Shkruan: Muhamet Spahiu
Për me i punësua një mijë qytetar njëherësh është sfidë shpesh herë e pa realizueshme.
Me e mbajt industrinë minerale në funksion duhet gjithmonë edhe “dora” e intervenimit direkt të shtetit.
Një nga gjigantet e industrisë (si pasuri shoqërore) që ka mbijetu është Ferronikeli.
Ferronikeli është eksportuesi më i madhë në Kosovë. Jo vetëm më i madhi por eksporti ndryshon brenda muajit deri në 40%, varësisht nga aktiviteti eksportues i Ferronikeli.
Ferronikeli është edhe determinues i bilancit të tregtisë së jashtme të Kosovës. Gjithashtu, Ferronikeli është edhe importues i nikelit dhe e përpunon lëndën e parë për ta eksportuar nga Kosova.
Në këtë aktivitet ekonomik, energjia e determinon koston e produkteve për eksport, përderisa çmimin e tij në shitje e përcaktojnë çmimet në bursë. Sot, si pasojë e vështirësive për furnizim me energji, ky aktivitet ekonomik nuk mund të vazhdoj funksionimin.
Pasojat janë shqetësuese. 1000 punëtor që punojnë aty dhe 2000 të tjerë që punojnë në biznese që varen nga Ferronikel, bëhen të papunë. Papunësia rritet. Një komunë apo regjion ku operon është më i varfër. Ngarkesa e buxhetit për kategori sociale duke përfshi edhe bizneset që punojnë me Ferronikel rritet automatikisht për së paku 1 milion euro.
Sa të tjerë bëhen të varur nga asistenca sociale, pas pak muajve fatkeqësisht nuk dihet, por mund të jenë shumë.
Qeveria e Kosovës edhe përkundër krizës energjetike globale, vazhdimisht bën veprime që e vështirëson sektorin e energjisë. Vitin e kaluar e ndërprenë kontratën për Kosovën C, këtë vit e ndërprenë gazsjellësin si burim për energji të ripërtëritshme!
Pako e Ringjalljes Ekonomike, pa destinim për rimëkëmbje ekonomike, kryesisht me impakt social dhe për qëllime elektorale. Pasi e kanë emëru me termin e panjohur ekonomik “ringjallje” ndoshta qëllimi është shkatërrimi apo shuarja totale, për me pas mundësi me u ringjallë pastaj.
Përkundër premtimeve për ekonominë, as Strategjia e Gjithëmbarshme e Zhvillimit Ekonomik nuk ka fillu. As nuk përmendet, veq ishalla nuk bëjnë hajgare si dikur Mimoza Kusari që e pat hartu për dy ditë në një hotel në Bullgari. Asnjë plan dhe veprime minore sa për konsumim elektoral.
Pyetja është e thjeshtë: PSE? Dhjetëra e qindra PSE deri më sot!
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...