Shkruan: Refik HASANI
Anamorava ka një rëndësi tejet të posaçme, pasi dallohet me disa karakteristika që e dallojnë nga Rajonet tjera, në radhë të par përmes Gjilanit lidhet, Kumanova e Likova.
Gjilani si një trekëndësh ka mbetur Rajoni më i pa zhvilluar dhe më i prapambeturi në shumë fusha e drejtime prandaj mbledhje e paralajmëruar e përbashkët e Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë është interes i përgjithshëm publik që të mbahet në Gjilani si qendër Rajonit të Anamoravës.
Kurse takimi tjetër i radhës e mira të mirës të mbahet në qytetin e Kumanovës. Krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve nw këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mëdhenj do të jemi ne Shqiptarët.
Të ndajnë mjete dhe të krijojnë një fond të përhershëm për nxitjen e Komunikimin, bashkëpunimit ndërkufitarë dhe stimulimin zhvillimor për zonat dhe vendbanimet kufitare të këtij trekëndëshi kufitarë. Të dy qeveritë do të duhej të caktojn disa pika që jan në interes të Gjilanit, Anamoravës dhe trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë,si: – Vendkalimi kufitar Gjilan-Kumanovë, – Investimet sipas programit IPA I dhe IPA II, – Shikimi i mundësive edhe ndonjë vendkalim në mesë të Vitisë dhe Likovës, – Investimet në projekte kufitare të interesit të përbashkët.
Dy Parlamentet dhe Qeveritë kan obligim moral, institucional dhe Kombëtarë që më në fundë të fillon një qasje e re, e mirëfilltë, reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojnë qëndrimet zyrtare, të harmonizojnë që të përafrohen Shkupi e Prishtina zyrtare dhe t’i kushtojnë vëmendje këtij trekëndëshi kufitar. Prandaj është interes i të gjithë neve që legjislatura e gjashtë e Parlamentit të Kosovës të mbahen takime në Gjilan, si takim të kabinetit të Qeveritarë të Kosovës së bashku me atë të Maqedonisë. Jo vetëm këto arsye që u cekën por edhe shumë të tjera jan në favorë që në Gjilan do të duhej të mbahet takimi i përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë.
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...