Nga: Ibrahim Berisha
Parafisi është i lumtur se është elitë dhe civilizim i përhershëm politik dhe qeveritar. Është kryesori për të përcaktuar standardin e përgjithshëm profesional me kutin e provincial politik, maksimalisht injorant dhe komod në ishullin e tonë. …
Nga ikja e kohës, jeta e fisit, veçmas logjika dhe praktikat e fisit, nuk kanë ndryshuar edhe shumë. Ndryshimi kryesor mund të duket vetëm në kuptimin e misionit fisnor. Në vend të gurit dhe të thikës atëherëmoti, fisi dhe mbase edhe fisniku i sotshëm, ndryshe nga ai i dikurshmi pra, nuk shkon në gjah për të vdekur, por niset vetëm kur të jetë qind për qind i sigurtë se mund të vrasë. Nuk bënë punën fisnore se i dikton mundi ekzistencial, por se e ka thellësisht kulturë dhe mënyrë (teknikë) jete.
Ajo që mund të thjeshtësohet ende për sqarim është pikërisht teza e Quinnit, nëse “logjika e fisit mund të mbetet brenda civilizimit të sotshëm?”. A mund pra që një kierarki fisnore të shfrytëzojë dhe të riprodhojë vlera civilizuese? Përgjigjja ndoshta do të ishte po, në kontekstin e dilemës. Fisi modern profesional është i dobishëm pse nuk ka grup tjetër më të organizuar, së paku nuk ka grup tjetër më agresiv, më të sofistikuar mbi privilegje klanore.
Mbase dikur për të qenë fis duhej vetëm gjaku dhe trupi, ndërsa tashti përkatësinë e një fisi e diktojnë komponente tjera. Gjithësesi jo fizike (gjaku dhe trupi). Fisin e sotëm e bëjnë idetë, mendimet, politikat, kulturat dhe sjelljet e njejta të “fisnorëve”. Balli i fisit ose balli i flamurit dikur, tashti në një formë shumë sindromike kthehet në shpresë se në fisin modern jofizik gjithësecili, ama gjithësecili që do të ketë teknika dhe forcë në duar, bëhet jo vetëm një fisnik i zakonshëm, por edhe do të ketë mundësinë të jetë në krye të kresë së fisit. Pikërisht sipas modelit makiavalist: mjeti prore e arsyeton qëllimin. Edhe kur qëllimi mund të jetë vetëm një fiksion, por ama të jetë fiksion revolucionar, pra që të lë sa më shumë viktima mbrapa dhe të ketë sa më pak të gjallë” shpirtërorë” përpara. Kjo mund të jetë logjika e fisit intelelektual dhe arsyeja e mbetjes së saj kaq vitale brenda civilizimit tonë.
Prapë do ndalur në thënien e Quinnit: Bëhet fjalë për “fiset profesionale” dhe jo për fiset etnike. Jo pra, për “fise, bashkësi njerëzisht që kanë detyra të njejta”. Më sakt, jo për “Lisin e gjakut” (atësie) dhe as për “Lisin e tamblit” (amësie), siç shkruan në Kanunin e Lek Dukagjinit. Detyrave u shtohen edhe qëllimet e njejta. Por, në fisin shqiptar, qëllimet e njejta të “fiseve profesionale” duken me detyra ende më të njejta. Pikërisht praktika shqiptare koinicidon me identifikimin mitik – “mendimi i egër fisnor” kundrejt historisë së filozofisë, përkatësisht – “mendimit të urtë qytetërues” (Levi Strosi).
Cilat do të ishin tipet e fisit profesional shqiptar në Kosovë? Dhe a mund të fillohet pikërisht prej fisit intelektual, akademik, për të vazhduar me fisin e “mocanikëve të rrugëve”, pastaj me fisin politik, më tutje me fisin ideologjik, edhe më tej, me fisin rajonal dhe tutje e tutje, për të mbërritur tek fisi nepotik, që në gjuhën më të kuptueshme d.mth., ajo që e njohim ngahera, fis i lidhjeve të gjakut (vuajtje dhe sakrifice privilegjesh në emër të balit dhe lokes). Si mund të funksionojë kjo strukturë fisnore profesionale? Në kontekstin sociokulturor, atëherë secili nga ky grup do të duhej ta kishte kryparin dhe kryepari, po në përmasat e lartësisë dhe kierarkisë, do të duhej të hante edhe përgjegjësinë për vitalitetin e fisit, ndërsa privilegjet pastaj do t’i lëpinte anëtarësia e koduar e fisit.
Në kuptimin e vizionit nuk ndryshon fare kryepari prej fisit dhe as fisi prej kryeparit. Kryepari më i pari dhe pastaj edhe fisi dëgjohen me aq përkujdesje të thonë: unë e fillova i pari këtë në mendim, unë e fillova këtë në gjuhësi, unë këtë në letërsi, unë këtë në politikë, unë këtë në sport, unë këtë në muzikë, unë këtë në …., dhe kështu gjithmonë privilegji u takon se ishin dhe duhet të mbesin të parët, sepse ashtu ua ka përcaktuar jo dëshira, por misioni për të qenë vërtetë të parët në vizionin e tyre fisnor.
Nuk është puna se logjika fisnore profesionale ua thotë se fisnorët duan dhe duhet të jenë të parët, por gjërat komplikohen shumë kur ata duan të jenë më të fundit e fundit. Pas tyre, nuk do të mbetet asgjë, veç emrit dhe kujtimit për madhështinë e fisit dhe fisnikëve që ishin dikur . Po, sociologët japin një shpjegim themelor për fisin. Anëtarët e fisit kanë një “mision të përbashkët”. Pra, misioni i fiseve profesionale në shoqërinë shqiptare të Kosovës, është se ata, sipas bindjes së tyre, ishin kudo të parët, ata ishin që e nisën, sepse gjithëçka ishte keq e më keq, ishte zi e më zi, dhe pastaj se ata do të jenë të fundit dhe çdo gjë pas tyre do të jetë keq e më keq dhe zi e më zi. Ndërsa misioni i fisit në të kaluren ishte që të rritet dhe ngritet prosperiteti i grupit dhe i anëtarëve, misioni i fisit profesional në shoqërinë shqiptare të Kosovë është, të mos ketë dhe të mos funksionojë asgjë e gjallë jashtë fisit të tyre. Apo se jashtë atij fisi ka vetëm njerëz që bëjnë jo misionin e shenjtë të ndonjë fisi tjetër, por misionin e detyruar të jetës. D.m.th se ata vetë e kanë detyrën të jetojnë, punojnë dhe heshtin.
Quinn shkruan se fisi ka prirje për të theksuar dhe mbrojtur vlera të vjetra dhe të padobishme. Kështu mbrohet identiteti, pozita dhe privilegji i fisit profesional. Po ai shkruan për shoqëritë moderne dhe fiset e tyre, ndërsa në botën shqiptare nuk mund të bëhet fjalë në kuptimin e plotë për fisin, por për parafisin profesional. Parafisi është i lumtur se është elitë dhe civilizim i përhershëm politik dhe qeveritar. Është kryesori për të përcaktuar standardin e përgjithshëm profesional me kutin e provincial politik, maksimalisht injorant dhe komod në ishullin e tonë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...