Mos e leni anash vdekjen e dyshimtë të preshevarit Besnik Osmani, gjetur në territorin e Kosovës!
Një ditë më vonë, pas vdekjes tragjike të të riut Agon Musliu, qytetarët e Gjilanit dhe ata të Preshevës, përjetuan një tjetër lajm të kobshëm e pikëllues: gjetja e trupit te pa jetë të Besnik Osmanit, bashkëkombës yni nga Presheva, në territorin e Komunës së Gjilanit.
Besniku ishte zhdukur që nga 24 marsi i këtij viti, kur kishte tentuar të kthehej nga Kosova, në vendlindjen e tij në Preshevë.
Sipas lajmeve të atëhershme në mediat tona, atij iu kishte ndaluar kthimi në Preshevë, në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Muqibabë, me pretekstin e masave të pandemisë të Covid 19, dhe se, në përpjekje për të gjetur rrugë tjera për tu kthyer te familja e tij në Preshevë, Besnikut i humbet çdo gjurmë.
Vdekja e tij e cilësuar si e dyshimtë nga Prokuroria Themelore në Gjilan, më jep të drejtën morale si qytetar e bashkëkombës, aq më parë si përfaqësues i qytetarëve të komunës së Gjilanit, të kërkoj nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, hetime për zbardhjen e rasti në tërësi, të rrethanave të vdekjes se Besnik Osmanit.
Besnik Osmani, ishte nga ata djemtë e shumtë që iu bashkua luftës për çlirimin e Kosovës Lindore.
Duke bashkëndjerë me familjen Osmani dhe bashkëkombësit luginës, atyre u shprehi ngushëllimet e mia të sinqerta për vdekjen e më të dashurit të tyre, Besnik Osmani!
Nga : Shefik Surdulli -këshilltar komunal në Gjilan
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...