Nga: Jakup Krasniqi
Një pyetje që shpesh ia bëjë vetës, është: A ia vlen të mendoj me zë për fenomenet e ndryshme shoqërore apo duhet të heshti si shumë kush në ketë shoqëri?
I them shpesh vetes, me mendimin tim opozitar që unë e konsideroj goxha të sinqertë mos po bëjë që t’ia kthej vetit gjithë mllefin e (Zotërave të Olimpi), grupeve të ndryshme të interesit, që interesat e tyre i kanë gjetur në krimin e organizuar dhe në korrupsion?
Kësaj radhe dua të flas për dy tema, mbase këto tema nuk janë më parësore e problematike në shoqërinë shqiptare. Që në fakt njëra është gjithëkombëtare e tjetra e kufizuar në kufijtë e Kosovës. Por, gjithsesi janë fenomene që duhet evidencuar dhe eliminuar. Heshtja është ushqim i kësaj të keqe nga e cila duhet të shkëputemi sa më parë!
E para: Feja në shkolla? Debati u hapë në Shqipëri nga Kryeministri i saj. Sigurisht që kjo çështje do të duhej që t’ju lihej ekspertëve të arsimit shqip, që të shoshitej mirë e mirë e pasi të përpunohej mirë e mirë, tek pastaj të dilej në opinion me një mendim të pjekur mirë. Por pasi veprimet e qeveritarëve tanë, janë si ato veprimet “çka të bie në lugë”, e në lugë mund mos të bie asnjë kokërr fasule, janë veprime që na kanë sjellë në ketë gjendje e cila ka pak dalje dhe as njëra nuk është dalje e mirë.
Jam i bindur se problemi kryesor në shoqërinë tonë nuk është të mungesat e njohurive fetare, të cilat këtyre 20-25 viteve i kishim më bollëk, por të mungesa e kulturës shqiptare, bile edhe e historisë së formëmimit të kombit shqiptar, madje edhe të përdorimit të gjuhës shqipe në jetën kulturore, politike e publike. E menjëherë pas kësaj vijnë mungesat e shumta për dijet shkencore pa të cilat nuk ka progres shoqëror. Përqendrimi ynë duhet të jetë, në vlerat e traditës sonë kombëtare, të ajo traditë që e kultivuam ndër shekuj, krejt deri në ditët tona. Pa traditën tonë kombëtare mund të ishim gjithçka tjetër (grekë, latin, sllavë e turq), por jo këta që jemi – shqiptar.
E dyta, është debati për udhëheqësit e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë përfshirë edhe ata nga Kosova. Ne e dimë që BE-ja, me rezolutë ka kërkuar që nga të gjitha vendet e kampit socialist, t’i dënojnë e të distancohen nga krimet e komunizmit. Unë nuk e di se në cilin vend ish socialist, ka pasur më shumë krime të komunizmit sesa në Kosovë. Ajo periudhë në Kosovë, ka lënë më shumë se 80.000 viktima (vetëm lufta e fundit mbi 13.500 viktima), në burgjet e kazamatet e ndryshme jugosllavë, janë mbajtur mbi 600 shekuj burg (vetëm pas vitit 1981 mbi 250 shekuj burg mbajtën shqiptarët), pa i llogaritur të ndjekurit e të shpërngulurit nga trojet shqiptare që janë më qindra e mijëra. Madje krimet e kryera në Kosovë nuk ishin vetëm mbi bazën ideologjike, ishin edhe mbi bazën etnike, pra ishte një krim i dyfishtë dhe i veçantë nga ato të shteteve të tjera ish komuniste.
Ne, për pak vite, i harruam të gjitha krimet e Tito- Rankoviqit e më pas të Millosheviqit dhe të bashkëpunëtorëve të tyre shqiptar.
Çka po bëjmë ne, për t’i dënuar krimet e atij regjimi i cili e mbylli historinë e tij, duke ushtruar gjenocid mbi popullin shqiptar të Kosovës. Vetëm dhunimi i mbi 20.000 grave shqiptare, është gjenocid, pa përfshirë këtu planifikimin për dëbim e shfarosje. Siç po diskutohet këtyre ditëve, mbase jo vetëm këtyre ditëve, ne, bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, që u qëndruan besnik Tito-Rankoviqit e Millosheviqit duhet t’i shpallim “legjendarë” e t’ju ngrisim përmendore në qytetet e fshatrat tona?! Se, sikur mos të ishin ata (bashkëpunëtorët) për të thënë : “Udri. Udri”, njerëzit tanë “nuk do mbeteshin gjallë”?! Na kanë shpëtuar e na kanë …, siç i pat thënë ajo halla, Bajram Rexhepit!
Siç po duket, edhe në këto dy rrafshet e sipërpërmendura, ne shqiptarët po vazhdojmë të jemi sui generis!
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...