, prej periferisë, prej të përjashtuarve. Me këtë ai nganjëherë tingëllon utopik social, herë pas here rebel dhe i afërt me komunizmin.
Edhe po të jetë kështu: ja që ai nuk është politikan i Realpolitikës, pragmatik. Jo pak vetë, të cilët kjo i mundon, tundin kokën me mosbesim. Pas një muaji, qindra gjermanë dhe evropianë do të shkojnë në Vatikan, kur Papa nga fundi i botës të marrë Çmimin Ndërkombëtar Karl. Evropa që ka humbur sigurinë, me tendencë mbylljen, e cila flirton me nacionalizma të rinj të errët nderon me një nga çmimet më të mëdha të saj paralajmëruesin dhe provokuesin më të madh.
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...