Nga: Bajrush Morina
Është paksa moralizuese dhe aspak modeste nga ana ime që të them unë…unë ish-kandidati i LDK-së për zgjedhjet e fundit nacionale, i cili ka humb garën, por duke e përcjellë debatin e sotëm të Kuvendit të Kosovës, me plot bindje them se “shyqyr Zotit që nuk jam në “lëkurën” e deputetëve të LDK-së!”
Duke i dëgjuar ligjërimet e deputetëve të PDK-së e mbi të gjitha akuzat e drejtpërdrejta të deputetëve të PDK-së në adresë të zyrtarëve e deputetëve të LDK-së se gjoja “…pas lufte kanë deponuar informata të pavërteta te ndërkombëtarët kundër UÇK-së”, nuk i kuptoj këta deputet se cilën parti e përfaqësojnë në Kuvend, LDK-në apo janë deputetë të pavarur?
Unë i arsyetoj disa deputetë të LDK-së për heshtjen e tyre, sepse shumica kanë kredi në bankat komerciale e një pjesë tjetër janë të vetëdijshëm se nuk do të jenë më as në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë e disa edhe nëse do të jenë në listë, me heshtjen e tyre, nuk do të fitojnë më garën elektorale, por sinqerisht, nuk kam dashur ta dëgjoj fjalimin e Anton Qunit, në seancën e sotme. Thjesht nuk besoj se Anton Quni kërkon që të zëvendësohet me burg me ata që i ka dënuar drejtësia e jo politika! Thjesht nuk kam besuar që komandanti i lavdishëm i Koshares, të “liget” aq shumë para fjalës së fundit të drejtësisë dhe të bjerë nën ndikimin e emocioneve personale ndaj vendimit të drejtësisë.
Komandant Anton Quni, mos u lig bre, ti nuk e ke vendin në brug as edhe një minutë e lere më të zëvendësosh dikë që është dënuar nga drejtësia e pavarur!
Prandaj deputetë të LDK-së dhe komandant Anton Quni: Nuk keni pse të heshtni e as të “ligeni” para akuzave të deputetëve të PDK-së dhe para vendimit të drejtësisë, sepse as ju e as LDK nuk jeni fajtorë as për krime, as për akuza e as për dënimin e Grupit Drenica 2!
Ju nuk ken pse të heshtni dhe të frikësoheni as nga akuzat e PDK-së e as vendimet e drejtësisë!
Ju, LDK dhe bashkëpartiakët e juaj kanë qenë viktima të vrasjeve të pas luftës në Kosovë, e jo bashkëpunëtorë të hetuesisë ndërkombëtare!
Ju nuk keni pse të ndiheni fajtorë për themelimin e Gjykatës Speciale sepse as nuk jeni në “listën e zezë” të kësaj Gjykate e nuk besoj se ndonjë prej jush do të jeni dëshmitarë të kësaj gjykate!
Kush e ka drejtuar seancën e Kuvendit të Kosovës, kur është themeluar Gjykata Speciale, Kadri Veseli i PDK-së apo nënkryetari i LDK-së?
Kush e ka drejtuar Ministrinw e Drejtwsisw gjatw kohws kur janw bwrw hetimet dhe kur janw ngritur aktakuzat pwr Grupin Drenica 1 e Drenica 2, ju apo PDK-ja?
Ju deputetë të LDK-së, a jeni të vetëdijshëm se “bashkëfajtorë” për dënimin e grupit Drenica 1 e Drenica 2 janë njerëzit e PDK-së, ndërkaq séanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është një propagandë politike e PDK-së e jo një përpjekje për të shfajësuar të dënuarit e Grupit Drenica 1 apo Drenica 2.
Prandaj deputetë të LDK-së, me heshtjen tuaj, ju po bëheni pjesë e ndërhyrjes në drejtësi, në drejtësinë që po vonohet për zbardhjen e vrasjeve të bashkëpartiakëve tuaj!
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...