Na duhet një bashkëbisedim i urtë e kompetent ndërvllazêrorë!

09:05 | 23 Tetor 2016
Arbresh.info

Nga: Fadil Maloku

1. Kosova dhe Shqipëria, me gjitha këto: tema, çështje, probleme e dilema që po hapen, apo do të hapën edhe në të ardhmen, nuk duhet të lejojnë që të zhvillohen, debatohen dhe të konsumohen në një klimë artificiale armiqësie e tensionimi…!
 
2. Paraprakisht, mendoj që këto tema…duhet marrin përgjigje meritore nga një debat gjithëkombëtar, e jo nga një tifozëri pro et contra, kamikazësh e mercenaresh mediatik, që kanë agjenda shumë të dyshimta! Ngase, debatet shterpe e jokompetente, ashtu si janë tani, kanë filluar të na e zënë frymën!
 
3. Debati urtak e kompetent, nënkupton një lloj “monologu publik”, me vetën tonë shqiptare! Ku përmes një debati; medial e shkencor do hulumtonim fakte të reja; politike, juridike, sociologjike, historike,etj. se: kah po shkojmë si komb, shoqëri, shtete…etj. Në këtë lloj rrugëtimi e “rinjohjeje”, përveç veçantive të përbashkëta do kuptonim me urtësi edhe “dallimet” (për mendimin tim, të fryra) që u prodhuan artificialisht gjatë gjithë këtij shekulli të ndarë padrejtësisht nga të tjerët…!

(Autori është Sociolog i Globalizmit dhe anëtarë i shoqatës së sociologëve botërorë: www.sociologistswithoutborders.com)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme