Marrëveshja e Gjelbër Evropiane është përgjigja e Evropës ndaj thirrjes së qytetarëve tanë. Është një marrëveshje nga Evropa, për Evropën dhe një kontribut për një botë më të mirë. Çdo evropian mund të jetë pjesë e ndryshimit
A duam ne, njerëzit, të vazhdojmë të jetojmë mirë dhe të sigurt në këtë planet? Njerëzimi po përballet me një kërcënim ekzistencial – e tërë bota ka filluar ta shohë. Pyjet po digjen prej Amerikës deri në Australi. Shkretëtirat po rriten në Afrikë dhe Azi. Rritja e niveleve të detit po i kërcënon qytetet tona evropiane dhe ishujt e Paqësorit. Njerëzimi ka parë fenomene të tilla edhe më parë, por jo me këtë shpejtësi.
Shkenca na thotë që mund ta ndalojmë këtë epidemi, por koha po na mbaron. Komisioni i ri Evropian nuk po humbë kohë së koti. Sot, më pak se dy javë qëkur kemi marrë mandatin tonë, po e paraqesim hartën tonë rrugore për një Marrëveshje të Gjelbër Evropiane.
Qëllimi ynë është të bëhemi kontinenti i parë joklimatik deri në vitin 2050, duke e ngadalësuar ngrohjen globale dhe zbutur efektet e saj. Kjo është detyrë për brezin tonë dhe të ardhshëm, por ndryshimi duhet të fillojë tani – dhe e dimë që mund ta bëjmë.
Marrëveshja i Gjelbër Evropiane, të cilën po e prezantojmë sot, është strategji e re e Evropës për zhvillim. Kjo strategji do t’i pakësojë emetimet, por gjithashtu do të krijojë vende pune dhe do ta përmirësojë cilësinë e jetës sonë.
Peri i gjelbër është ai që do t’i përshkojë të gjitha politikat tona – prej transportit deri në tatim, prej ushqimit deri në bujqësi, prej industrisë deri në infrastrukturë. Me Marrëveshjen tonë të gjelbër duam të investojmë në energji të pastër dhe ta zgjerojmë tregtimin e emetimeve, por gjithashtu do ta forcojmë ekonominë qarkore dhe do ta ruajmë biodiversitetin e Evropës.
Marrëveshja e Gjelbër Evropiane nuk është vetëm nevojë: ajo do të jetë shtytëse e mundësive të reja ekonomike. Shumë firma evropiane tashmë po bëhen të gjelbra. Ato po i shkurtojnë gjurmët e tyre të karbonit dhe po zbulojnë teknologji të pastra. Ato e kuptojnë që ka kufij planetarë: Kompanitë evropiane të të gjitha madhësive e kuptojnë që të gjithë duhet të kujdesemi për shtëpinë tonë të përbashkët. Ato gjithashtu e dinë që nëse zbulojnë zgjidhje të qëndrueshme të së nesërmes, kjo do t’ua japë atyre përparësinë e parë për lëvizje.
Ajo që bizneset dhe krijuesit e ndryshimit kërkojnë nga ne është qasja e lehtë në financa. Për ta arritur këtë, ne do ta dorëzojmë një plan investimesh për një Evropë të qëndrueshme. Ky plan do t’i mbështesë një miliard euro investime gjatë dekadës së ardhshme. Do të punojmë krah për krah me Bankën Evropiane për Investime, bankën klimatike të Evropës.
Marsin e ardhshëm do ta propozojmë Ligjin e parë evropian për klimë për ta përcaktuar rrugën përpara dhe për ta bërë atë të pakthyeshme: investitorët, inovatorët dhe sipërmarrësit kanë nevojë për rregulla të qarta për t’i planifikuar investimet e tyre afatgjata.
Gjersa e promovojmë transformimin në mënyrën si prodhojmë, konsumojmë, jetojmë dhe punojmë, gjithashtu duhet t’i mbrojmë dhe shoqërojmë ata që rrezikojnë të goditen më shumë nga ndryshimi i tillë. Ky tranzicion duhet të funksionojë për të gjithë, ose nuk do të funksionojë fare. Unë do ta propozoj krijimin e një Fondi për Tranzicion të Drejtë – dhe dua që ai t’i mobilizojë, bashkë me levën e Bankës Evropiane për Investime dhe paratë private, njëqind miliardë euro investime gjatë shtatë vjetëve të ardhshme. Do të sigurohemi t’i ndihmojmë ato rajone të Evropës që duhet ta ndërmarrin një hap më të madh, për të mos e lënë asnjë prapa.
Në gjithë Evropën, të rinjtë dhe të moshuarit nuk kërkojnë vetëm veprime klimatike. Ata tashmë po e ndryshojnë stilin e jetës së tyre: mendoni për udhëtarët që përdorin biçikletën ose transportin publik, prindërit që zgjedhin pelena të ripërdorshme, kompani që heqin dorë nga plastika me një përdorim dhe sjellin alternativa të qëndrueshme në treg. Shumë prej nesh jemi pjesë e kësaj lëvizjeje evropiane dhe globale për klimën.
Nëntë prej dhjetë qytetarëve evropianë kërkojnë veprime vendimtare për klimën. Fëmijët tanë mbështeten në ne. Evropianët dëshirojnë që Bashkimi i tyre të veprojë në shtëpi dhe të drejtojë jashtë vendit. Pikërisht këto ditë, e tërë bota është mbledhur në Madrid për konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën, për t’i diskutuar veprimet kolektive kundër ngrohjes globale.
Marrëveshja e Gjelbër Evropiane është përgjigja e Evropës ndaj thirrjes së qytetarëve tanë. Është një marrëveshje nga Evropa, për Evropën dhe një kontribut për një botë më të mirë. Çdo evropian mund të jetë pjesë e ndryshimit.
Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...