Detajet që po kërkohen të dihen nga PDK, janë të rëndësishme për ndërtimin e politikave zhvillimore që konseguojne në implementim. Shengeni e ulë arsyeshmërinë e hegjemonisë serbe në armatim. Po ashtu Shengeni Made in SHBA, e bënë të parëndësishëm Asociacionin e komunave me shumicë serbe por me krehjen kushtetuese. Sa i përket “Shengenit”, Made in SHBA, shqiptarët janë në themelim të tij e jo të i bashkëngjiten në proces siç ofruan nismëtaret e “Minishengenit” ballkanik made in Vuçiq – Rama.
Ky Asociacion me vërejtjet e Gjykatës kushtetuese dhe Shengeni me standardet e SHBA, do ti detyroj serbet dhe Serbinë të ulin armët ruse në serbi, dhe ta orientoj buxhetin në ekonomi, tregti e mirëqenie e jo në armatim. Shengeni i ulë dhe i bën të pa rëndësishme më.
Ekzistenca e tyre pra Asociacionit dhe Shengenit e shuan kushtin politik në të cilin thirret Vucic siç heqja e tarifave doganore, për tu kthyer pretendimet luftarake në marrëdhënie ekonomike.
Pra asociacioni i formuar sipas gjykatës kushtetuese të Kosovës, statutin e të cilës e kanë formua një ekip multietnik i cili duhet krehur prap në gjykatën kushtetuese, duhet të jetë edhe kusht për njohje të Kosovës nga Serbia.
Pikë e nxehtë që është e pa kalueshme do të jete edhe pretendimi kthimit të serbëve kolon dhe atë që nga viti 1975, dhe pretendimi për t’iu kthyer edhe pronat e tyre. Kjo është pa asnjë sens dhe nuk është dashur të jetë pjesë e debateve politike dhe as çfarëdo marrëveshjeje nëse i referohemi rrugëtimit të Kosovës nga pas lufta dytë botërore apo edhe më herët që nga luftërat ballkanike me theks do të shohim se nuk mund të flitet për kthim të të zhvendosurve serb nga Kosova, gjoja në pasuritë e tyre. Kjo nuk qëndron dhe do studim të matur. Janë disa periudha para dhe gjatë e pas luftës parë dhe dytë botërore e me theks pas viti 1990, vendosja e serbëve nga trevat tjera të Jugosllavisë në territorin e Kosovës si kolon nëpër kolonitë e ndërtuara enkas për ta në tokat shqiptare publike të krijuara me reformën agrare të pas luftës së dytë botërore apo private në kohen e okupimit klasik serbo-jugosllav komunist.
Po të njëjtin sens e përkushtim kërkon situata që po krijohet me ndërtimin e “luginës së diellit” që po ndërtohet në të njëjtën procedurë dhe për të njëjtin qëllim si ato që bëheshin në kohen e regjimit të Milloshevicit. E fundit, njerëzit që i kanë tjetërsua për pare pronat e tyre, ku t’iu gjendet tokë? Apo t’iu merret pronarëve të tanishëm legal. Kjo do të prodhoj konsekuenca të pa parashikueshme, kur dihet fakti se qeveritarët serb kanë bërë shumë transaksione fiktive dhe kanë krijuar dokumentacion të “zyrtarizuar” formalisht por tërësisht fiktiv përreth pronave të synuara me pronar shqiptarë. Këto e tjera detaje janë nder finesat që PDK po kërkon të sqarohen dhe me këtë edhe një “koke turku”.
Pra, detajet e marrëveshjes nuk janë sqaruar apo nuk janë kundërshtuar në parim. Kurse sa i përket pikave tjera kyçe në marrëveshje gjegjësisht “dokumentin e zotimeve” , ato vërtetë si të tilla janë të karakterit ekonomik por, në implementim i japin Kosovës rolin e shtetit si subjekt në marrëdhëniet ndërkombëtare.
____________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...