Ne kemi armatosur planetin tonë.
Në të gjithë botën, të gjithë gjallesat janë duke përjetuar një mot që sulmon shumë. Nxehtësia e paarsyeshme që vret, shiu që rrëmben dhe përmbyt dhe uraganet që shkatërrojnë.
Ky është ndryshimi i klimës.
Ne jemi fajtorë për këtë. E tërë kjo që ne kemi krijuar është duke u përkeqësuar.
Gjithçka varet nga ajo që ne bëjmë tani.
Gjysma e CO2 e krijuar nga njeriu në atmosferë u emetua në dekadat e fundit, pasi shkencëtarët, qeveritë dhe ndërmarrjet e naftës të gjithë e dinin se ku po na çonin karburantet fosile. Që nga filmi i Al Gore “An Inconvenient Truth,”ne kemi prodhuar më shumë emisione se kurrë më parë.
Paralajmërimet nga shkëncëtarët kanë hasur në vesh të shurdhër dhe ata që kishin fuqinë për t’u kujdesur nuk e kanë ndryshuar kursin.
Miliarda janë shpenzuar për dezinformimin e publikut dhe kanë gënjyer mbi situatën e vërtetë. Pse? Në mënyrë që të mbrojnë interesat e atyre pak që përfitojnë nga shfrytëzimi i burimeve të planetit.
Tani, pas pesë viteve të nxehta në rekord, pasi Amazona vazhdon të digjet dhe Greenland të shkrihet, bota po zgjohet me shpejtësi që të shoh me urgjencë atë që kemi krijuar.
Përsëri, gjithçka varet nga ajo që ne bëjmë tani.
Ndryshimi në rritje nuk është i mjaftueshëm.
Angazhimet personale, megjithëse jetësore, nuk janë të mjaftueshme. Ne duhet të mblidhemi, të bisedojmë me njëri-tjetrin për frikën tonë, dhe pastaj të veprojmë, dhe të veprojmë kolektivisht.
Duhet të shfrytëzohet fuqitë e mëdha qeveritare dhe koorporatat. SHBA dhe Kina, dy vendet më të fuqishme dhe ato që shkaktojnë mëshumë dëme përmes emetimeve të tyre, mund të çojnë rrugën. Ata do të duhet të bashkëpunojnë. Kjo është një politikë e re – një ndryshim sistemi për asgjë më pak se mbijetesa e planetit dhe të gjitha format e jetës që ekzistojnë mbi të.
Në jemi specia që ndryshuam planetin dhe kjo aftësi për të kontrolluar mjedisin tonë mund të përdoret për të mirë. Ai mund të zëvendësojë motorët e ndotjes me makina dhe sisteme të pastra që mund të ndajnë botën tonë me jetën e egër dhe shkretëtirën.
Ne mund të jemi të zgjuar dhe të ndjeshëm me zgjedhjet që bëjmë duke përfshirë ushqimin tonë dhe paketimin ku e mbështjellim. Nëse përdorim më shumë energji të rinovueshme, hamë më pak mish dhe izolojmë shtëpitë tonë, e mund të lehtësojmë gjurmën tonë në planetin Tokë.
Në këtë mënyrë ne mund të jetojmë me natyrën dhe jo t’i shpallim luftë asaj.
Pesëdhjetë vjet më parë, përpara se vetëm disa të dinin se çfarë po ndodhte në atmosferën tonë, ne tashmë e kishim lënë prapa për të lënë gjurmët tona në Hënë. Për këtë ne jemi të aftë.
Por mos harroni, ne kemi vetëm një shtëpi, një vend në univers që mund të mbajë jetën e njeriut dhe kjo është Toka.
Ne e kemi shkruar këtë lloj historie dhe jemi përgjegjës për atë që bejmë.
Gjithçka varet nga ajo që ne bëjmë tani. Emma Thomson / CNN/Përktheu: arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...