Për një moment, ngjau sikur ka ardhur një sherif i ri.
Pak më shumë se dy muaj në presidencën e Donald Trump, diktatori i Sirisë, Bashar al-Assad, lëshoi një nga sulmet kimike të markës tregtare në qytetin e Khan Sheikhoun në Sirinë veriperëndimore.
Numër i madh civilësh u vra dhe Trump i pa imazhet e fëmijëve të mbytur deri në vdekje.
Më pas ai u shfaq i vendosur t’i tregojë botës se presidenca e re nuk është asgjë më shumë se ajo e vjetra.
Brenda 48 orësh, Trump foli para kombit, duke thënë: “Bashkëpunëtorët e mi amerikanë, diktatori sirian Bashar al-Assad ka nisur një sulm të tmerrshëm të armëve kimike duke vrarë civilë të pafajshëm. Kjo ishte një vdekje e ngadaltë dhe brutale për kaq shumë njerëz. Edhe foshnjat e pafajshme u vranë mizorisht në këtë sulm barbar”.
Trump i cili kishte kritikuar pafundësisht Barack Obamën për mos zbatimin e “vijës së kuqe” në Siri, tha se nuk do të lejonte që Assad t’i shpëtonte asaj që u përpoq të bënte.
Ai urdhëroi një sulm raketash në bazën ajrore nga ku filloi sulmi dhe deklaroi: “Është në interesin vital të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara për të parandaluar përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike”.
Nocioni që Trump po sillte një politikë të re dhe koherente ndaj rolit të Amerikës në Siri, u zhduk shpejt.
Në një intervistë që përshkruan ngjarjet disa ditë më vonë, ai kujtoi darkën me presidentin kinez Xi Jinping në Mar-a-Lago.
“Ne kishim copën më të bukur të tortës me çokollatë që ju keni parë ndonjëherë dhe Presidenti Xi po e shijon atë”, pati thënë ai.
Me krenari ai i tregoi presidentit kinez se Shtetet e Bashkuara kishin “shkarkuar vetëm 59 raketa…që ishin nisur për Irak”, duke gabuar emrin e vendit të synuar.
Sulmet ajrore në Siri shumë shpejt u bënë të dukshme dhe kjo nuk kishtë të bënte aspak me hapjen e një politike të re apo koherente.
Unë asnjëherë nuk kam qenë tifoze e qasjes së Obamës ndaj luftës në Siri. Kam shkruar për këtë në mënyrë të përsëritur, dhe nuk marr me kënaqësi të theksoj se ngjarjet më dëshmuan të drejtë. Gjithçka në lidhje me luftën civile siriane u shndërrua në një skenar më të keq për popullin sirian, për Lindjen e Mesme dhe për një pjesë çuditërisht të madhe të botës.
Qindra mijëra njerëz u vranë dhe miliona janë zhvendosur.
Flukset masive të refugjatëve, së bashku me brutalitetin e ISIS, kontribuan në ngritjen e lartë të anti-emigracionit në Europë.
Lufta hoqi tabunë për përdorimin e armëve kimike dhe përforcoi lojëtarët më të këqinjë në rajon, Iranin dhe Hezbollahun, duke hapur duyert për rihyrjen e Rusisë si një aktor kryesor në Lindjen e Mesme.
Obama deklaroi në 2011 se Assadi duhet të japë dorëheqjen, por pastaj bëri pak për të ndihmuar një gjë të tillë. Obama veproi me nxitim, prandaj edhe ngurroi.
Paralajmërimi i tij se Shtetet e Bashkuara do të reagonin nëse Assad përdorte armë kimike, linja e tij e famshme e kuqe, u shndërrua në një siklet kur nuk u zbatua pasi Rusia siguroi një marrëveshje fikse për të hequr armët e ndaluara të Asadit. Sipas mendimit tim, Obama dështoi keq në Siri.
Por qasja që përdori Obama nuk ishte e keqe. Trump është më keq.
Politika e Sirisë në administratën e Trumpit është vetëm një përleshje, por vdekja e “foshnjave të bukura” nuk shkakton më reaksion për Trump.
Dhe sirianët vazhdojnë të vriten. Vetëm vitin e kaluar janë vrarë rreth 39 mijë njerëz.
Nëse Obama bëri një hap që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin një hap para si lojëtar në Lindjen e Mesme, Trump ia dorëzoi këtë ofertë Rusisë dhe Iranit, vendeve që kanë shpëtuar Assadin.
Mbi ISIS-in, Obama premtoi të “degradojë dhe të shkatërrojë” organizatën terroriste. Trump e ndoqi atë plan, duke u përcjellë me sulme më agresive. Shteti Islamik është larguar nga territori që kishte nën kontrollë, pasi politika e nisur nga Obama dhe intestifikimi i Trump filluan të japin rezultate.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 2 mijë trupa në pjesën verilindore të Sirisë, por Amerika është e shqetësuar vetëm me terrorizmin, ndërsa Rusia, Irani dhe Turiq duan të hedhin rrënjë në tokën siriane.
Nën Trump, Uashingtoni tradhëtoi kurdët sirianë, luftëtarët që e bënë të mundur humbjen e ISIS-it. Shtetet e Bashkuara punuan me forcat demokratike siriane të udhëhequr nga kurdët, të komanduar nga milicia kurde. Por kur Turqia, e cila i sheh kurdët si armiq, i nisi forcat e veta së bashku me grupet rebele për të hequr kurdët nga zonat që ata i kontrollonin, Shtetet e Bashkuara nuk bënë shumë për të ndaluar atë.
Trump me zë të butë kërkoi nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan që të “heq dorë”, por Erdogan e injoroi atë.
Disa luftëtarë kurdë lanë pozicionet e tyre të mëbshtetura nga SHBA-të në fushatën anti-ISIS për t’u përpjekur që të shpëtonin njerëzit e tyre.
Por tani, Erdogan është triumfues për fitoren e Turqisë mbi kurdët në Afrin, ndërsa civilët ikin, qyteti është plaçkitur nga fituesit.
Sigurisht që zgjedhja mes një aleati të NATO-s dhe një grupi rebel ishte sfidë për SHBA-të. Por ju mund të jeni i sigurtë se ndikimi i tradhtisë së Amerikës do të jetë i qëndrueshëm dhe i dëmshëm.
Ndërkohë, pjesa tjetër e Sirisë është duke u pushtuar vazhdimisht nga Assad, i cili po bombardon spitalet në Ghouta Lindore dhe gjetkë, duke përdorur ende armë të ndaluara.
Dhe më e keqja ende po vjen. Kjo luftë e ka bërë Iranin dhe aleatin e saj, Hezbollahun, një forcë shumë më me ndikim dhe ngurtësi në kufirin me dy aleatë amerikanë, Izrael dhe Jordani. Dhe kjo e ka bërë Rusinë, një vend që pajton normat ndërkombëtare, ndërmjetësi kryesor në Lindjen e Mesme.
Rritja e Iranit dhe Hezbollahut do të thotë se ekziston një probabilitet i jashtëzakonshëm i lartë që një tjetër luftë mund të shpërthejë në Lindjen e Mesme, që përfshin Izraelin dhe Iranin.
Në këtë fazë, minimum që Amerika duhet të bëjë është të vendosë një ofensivë të mençur dhe të planifikuar për të ndihmuar në formimin e një Lindje të Mesme të qëndrueshme pas luftës siriane.
Por nën Trump, diplomacia amerikanë është në hije.
Departamenti i Shtetit lëkundet dhe ata që punojnë në administratë janë të zënë duke u kujdesur për karriket e tyre.
Nëse politika e Trumpit në Siri ka qenë e paqëndrueshme deri më tani, ka gjasa të marrë një kthesë tjetër me zgjedhjet e tij të reja për sekretarin e shtetit dhe këshilltarin e sigurimit kombëtar, Mike Pompeo dhe John Bolton. Ata të dy janë agresivë ndaj Iranit dhe Rusisë dhe mund të mos pajtohen me gatishmërinë e dukshme të Trump për të hequr dorë nga ndikimi i SHBA-ve ndaj Teheranit dhe Moskës.
Por sigurisht, Trump është Presidenti.
Trump kishte të drejtë kur tha që Obama ka dështuar në Siri, por deri me tani, edhe sherifi i ri nuk ka dëshmuar gjë. /CNN/ Përktheu: arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç