Nga: Shkelzim Murtezi
Me nënshkrimin e MSA-së Kosova rrezikon të behët një Greqi e dytë, duke qenë së ne do pranojmë heqjen e doganës, që nënkupton që nga buxheti i përgjithshëm 1,7 miliard euro do humbim 1,1 miliard euro në vit dhe do mbesim me vetëm 600 milion euro buxhet, si pasojë duhet ti largojmë 50% zyrtarëve publik nga Puna në të gjitha fusha (shëndetësi,Arsim, Polici, Institucione të tjera ) Shume Projekte nuk mund të financohen më direkt nga buxheti, MSA do na shpërblen me projekte kundër migrimit ilegal, pajisje policisë, infrastrukturës.
Unë mendoje qe njëherë duhet të bëjmë reforma ekonomike për ta rritur ekonominë duke rritur buxhetin përmes tatimit dhe jo përmes doganës, në mënyrë që ta kemi një buxhet garantues para qe ta heqim doganën, duhet të krijohet një fond fillestar prej 300 milion eurove, në të cilën duhet të parashihet 50% mbulimi i kostove(bileta,hoteli,taksi etj) për menaxheret e eksportit në fabrikat kosovare që i bëjnë në vende të ndryshëm për të lobuar për produktet e tyre, po ashtu mbështetjen e fabrikave me pajisje nëse dëshmojnë që kanë kontrata për eksport.
Për të nxitur investor, shteti duhet ta heq tatimin për fitime të bëra jashtë Kosovës dhe duhet ta krijoje ligjin që çdo ndërmarrje ” e re” të jetë 2 vite të para pa tatim fitim, nëse punësojnë gjatë këtyre 2 vite 50 punëtor atëherë do kenë edhe 2 vite të tjera pa tatim në fitim, duhet të subvencionohet bujqësia duke i pajisur me makineri, aftësim profesional, me kontribute financiare shtetit nëse bëjnë eksporte.
Sistemi pensional duhet të ndërrohet, që gjenerata aktuale e punës të paguajë për gjeneratën aktuale të pensionisteve, duke 3-4 fishuar pensionin aktual, duke pasur parasysh numrin më të madh të punëtorëve me mbi 360.000 punëtor të regjistruar që paguan trustin pensional të rregullt dhe numrin me të vogël të pensionisteve me 127.000 pensionist.
Nëse Qeveria shpërblen ndërmarrjet duke i ndihmuar me pagimin e pagës për 3 muaj të par dhe përmes bërjes së më shumë kontrolla nga ana e Inspektorëve të punës do kontribuon në rritjen e punëtorëve të regjistruar duke qenë së supozohet që numri i punëtorëve të regjistruar dhe të pa regjistruar është diku rreth 480.000, ndërsa trusti i mbledhur me 1,2 Miliard euro do të shërben si garantues për kohë të vështira dhe ky kapital i mbledhur mund të rritet përmes investimeve në aksione të ndryshëm.
Ndërsa kontributet te asistencës sociale që marrin pensionistet aktual do shkojnë të ata që marrin ndihmë sociale duke 2-3 fishuar asistencën sociale, por që mos të bëhen njerëzit dembel ata që marrin ndihme sociale duhet ta kenë për obligim të shkojnë çdo dit 8 ore në qendrat për aftësim profesional dhe të avancohen dhe të përgaditen për tregun e punës dhe të kenë një limit caktuar së të sa ndërmarrje ata në javë duhet të aplikojnë për punë ose të shkojnë tek ndërmarrjet publike.
Sistemet dhe Organizatat jo qeveritare të cilët kryen punë Publike duhet të marrin buxhete nga shteti për të garantuar funksionimin e tyre, sepse kryen shërbime në interes publik.
Sistemi Aftesimit Profesional duhet të avancohet dhe të aktualizohet përmes kurikulave të reja dhe përmes lidhjes së shkollave profesionale me ndërmarrjet, duke garantuar praktik të vazhdueshëm, po ashtu duhet të pajisen me hapësira teknike ku mund të zhvillojnë përveç praktikes në ndërmarrje edhe praktikën në shkollë sipas sistemit europian.
Opozita është dashur të vjen me kësi propozime e jo të merret së nëse dikush në qeveri i tha Gomar apo Magar ndërsa qeveria nuk duhet të merret me ofendimin e popullit por me realizimin e zgjidhjeve lartëcekur.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...