Lufta ‘e shpejtë’ për shtetin e së drejtës që po tentohet të instalohet përmes kontrollit të ashpër dhe ndëshkimit, po i kthehet institucioneve ekzekutive me ‘revoltë’ të punonjësve në sektorin publik në nivel lokal, fundi i së cilës mund të jetë dramatik në planin afatgjatë.
Shkruan: Elvinë Sefiu
Pavarësisht se prej nga buron gjithë kjo revoltë, dhe drejtuesit e institucioneve i kanë të gjitha këto informacione, përgjigja do të duhej të kthehej në formën e bashkëpunimit dhe kërkimit të një zgjidhje të përbashkët. Refuzimi i eprorëve ekzekutiv për të komunikuar më të pakënaqurit, vetëm sa do të rrisë edhe më shumë rezistencën.
Nuk mund të luftosh për shtet të së drejtës dhe të njejtën kohë të mos njohësh “grevën” që është e garantuar me ligj, dhe besoj shumë se pagat për ta do të ekzekutohen jo më larg se data 5 shtator.
Në të kundërtën, vonesat veç se kanë filluar të prodhojnë edhe dëm financiar zinxhiror.
Vetëm me mos ekzekutim të pagave në sektorin publik, shteti i ka rënduar edhe më tepër barrën këtyre qytetarëve, që shumë prej tyre janë nëpër borxhe tek institucionet mikro e makro financare. Çdo vonesë, rritë presionin për të siguruar qarkullimin që e kishin të garantuar dhe stabil.
Instalimi gradual i shtetit të së drejtës do të prodhonte më pak “pasoja”, dhe në planin afatgjatë edhe vetë qytetarët në përgjithësi do të kuptonin rëndësinë e do të shndërrohej në kulturë qytetarë.
Është e padrejtë të mos ekzekutohen pagat për muajin e kaluar për mësimdhënësit, personelin mjekësor e shërbyesit civil, pavarësisht të dorëzimit apo jo të listave, që sigurisht se me të drejtë po i mbrojnë kryetarët e komunave.
Zgjidhje ka, mundësitë duhet të sigurohen nëse gjithë këta punonjës qenkan të mendimit se do të arrijnë të përballojnë çmimet e ushqimit, naftës, dhe energjisë elektrike. Në një vendim të ardhshëm, qeveria do të duhej të miratonte shtesën prej 100 eurove për të gjithë këta punonjës deri në miratimin e Ligjit për paga në sektorin publik, dhe të punojë ditë e natë për ta dërguar këtë ligj sa më parë në Parlament, qysh në javët e para të sesionit vjeshtor.
Me këtë veprim, pushteti aktual do të shuante dyshimet se është vetë sajues i kësaj krize sa për t’i ikur përgjegjësive edhe më të mëdha politike që e presin, duke e dërguar vendin në zgjedhje të reja.
(Elvinë Sefiu është kryeredaktore në portalin arbresh.info dhe për më shumë se dhjetë vjet ka punuar në medie si gazetare dhe redaktore)
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...