Nga: Fadil Maloku
1.Maqedonisë, në këtë fazë emancipimi dhe zhvillimi politik, nuk e besoj që i duhet një kryeministër shqiptar! Ata mendojë unë, as që duhet ta lakmojnë këtë post…, për shumë arsye!
Midis tjerash, atyre akoma u mungonjnë edhe për pak kohë; fuqizimi i ndikimit të mëtejmë demografik; kapacitetet e duhura ekonomike; avancimi i të drejtave etnike, sociale, e kulturore, etj., gjithnjë, sipas standardeve Evropiane, që janë shoqëri multietnike (e jo unitare, si është tani për tani!?)dhe tipike demokratike.
2.Por, ajo çka u duhet më shumë në këto momente (pak a shumë historike!) është dhe ka të bëjë me: faktorizimin e mëtejmë politik në të gjitha: institucionet shtetërore dhe nivelet politike! Faktorizim ky që u pa qartë se ishte i pamundur të arrihej me dy partitë tradicionale (BDI-ja dhe PDSH-ja), anipse, Marrëveshja e Ohrit parimisht e kishte pikërisht këtë synim….!
3.Shqiptaret e Maqedonisë me forcën aktuale politike, kanë mundësi, peshë dhe rol interesant specifik, në raportet dhe statusin e gjithëmbarshëm të shtetit Maqedon, që TANI të insistojnë, jo më në KËRKESA e PRIVILEGJE, për klanet, grupet, dhe partitë e veta politike, por, në KUSHTE TË RREPTA, të afatizuara dhe të kornizuara (tashmë!) me: bartësit dhe artikuluesit e eksperteve (jo vetëm partiak!) shqiptaro- maqedon, në mënyrë që Projekti kushtëzues, të jetë sa më afatëgjatë! Nëse, nuk e arrijnë ata këtë synim…, vështirë, që do përsëritet kjo matematikë…politike në periudhat e ardhshme,
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...