Nga: Fidan Ademi
Situata politike me siguri të plot po shkon drejt polarizimit të skajshëm. Për relativizim është bërë gati e zakonshme qe papërgjegjësia e klasës politike të arsyetohet nga vetë ata si “kështu na tha Amerika”, “kështu tha Gjermania” a “miqtë ndërkombëtarë”, refren ky i ndjekur menjëherë nga kori mediatik i regjimit. Krijohet përshtypja që Presidenti Amerikan Obama, duke e pirë kafen e mëngjesit e mendon çështjen shqiptare e brengoset për hallet tona, pastaj merr telefonin, i shkruan sms, apo e thërret kryeministrin a ministrin e jashtëm! Realisht ndonjë telegram kur vjen ne emër të tij, shkruhet nga ndonjë këshilltar për Evropën juglindore i zv.sekretarit te sekretarit te shtetit për punë të jashtme!
Por, vogëlsia e vendit tonë ne sytë e një “perandorie globale” nuk guxon ta zbeh rëndësinë e madhështinë që ka për ne. Kjo është shtëpia jonë, është atdheu jonë i vetëm!
Denigrimi i vendit, kolapsi ekonomik i paraprirë nga privatizimi i egër i ndërmarrjeve publike vetëm për hir të privatizimit, nepotizmi e korrupsioni janë mëkate ekskluzive te klasës së tanishme politike që qeverisnin deri më sot. Gabimet e tyre nga babëzia e etja për të zhvatur solli shantazhin e figurave kyçe nga partitë e “mëdha”, rrjedhimisht detyruan klasën politike të shantazhuar (a të shitur!) në kompromise të dhimbshme, të papranueshme ndaj Serbisë.
Marrëveshjet me Serbin po zhvishen nga rrenat se kanë të bëjnë me integrimin e serbëve në Kosovë. Realisht ato marrëveshje e kthejnë Serbinë efektivisht brenda Kosovës duke e zhbërë praktikisht Republikën. Madje edhe arma e fortë e pushtetit se njeriu duhet t’i shikoj punët e veta dhe se gjitha problemet kanë zgjidhje veç individuale po zbehet e tretet çdo ditë e më shumë! Njeriu nuk mund të jetojë i veçuar nga shoqëria, nëse këtë e bën thoshte Aristoteli, ose është” perëndi” ose egërsirë!
Vendi i “perëndive” është i zënë nga oligarkët që pasurohen në kurriz e djersë të popullit çdo ditë e më shumë. Për egërsirë nuk ka vend këtë kohë nga egërsia e sistemit. Vetëm për ndonjë kafshë shtëpiake, të zbutur e te heshtur, qe jeton ne vrimë i padëgjuar!
Nuk na mbetet tjetër përveç bashkimit për kauza të përbashkëta për rezistencë aktive! Mbrojtja e lirisë,përkatësisht ardhmërisë tonë në kohën kur demokracia është venitur e po gjëmon nën prodhimin e vazhdueshëm të antivlerave e dekadencës shoqërore. Vetë Demokracia është ideuar si sistemi më i mirë i mundshëm, ku çdo katër vite politikanët gjykohen pastaj vlerësohen me votë. Duke qenë që në Kosovë ka pasurim enorm e rapid të politikanëve, e varfërim gradual e të pashmangshëm të sigurtë të qytetarëve, është një dëshmi e qartë që diçka s’po funksionon. Varfërimi me qëllim të blerjes së votave tashmë po del në pah si strategji e turpshme e politikanëve dhe qeverisë.
Instrumantalizimi i monopolit te dhunës – policisë , keqpërdorimi i tyre në përndjekjen e aktivistëve politik dhe oponencës në tërësi është tregues shtesë për minutat e fundit te regjimit. Ata shpresojnë në njerëzit që iu blenë votat se do i mbrojnë.
Askush s’do lëviz gishtin për ta. Në situatën e re qartësisht shihet Isa dhe Hasha në njërën anë, populli në tjetrën.
Në këtë pikë, unë i përgjërohem qeverisë, specifikisht Isa Mustafës e Hashim Thaçit që mos të japin dorëheqje. Shoqëria jonë e kalbur nga babëzia e tyre duhet të pastrohet. Këta dy duhet të bien nga revolta popullore që të mbushen mend edhe qeveritarët e ardhshëm, se pasuria do t’iu konfiskohet e ata do të bien për turp. Dikush do të paguaj për këtë llum ku ka ngecur shoqëria!
Kushdo që vë nënshkrimin kundër interesave tonë të përgjithshme e pret fati i njëjtë. Ashtu si shumë të tjerë gjatë ecjes historisë…
Demokracia duhet te evoluojë e të kthehet ne kuptimin e saj rrënjësor, krijimin e të mirave e progresit të shoqërisë. Në kushtet e pabarazisë kaq të madhe demokracia ka sukses vetëm po u përmbytën shkaktarët e kësaj pabarazie, në tubime e revolta qytetare. Vrulli e zemërimi i popullit e tejkalon shumëfish mundësinë e tyre për te paguar mercenarë.
Ju përgjërohem mos u dorëhiqni! Ju do të jeni shkaktarët e krijimit të Republikës se re, ku do të vie në shprehje barazia, drejtësia e progresi i shoqërisë. Republika e re do të lind nga hiri i marrëveshjeve kapitulluese me Serbinë dhe i trashëgimisë se tyre – një mendësie qeverisëse kuislinge.
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora