Shkruan: Rron Kastrati – Psikolog social -Prizren
Në rrethanat ku ndodhemi politika tashmë zë një vend mu në epiqendër të çdo diskutimi, e që veshët dhe mendja jonë është pozicionuar në një subjekt ligjërate e cila doemos në gjendjen e saj të palëvizshme dhe pasive po i nënshtrohet një procesi të pavetëdijshëm ngarkese me tematika të pandërprera politike me të cilat ne ende sot e kësaj dite nuk kemi përfituar ndonjë ndryshim praktik kolosal në dobi të mirëqenies sonë psikosociale.
Vetëm po ta mendojmë thellësisht vitin e kaluar ishim në prag të një Pandemie dinake, pastaj të ashpër, anksioze, vdekjeprurëse që me episode të befasishme nga pakujdesitë e vetëdijshme po shfaqet edhe sot, dhe të gjitha ndodhitë e përjetuara nga një tërësi forcash ndikimi kanë ushtruar presion të injektuar psikologjik.
Ndërkohë në anën tjetër forcat e rëndesës në arenën politike karakterizohen me fllukse emocionesh tendencioze që burimojnë nga ambiciet e natyrshme pushtetare të shprehura së tepërmi, por sërish po përpiqem t’i justifikoj, meqenëse në universin e pafundmë të psikologjisë sjelljet dhe mendimet tona qfardo qofshin ato të mbivendosura sipër njëra-tjetrës e kanë një thërrmijë elementare dhe konkrete të shpjegimit. Sidoqoftë, për ne Psikologët fokusi kryesor është shëndeti mendor dhe mirëqenia psikosociale e popullit të Kosovës që pas dy dekadash liri, integritet e pavarësi, po përfshihet në disa tranzicione zingjirore por fatkeqësisht në luftë me frikën e pasigurisë dhe vetë-kontrollit bashkërendues socio-politik.
Të flasim thjeshtë në përgjithësi që lexuesit ta kuptojnë thelbin e ndikimit psikologjik nga subjektet politike në Kosovë në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, psikologjinë e votimit, dhe stilet e komunikimit ndërveprues. Në fakt të gjitha historitë mbarojnë; edhe këtu është e qartë se pavarësisht një sërë ngjarjesh nuk kishin qëllim të paracaktuar që më parë ato morën formën e dramës me fillimin, mesin dhe fundin e saj.
Tani në fazat e deritanishme kush po i sfidon ndikimet psikologjike nga subjektet politike, ku ndodhen kritikët pragmatik, po rëndësia e faktorit psikologjik ?
Shkenca dhe studimet e shumta në sferat sociale theksojnë se simbiozën e anksiozitetit dhe pasigurisë e mposhtin përpjekjet racionale, konstruksioni njohës, mendimet e konsoliduara, dëgjimi aktiv i sesioneve këshilluese nga ekspertët e fushës psikologjike dhe sociale.
Hidheni vështrimin në botën fizike dhe atë të rrjeteve sociale, indentifikimet me partitë politike përcaktohen pjesërisht nga gjykimet retrospektive të përformancës në detyrë, po aq sa dëshpërimi dhe zhgënijimi i një shumice njerëzish që influencohen nga efektet e plogështa ekonomike, konkretisht strukturat sociale që vuajnë nga dëshira për një jetë të qetë, pa qenë të izoluar në lëvozhga partiake.
Mënyrat e ndryshme të përballimit racional të popullatës ndaj ndikimeve psikologjike që permanent partitë politike orekstrojnë fushatë elektorale janë ; perceptimet e personaliteteve kandidatë, dhe gjykimet e mundshme të performancës së ardhshme nga kandidatët.
Këto gjykime rrjedhimisht duhet të përqëndrohen në sjelljet verbale dhe joverbale, reagimet, përmbajtjet e komunikimit me publikun, qasja aktive ose proaktive e tyre, objektivat programatike (pragmatike) për mirëqenien sociale, zhvillimet e mundshme ekonomike etj.
Shpesh here e them me shaka kur ju drejtohem të tjerëve në cilësinë e Psikologut gjatë një bashkëbisedimi për politikanët që shfaqen si fantazma në Tv, dhe ju them :
Ndaleni volumin tërësisht, dhe gjeni një rehati të qetë dhe pa zhurmë në dhomën tuaj, për disa minuta aktivizoni vëmendjen dyfish më shumë në funksion dhe analizoni. Mbase supozoj do të nxjerrni konkluzione interesante të vlerësimit, sepse shpesh herë e vërteta është cilësi e ideve tona dhe ne si njerëz disponojmë prirje empatike dhe mund t’i kuptojmë situatat kontradiktore të një gjuhe që flet më shpejt se mendja, kjo domëthënë që përputhja e tyre me të rremen nënkupton mospërputhjen e tyre me realitetin.
Po ideologjitë a ndikojnë në perceptimet tona ndaj personalitetit të kandidatëve, të cilat nga ana tjetër përcaktojnë vlerësimet e kandidatëve ?
Mendoj se proceset njohëse të nënkuptuara për kanditatët i referohen modeleve kryesore të zgjedhjes së votës në një përpjekje për të inkurajuar testimin më të qartë të atyre supozimeve, dhe për ta shmangur një ambivalencë bezdisëse.
Sikundër, bazuar rrethanshmërive të krijuara në kontekstin vendor psikologjia e votimit tek ne ndryshon, sepse përveq votës retrospektive dhe prospektive dyshojë që gravitojnë edhe votat e revoltës, votat momentale, dhe madje edhe ato vota që mund ta dëmtojnë mendjen e shëndoshë racionale, pra votat nepotiste.
Gjithashtu, vëmendja e medias ndaj ngjarjeve të veçanta mund të ndryshojë vëmendjen që lexuesit dhe shikuesit u kushtojnë fushave të veçanta në vlerësimin e kandidatëve politikë në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Mbetet shumë më shumë punë për të zhvilluar dhe zbatuar modele psikologjike për të identifikuar shkaqet, ndërmjetësit dhe indikatorët e përfshirë në votat e qytetarëve.
Së fundmi, pavarësisht veprimtarive politike, strategjive komunikative të subjekteve politike dhe të drejtës demokratike të qytetarëve të cilët mund të përfshihen në fushata e në parapërgatitje elektorale, organzime, aktivitete proreklamuese, në parim rëndësi për secilin nga ne luan rol të pazëvendësueshëm shëndeti mendor si nevojë e domosdoshme për një menaxhim të kordinuar psiko-emocional. Jemi në kohë Pandemie, përveq masave AntiCovid, njerëzit ushqejnë nevojë imediate për mbështetje psikologjike, aktivitete produktive jetësore, risocializim të zgjeruar shoqëror, sepse vetëm kështu mund t’i bëjnë ballë me një parapërgatitje konsistente psikologjike stresit të akumuluar, shumë netëve pa gjumë, ndjeshmërive nga rreziku i pafalshëm i Pandemisë, ngërqeve financiare, dhe shumë dukurive tjera psikologjike dhe sociale.
Referuar një studimi që është realizuar në Universitetin e Miçiganit në Ann Arbor, kishte gjetje të ngjashme në një sondazh më të vogël që pyeti 14- 24 vjeç për zgjedhjet presidenciale 2016.
Para zgjedhjeve, 86% raportuan çështje të tilla si ankthi, frika ose ndjenja se gjërat ishin jashtë kontrollit të tyre. Rreth një e pesta raportoi probleme fizike të mos jesh në gjendje të flesh, madje edhe të probleme tjera psikologjike.
Po nëse supozojmë do realizohej një studim i tillë në Republikën e Kosovës, si do varionte gjendja psikologjike e njerëzve pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit ?
Përgjigjet dhe reagimet emocionale të shumë njerëzve bazuar nga vëzhgimet tona të deritanishme konsiderojnë se njerëzit në prag të zgjedhjeve ka një ngarkesë hipersentimentale të shoqëruara me nervozitet, afeksion, apati, episode të depresivitetit kolegtiv etj.
Por që këto vëzhgime duhet të saktësohen përmes hulumtimeve metodologjike. Tani kemi një mjedis tepër të polarizuar politik, dhe fatkeqësisht nga telefonat inteligjentë dhe rrjetet sociale, ne vazhdimisht po zhytemi në këtë polarizim stresant.
Andaj, rekomandohet që :
Të respektohen masat AntiCovid-19 dhe të shtohet kujdesi maksimal mbi shëndetin mendor nga institucionet në të gjitha përmasat. (Sepse një mendje e shëndoshë dhe e motivuar, ndërton një shtet të produktivizuar).
Nga subjektet politike të shpalosen programe pragmatike me theks të vecantë ; Mirëqenia e shëndetit mendor, dhe krijim i kushteve të përshtatshme në rrafshin psikosocial, mënyrat, strategjitë, mbështetja e grupeve të margjinalizuara, dhe strukturave sociale që kanë nevojë për përkrahje institucionale dhe psikoemocionale.
Të bashkërendohen kordinimet me shoqëritë civile dhe me organizatat joqeveritare të cilat mbrojnë, avokojnë, edukojnë, dhe sensibilizojnë shoqërinë në shumë dimensione psikologjike dhe sociale.
Rekomandohet që subjektet politike duhet të reflektojnë mbi ndodhitë e deritanishme socio-psikologjike, ngjarjeve tragjike, dhunës në familje, dhe aktivizimit stimulues të rinisë në të gjitha fushat jetësore.
Rekomandohet për subjektet politike që të artikulojnë dhe të hartojnë programe praktikisht të arsyeshme kohore për realizimin e tyre me prioritetet e lartëpërmendura, dhe rekomandohet që të zvoglohen pritshmëritë hiperbolizuese, të përfshihet shumë më shumë diskursi i komunikimit motivacional (i arsyeshëm, ideor, i mundshëm për realizim).
Rekomandohet për qytetarët e Republikës së Kosovës ta minimizojnë ekspozimin ndaj rrjedhës së vazhdueshme të lajmeve politike, në mënyrë që fokusi të përqëndrohet në profesion, angazhime, aktivitete përsonale, familje, etj.
Të gjitha rekomandimet e mësipërme kanë për qëllim krijimin e një klime të përshtatshme socio-psikologjike në Republikën e Kosovës, dhe se subjektet politike, institucionet, dhe organet qeverisëse duhet ta kenë parasysh gjendjen e krijuar stresante nga Pandemia Covid-19, njerëzit kudo në Kosovë kanë nevojë për një atmosferë shpresëdhënëse, inkurajuese, motivuese, dhe rrezatim pozitiv në çdo pikëpamje jetësore.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...