Shkruan: Hisen Berisha
Me datën 04/09/2020 në Shtëpinë e Bardhë mprehtësia e diplomacisë amerikane shembi për dhe Migat rus dhe sistemet raketore që ishin instaluar gjithandej Serbisë, njëkohësisht miqësinë e popullit izraelit e formalizojë në dokument zyrtarë ndërshtetërorë midis Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit.
Ku jemi sot ?
Këto dy zhvillime, pra çmontimi i armëve ruse-serbe dhe avancimi i pozitës shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën e diplomacisë ndërkombëtare e kanë trazuar nëntokën edhe mbitokën serbofile nëpër botë. Këta njerëz po e sulmojnë nga të gjitha aspektet këtë vepër të diplomacisë amerikane.
Dikush e quan si një “marrëveshje in egzistente”(nuk nënshkroi askush me askënd);
dikush thotë ia hapi dyert shkëmbimit territorial Kosovë-Serbi;
dikush e konsiderojnë si marrëveshje që ka jetë vetëm deri në fund të Tetorit, kur sipas tyre Presidenti Trump i humb zgjedhjet në SHBA.
Miliona zëra janë lëshuar me porosinë ruse që kjo marrëveshje të zvogëlohet në duart e paçebërësve botërorë dhe të përdoret sa më pak ose aspak nga politikbërja shqiptare në Republikën e Kosovës.
Pra kjo marrëveshje për mendimin tim bëhet edhe më e rëndësishme ngase angazhimi i palës antiamerikane dhe antishqiptare për moszbatimin e saj është bëre edhe më i madh se sa angazhimi i tyre për të mos u arritur ajo marrëveshje.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kryeministri Hoti më duket paksa i frikësuar nga suksesi i arritur në politikën e jashtme dhe efektet e këtij suksesi nuk po arrin t’i shumëzojë duke i ndarë edhe me partitë opozitare në vend.
Ai tentoj ti bënte bashkëhisetarë partitë opozitare para shkuarjes në Washington, ndonëse jashtëligjshëm (sepse gjykata kushtetuese e Republikës së Kosovës qartë e ka thënë se, Shtetin në bisedime e përfaqëson kryeministri i vendit), ndërsa pas kthimit nga atje, Kryeministri po e ndanë suksesin me shoqërinë civile para se me ia dhënë “hisen” opozitës.
Unë mendoj se PDK e ka pjesën më të madhe në këtë sukses pikërisht pse refuzoj të ishte pjesë e delegacionit. Mu për këtë punë është meritore sepse më këtë veprim e ka shpëtua qeverinë Hoti pa shkelë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pastaj PDK me deklarata dhe qëndrime kryeministrit po i krijonë hapësirë që në secilin takim qeveria jonë të kërkojë njohjen nga Serbia dhe të mbyllim njëherë e përgjithmonë kapitullin e luftërave serbo-shqiptare.
Pra nëse Kryeministri Hoti vazhdon ta mbaj ndërlidhur për LDK-në suksesin e qeverisë, ajo me ketë veprim do t’a ndihmojë propagandën ruse dhe zvogëlon efektin pozitiv të marrëveshjes në politikën e brendshme duke favorizuar edhe rivalët e brendshëm.
Pra në përmbledhje të terë kësaj kakofonie post Washington dua të them se asgjë dhe askush nuk ka shanca që të minimizojë efektin pozitiv dhe historik në shtetet nënshkruese të kësaj marrëveshje, kjo e para.
Pastaj kjo marrëveshje nuk e hap mundësinë e një shkëmbimi territorial serbo-kosovar pasi kjo mundësi është mbyllur pas largimit të Bolton nga këshilltari i Presidentit Trump.
Krejt në fund, kjo marrëveshje nuk hap mundësinë e organizimit të një Dejtoni për Kosovën, për arsyen e vetme se çlirimi i Kosovës me luftën e UÇK-së e veçanarishtë Beteja e Koshares(që ngjasonë me “Olujën” kroate), si dhe ndërhyrja ushtarake e SHBA-ve me partnerët nga radhët e NATO s, për ndaljen e gjenocidit serbosllav mbi kombin shqiptar në Kosovë e cila e detyrojë Serbinë në marraveshjen e Kumanovës në vitin 1999, e bëjnë më të ngjashëm shtetin e Kosovës me Shtetin e Kroacisë se sa me shtetin e Bosnjës i cili lindi nga Dejtoni.
Pra janë shumë fakte që këtë marrëveshje e bëjnë historike dhe një rruge të re të diplomacisë së SHBA së të cilën, Ne diplomacia kosovare duhet ta ndjekim me vendosmërinë më të lartë institucionale.
Fëmijëve të mi dhe fëmijëve të të gjithë heronjve e bashkëluftëtarëve të UÇK Ju them me bindje se ardhmëria e tyre në shtetin e Kosovës po rikthehet duke ngjallur shpresat dhe duke na obliguar që amanetin e tyre ta mbajmë gjallë edhe ta përsërisim me krenari duke e bërë roje të shtetësisë së Republikës së Kosovës përjetësisht.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A