Nga Nasuf Aliu
(Vazhdim i opinionit të kaluar, të cilin mund t’a lexoni këtu.)
Menaxhimi i zhvillimit ekonomik dhe gjendja ekonomike gjendet para një situate ku kërkohen ndryshime dhe hapa konkret.
Me këtë rast po shfaqi mendimin tim rreth disa hapave, vendimeve dhe iniciativave që deri më tani, 15 vite nga pas lufta që ka pasur mundësi të ndërmerren ose së paku që mund të fillohen menjëherë .
Hapa, vendime, iniciativa të nevojshme për një fillim ndryshe në zhvillimin ekonomik lokal, mund të jenë këto disa nga shumë mundësi ekzistuese:
1/Duhet të ekzistojë vullneti i nevojshëm nga udhëheqja komunale (kryetarët, nënkryetarët, drejtorët dhe menaxherët komunal) për ndryshim në një zhvillim ekonomik të prekshëm ;
2/Duhet të jetë struktura e nevojshme për menaxhimin e planifikimeve dhe iniciativave ekonomike zhvillimore;
3/Duhet të hartohen dokumentet e nevojshme strategjike dhe implementuese rreth zhvillimit ekonomik;
4/Duhet të ndahet buxhet i nevojshëm për aktivitetet ekonomike zhvillimore , duke e shtuar një plan monitori të rreptë në çdo aktivitet ;
5/Duhet të ndërlidhen ura bashkëpunimi mes subjekteve të ndryshme në kuadër të komunës dhe jashtë saj (sepse shpeshherë komunat nuk kanë buxhet dhe kuadro të mjaftueshme);
6/Duhet të organizohen aktivitete promovuese për përparësitë dhe mundësit komunale ;
7/Duhet një ekip dhe plan monitorimi i të gjithë këtyre hapave ;
Zbërthimi i këtyre hapave në aktivitete:
1.Vullneti:
1.1. Menaxherët politik duhet që në fillim kur kërkohet vota që zhvillimin ekonomik ta ngrisin në nivelin primar të angazhimit;
1.2. Duhet të zgjerojnë njohurit dhe konceptin e nocionit zhvillim ekonomik ;
1.3. Duhet hulumtuar dhe krahasuar rastet e suksesshme ku janë dëshmuar iniciativat zhvillimore;
2. Struktura e nevojshme për menaxhimin e planifikimeve:
– Përkushtimi në prioritetet e zhvillimit ekonomik është i shumë anshëm dhe i nevojshëm edhe në aspektin strukturave.
2.1. Udhëheqja komunale duhet në vullnetin e tyre të kenë që të zgjedhin dhe organizojnë strukturë profesionale adekuate që dinë më së miri të planifikojnë dhe menaxhojnë aktivitete dhe iniciativa zhvillimore;
2.2. Personeli i mëhershëm duhet të orientohet në trajnime dhe kurse profesionale të nevojshme për iniciativat e reja komunale dhe ai personel të filloj të jetë produktivë në vendin e tyre të punës;
2.3. Personeli duhet të orientohet çartë në objektivat zhvillimore të parapara me dokumentet strategjike ;
2.4. Nënkryetari komunal duhet të jetë mirë i përgatitur, i motivuar për iniciativa dhe ndryshime si dhe i dedikuar për zhvillim ekonomik;
2.5. Duhet të themelohet me kompetencë të plotë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik me sektorët gjegjës , si :
2.5.1. Duhet të themelohet sektori për PPP(Partneritete Publiko Private);
2.5.2. Duhet të themelohet sektori për politika dhe zhvillim ekonomik;
2.5.3. Duhet të themelohet sektori për diasporë dhe fonde ;
2.5.4. Duhet të themelohet sektori për turizëm(së paku 1-2 zyrtarë çdo komunë);
2.5.5. Duhet të themelohet sektori për bujqësi(në komunat, ku bujqësia nuk është shumë e zhvilluar);
2.5.6. Eventuale sipas përparësive që komunat i kanë ;
2.6. Duhet të mbështeten dhe nxiten që të konsolidohen bizneset në shoqata;
2.7. Duhet të mbështeten dhe nxiten që të konsolidohen fermerët në shoqata;
2.8. Duhet të formohet Këshilli për Zhvillim Ekonomik Lokal pranë zyrës së kryetarit të komunës i përbërë në këtë format: 2.8.1.Kryetari, 2.8.2.Nënkryetari, 2.8.3.Drejtori i ZHE,2.8.4.Drejtori i BF, 2.8.5.Menagjerët e sektoreve ekonomike,bujqësore ose të PPP-v(në rast se nuk ka drejtori), 2.8.6.Përfaqësuesit e bizneseve(nga shoqata e bizneseve), 2.8.7.Përfaqësuesit e fermerëve(nga shoqata e fermerëve), 2.8.8.Përfaqësuesit e mediave(2-3 veta), 2.8.9.Përfaqësuesit e OJQ-ve(2-3 veta), 2.8.10.Përfaqësuesit e AZHR-s, 2.8.11.Përfaqësuesit e USAID-it, 2.8.12.Përfaqësues të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal përkatës, 2.8.13.Përfaqësues të tjerë eventual të partnerëve ose sipas specifikave komunale.Ky këshill duhet të ketë takime të rregullta së paku në çdo 3 muaj dhe të udhëhiqen nga kryetari i komunës. Detyrë parësore e këtij këshilli duhet të jetë listimi i sfidave zhvillimore,hartimi i një platforme zhvillimore dhe monitorimi i aktiviteteve ekonomike;
3. Dokumentet strategjike:
-Në çdo komunë duhet në fillim të qeverisjes të hartohen dokumentet strategjike ;
3.1. Hartimi i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal;
3.2. Hartimi i Strategjive Sektoriale(për shëndetësi, arsim, kulturë, bujqësi, biznes, etj);
3.3. Hartimi i Planeve Implementuese (për strategjinë e zhvillimit ekonomik dhe strategjitë sektoriale) ;
4. Buxheti i nevojshëm :
-Zhvillimi i aktiviteteve ekonomike pamundësohet në rast të mungesës së fondeve.
4.1. Kuptimi i plotë i aktiviteteve realizohet vetëm nëse planifikohen edhe mjetet e nevojshme financiare ;
4.2. Në rast të mungesës së mjeteve financiare duhet të mendohen bashkëfinancues që e mbështesin aktivitetin;
4.3. Duhet shfrytëzuar të gjitha mundësit e absorbimit të fondeve(mjetet financiare) në realizimin e projekteve(tatime, taksa, qera, partneritete, Qeveri, OJQ, ambasada, etj);
5. Të ndërlidhen ura bashkëpunimi :
-Komunat kanë nevojë të inicimit dhe formimit të partnerëve me qëllim mbështetjen e projekteve.
5.1. Të inicohen dhe ndërlidhen bashkëpunime/partneritete me subjektet vendore të nevojshme që të realizohen projektet e planifikuara, si: ministrit përkatëse, bizneset, fermerët, agjencitë, OJQ-t profesionale, AKK-n(Asociacionin e Komunave të Kosovës), etj.
5.2. Të inicohen dhe ndërlidhen bashkëpunime/partneritete me subjektet e jashtme/ndërkombëtare të nevojshme që të realizohen projektet e planifikuara, si: AZHR-t, ambasadat, Fondet e ndryshme të BE-s, OJQ-t profesionale, etj.
6. Aktivitete promovuese:
– Në çdo komunë janë të nevojshme të organizohen kalendar dhe aktivitete promovuese, andaj çdo komunë mund të planifikoj dhe organizoj:
6.1. Panaire ( të prodhimeve vendore, njohurive shkencore, prodhimeve bujqësore, bizneseve, etj);
6.2. Profili komunal (përmbledhje e të gjitha të dhënave komunale) ;
6.3. Broshura promovuese (për bizneset e fuqishme, fermerët e dalluar, Zonat ekonomike, bukurit natyrore, pasurit minerale, pasurit historike/trashëgimore, aktivitetet kulturore, klubet, tifozët, sallat sportive, stazat , pishinat, zonat malore/ujore, lumenjët, prodhimet dhe bizneset innovative,etj) ;
6.4. Ofertat komunale (politikat komunale-taksat, ofertat për investime, ofertat komunale për të bërit biznes, infrastruktura ligjore dhe fizike, rregullorja për tërheqjen e investimeve, etj.) ;
6.5. Organizimi i rregullt vjetor i tryezave/takimeve me faktorët relevant ekonomik(OEK-un, OEA-n, OEGJ-n, MZHK, AKK-n, MTI-n, ABK-n, bizneset vendore, fermerët e dalluar, mediat, Kolegjiumin e Zhvillimit Ekonomik, AZHR-t, OJQ-t, …
6.6. Themelimi, plotësimi dhe freskimi i web faqes zyrtare komunale ;
6.7. Realizimi i spoteve dhe reklamacionet në TV, radio, internet, etj. ;
6.8. Eventuale.
7. Ekipi dhe planet monitoruese:
-Të gjitha aktivitetet zhvillimore në mënyrë që të gjejnë zbatueshmëri të plotë është e nevojshme të përcillen me ekip gjegjës dhe plan monitorues.
7.1. Nevojitet ekip profesional dhe i motivuar ;
7.2. Nevojiten plane monitoruese për çdo aktivitet zhvillimor ;
7.3. Vlerësimi final i zbatueshmërisë së aktiviteteve të planifikuara.
Lind pyetja, a do të mund të ndodhin këto në çdo komunë?
Sigurisht që po, vetëm duhet mbi të gjitha që zhvillimi ekonomik të njohet mirë si koncept dhe të vendoset në prioritetet e shumë prioriteteve.
(Autori është Kadet i Akademisë për Zhvillim Ekonomik nga Projekti i BE-s dhe i menagjuar nga Instituti RIINVEST dhe drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi në Komunën e Mitrovicës)
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan