Merreni seriozisht krizën në Maqedoni

09:10 | 20 Prill 2016
Arbresh.info

Nga: Koço Danaj

Kriza në Maqedoni po merret shumë lehtë. Lehtë nga BE. Lehtë nga SHBA. Lehtë nga fqinjët.
Pse? Kush kërkon lufte? Shqiptarët? Jo. BE ndoshta. SHBA jo nuk ka interes. Ajo është në pragzgjedhje dhe ka nevojë për statukuo. Kush atëherë?

Dy shtete duan luftë apo trazira. Serbia dhe Greqia. Serbia e do për të forcuar gjoja rolin e saj moderator në rajon. Greqia e do për interesa të saj politike.

Po shqiptarët? Ata nuk duan luftë. Por ata janë në gjendje ta ndalojnë atë në teritoret shqiptare.

Po si? Kështu siç janë sot? Të përçarë në 6 parti? Jo. Askurrë. Politikanët shqiptarë i kanë përçarë. Ata kanë vetëm një rrugë. Të bashkohen. Të ngrihen mbi inatet personale. Mbi politikën e inatit.

Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Zijadin Sela, etj etj, duhet ta kuptojnë se këtë herë do digjen dhe shtëpitë e tyre, pasuria e tyre. Nuk mund të shpetojne dot duke ju lëpirë Gruevskit dhe Zaevit.

Ata mund të shpëtojnë vetëm po të bashkohen. Nuk ka më formulë “edhe…edhe”. E vetmja formulë është “Ose bashkim dhe opozitë etnike. Ose përçarje dhe fund i turpshëm i tyre”.

Kjo vlen dhe për Tiranën dhe për Prishtinën. Situata aktuale në Maqedoni të kujton sentencën universale dhe aktuale: Hanibal ante portas!!!!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme