Metaversi po vjen. Dikur një univers virtual gjithëpërfshirës që do të ekzistonte krahas atij fizik sikur në romanin “Snow Crash” të Neal Stepehnson konsiderohej fanta-shkence. Por avancimet e teknologjisë e kanë mundësuar këtë transformim shumë të afërt me realitetin e shoqërisë njerëzore sa që duhet të fillojmë për të kërkuar që të marrim parasysh pasojat e tij, ka shkruar Weinberg në New York Times.
Në metavers një përdorues mund të krijoj një avatar dixhital ngjashëm me personazhet e video lojërave. Nëpërmjet syve të avatarit të tyre, ata do të përjetonin një realitet dixhital po aq aktiv e tërheqës sa ai fizik. Disa futuristë besojnë se së shpejti do të mund t’i ndjekim orët e mësimit apo takimet me mjekun aty.
Por ndërkohë që metaversi mund të revolucionarizojë punën dhe lojën, është shumë e rëndësishme që të keni kujdes ndaj rreziqeve që do të shfaqen nëse ai e përfshinë jetën e përditshme.
Mjediset virtuale do ti shtojnë fushatat e dezinformimit, spiunazhin dhe vëzhgimin. Përpjekjet për kontrollin e infrastrukturës fizike të metaversit mund ti përkeqësojnë shumë konfliktet globale. E natyra supranacionale (mbikombëtare) e metaversit – ku kufijtë e botës bëhen shumë më pak relevantë – mund të revolucionarizojë mënyrën se si individët perceptojnë dhe ndërveprojnë me shtetet kombëtare.
Dështimi për të parashikuar këto mundësi mund ta vendosë rendin botëror në rrezik për t’u zëvendësuar nga një rend virtual e ndoshta me pak i virtytshëm.
Sot, shkëndijat e metaversit janë kudo. Koncertet virtuale tërheqin audiencë rekord; dizajnerët e suksesshëm shesin modë virtuale; dhe lojërat janë bërë burim i të ardhurave për shumë njerëz në mbarë botën. Rrjedhoja shumë të përafërta të një metaversi të kompletuar janë lojërat zhytëse si Fortnite, Minecraft dhe Roblox, ku lojtarët mund të shoqërohen, të blejnë dhe të ndjekin ngjarje në një botë virtuale.
Tashmë ka dëshmi që lojërat me më shumë lojtarë në internet mundësojnë përhapjen e dezinformatave dhe teorive konspirative. Lojtarët e video lojërave mund të përdorin mjete komunikimi brenda lojës për të shpërndarë thashetheme apo “lajme te rreme” duke shenjestruar të tjerët në mënyra të vështira për t’u gjurmuar.
Metaversi mund t’ua mundësoj regjimeve të motivuara ose grupeve ekstremiste të shkojnë një hap më larg. Shtresat zhytëse të tekstit, zërit dhe pamjeve në mjediset virtuale do të ofronin mënyra të reja dhe bindëse për të shpërndarë përmbajtje çorientuese ose ekstremiste.
Në mjediset ku individët mund të paraqiten nga avatarë me pseudonim do të bëhet edhe më e vështirë të dish se kujt mund t’i besosh kur janë në pyetje informacionet e ndjeshme. Kjo mund të hapë rrugën për një periudhë të re të spiunazhit.
Spiunazhi dixhital tashmë është përdorur nga dhjetëra vende për të siguruar çasje në pronësinë intelektuale komerciale, pronësinë e teknologjisë ushtarake si dhe informacionet personale e financiare. Një metavers që përmban pothuajse të gjitha tiparet e jetës – punën, marrëdhëniet, pasuritë, identitetin – mund të jetë i ndjeshëm ndaj shkeljeve apo manipulimeve anembanë globit.
Shtetet dhe korporatat do të jenë gjithashtu në gjendje të përdorin metaversin për t’u përfshirë në vëzhgim shumë më të sofistikuar.
Shtetet tashmë kanë përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për të monitoruar sjelljen e individëve. Kompanitë e kanë përdorur për zhbllokim të pajisjeve ose animimit në kohë reale. Integrimi me metavers së bashku me problemet e privacisë që i paraqet mund ta bëjë atë edhe më të gjithë pranishëm. Nëse keqpërdoret, kjo teknologji mund të shfrytëzohet lehtësisht për të vëzhguar çdo pjesëmarrës të saj në mbarë botën.
Edhe infrastruktura fizike e metaversit ka mundësi të ketë dobësi të reja.
Një grup teknologjish, si hardueri, rrjetet kompjuterike dhe mjetet e pagesave do të mbështesin funksionalitetin e metaversit. Vendet që kanë kontroll mbi këto teknologji do të kenë ndikim të konsiderueshëm ndërkombëtarë, sikurse vendet që sot kanë kontroll në rrugët e transportit apo furnizimin me naftë.
Kina mund të kontrollojë shtyllën e metaversit në shumë cepa të botës falë iniciativës së sajë “Rruga Menafshet Dixhitale” e cila financon sisteme të telekomunikacionit në disa vende të botës. Tajvani, i cili dominon në industrinë e gjysmëpërçuesve që mbështesin nevojat kompjuterike, sipas të gjitha gjasave do të bëhet edhe me shumë shtyllë kyçe globale.
Ndërsa ky lloj i infrastrukturës fizike do të jetë i ndjeshëm ndaj hakerëve dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit. Nëse njerëzit në metavers do të zotërojnë prona, sigurojnë jetesën, dhe socializohen, atëherë mungesat e pajisjeve e ndërprerjet e shërbimeve mund të rrezikojnë jetesën e stabilitetin social.
Pavarësisht këtyre kërcënimeve, metaverse ka gjithashtu potencial për të ndryshuar çështjet globale për të mirë. Diplomacia ndërkombëtare mund të zhvillohet në ambasadat virtuale. Kombet më të vogla e më pak të fuqishme mund ta sigurojnë një fushë loje më të barabartë e më të aftë për të qëndruar në kombinim me çështjet globale ose ndoshta për të krijuar aleanca të paparashikuara.
Mjediset virtuale gjithashtu kanë dhënë premtime për aktivistet që i rezistojnë autoritarizmit dixhital. Në Minecraft, “Reporterët Pa Kufij” kanë sponzorizuar një “Bibliotekën e Pacensuruar” ku përdoruesit mund të shihnin përmbajtje të cenzuruar të shkrimtarëve disidentë nga vendet si Arabia Saudite, Rusia dhe Vietnami. Është e mundur që metaverse mund të sjellë premtim të ri për liri e transparencë përtej kufijve.
Por, pasojat e metaversit mund të jenë edhe më radikale.
Nëse bëhet gjithëpërfshirës ashtu siç parashikohet, metaversi mund të nxisë komunitete virtuale, rrjete dhe komunitete që i tejkalojnë kufijtë dhe identitet kombëtare. Individët do të mund të identifikohen në radhë të parë me organizatat autonome të decentralizuara të bazuara në metavers me politikat e tyre gjoja të jashtme. Një tranzicion i tillë do të mund të mandatojë rikonceptimin e aferave politike nga themelet.
Metaversi mund të këtë lindur në fanta-shkencë, por na takon ne të shkruajmë një të ardhme e cila bazohet në realitet.
Zoe Weinberg është themeluesja e një fondi inkubacioni teknologjik që punon për të luftuar autoritarizmin.
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri