Shkruan: Faik KRASNIQI
Mos votoni për hipokritët dhe batakçinjtë. Për ata që na sigurojnë se na kanë në zemër, për ata që thonë se nuk i zë gjumi nga hallet tona, mos votoni për ta. Mos votoni për zonjat e zotërinjtë që dalin nga mbledhjet e kryesive me bythë të shtrënguara, që të mos u shpëtojë ndonjë e vërtetë. Për ata që nuk janë në shërbim të shtetit por të pushtetit, mos votoni edhe për ta. Mos votoni për plehrat, për ata që ju nuk dini asgjë, që i zgjedhin kapot dhe u premtojnë devocion kapove. Për histerikët, militantët dhe marionetat e bindura me shpirt druri, mos votoni për ta. Mos votoni për ata që i pyesni për diçka e në fund të përgjigjes nuk kujtoni dot as pyetjen tuaj.
Për ata që zgjidhen për kokën bosh e që mund t’ua shndërrojnë në bomba urrejtjeje, mos votoni edhe për ta. Mos votoni për fshatarët e pasur, për provincialët që nuk u ka rënë asnjë cifël, për tarafet dhe klientelat, për kusarët dhe kryekusarët. Për hienat që mbajnë era gjak, për gojët e prishura, për ata pa të cilët nuk qeshim dot, mos votoni edhe për ta. Mos votoni për gënjeshtarët, për ata të djeshmit dhe për ata të nesërmit. Për krijesat pa dinjitet që na trokasin dyerve, për ata të cilëve u ngjajmë si fletë votimi, mos votoni për ta. Mos votoni për ata që mezi e fshehin urrejtjen për pyetjet tuaja. Për ata që ju vranë dje dhe të cilëve u hapën vend për t’ju vrarë edhe nesër, mos votoni edhe për ta. Mos votoni për listat me kërma, zgjidhni kërmën me erë më të mirë. Për surratërit e yndyrshëm, për provincialët e paditur që bëjnë emër me egërsinë dhe marrëzinë e tyre, mos votoni për ta. Mos votoni për ata që kanë shitur shpirtin dha ata që nuk kanë fare shpirt. Për ata që kanë nevojë për pushtetin që të mbrojnë pasurinë e tyre, mos votoni edhe për ta. Mos votoni për racën e re të batakçinjve dhe batakçeshave pa fisnikëri.
Mëshirojeni, shikoni si përdridhen ç’prisni, mos votoni për ta. Mos votoni për demagogët, për ata që na marrin për idiotë dhe na fyejnë me premtimet e tyre. Me votën tuaj ata do të përdhosin jetën tuaj, vota juaj është orgazma tyre, mos votoni edhe për ta. Mos votoni për ata që kacafyten për llokmën e madhe. Për faturat e tyre, për mendjet sterile, për diskutimet idiote dhe për letrat higjienike, mos votoni për ta. Mos votoni për ata që tallin bythën me ëndrrat dhe shpresat tuaja. Kanë nevojë për votën tuaj që të përdhosin edhe jetën e fëmijëve tuaj, mos votoni edhe për ta. Nëse doni një qeverisje të mirë, shtet të sigurt, të pakorruptuar, një jetë të dinjitetshme për veten tuaj dhe familjen tuaj, zgjidhni kandidatët më të mirë, të pakorruptuarit, ata më të ndershmit, të pakonsumuarit në politikë, votoni për ndryshimin!
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...