Pavarësisht definimit me Kushtetutë të Republikës, se Kosova në pikëpmaje territoriale është unike dhe e pa cënueshme, ka ditë që është ri-aktualizuar çështja e idesë së ashtuquajturës “korrigjim të kufijëve”, ku promotor publicistik i saj është kreu i shtetit (presidenti Thaçi). Faktikisht referencë burimore në aspektin ideor është Beogradi, por që promovohet në Prishtinë. Serbia në planet e saj karshi Kosovës ka futur edhe opsionin e ndarjes së saj, në veçanti me synim marrjen e pjesës Veriore të Mitrovicës, ku ndodhen edhe pasuri të mëdha natyrore, që janë jetike për ekzistencë për një numër të konsiderueshëm të popullatës në Kosovë, (konkretisht uji në Liqenin e Ujmanit) dhe thelbësore për zhvillimin ekonomik të Kosovës, siç është miniera e Trepçës.
Presidenti Thaçi është futur në aventurën e rrezikshme politike të lojës me kufijtë e shtetit për disa arsye:
Presidenti Thaçi është i vendosur në agjendën e tij, që këtë ide ta çoj përpara, pavarësisht zërave kritik që ka brenda dhe jashtë Kosovës. Ka totalisht një shpërfillje karshi reagimeve kundër që ka në këtë drejtim. Madje edhe protesta gjithëpopullore e organizuar me synimin për të paralajmëruar presidentin se nuk do japin mbështetjen e tyre në cënimin e tërësisë territorale, nuk prodhoj efekt reflektimi. Çështja e prekjes së kufijëve shtetëror, po zë vend edhe në qarqet ndërkombëtare dhe është bërë temë diskutimi në nivel të figurave përfaqësuese të disa shteteve.
Në anën tjetër, është formuar një delegacion qeveritar ku mori përkrahjen e shumicës së thjesht në Kuvend, i cili do marrë përsipër udhëheqjen e bisedimeve me Serbinë, po delë të jetë më tepër i natyrës teknike, sesa i fuqisë përfaqësuese politike. Partner i pranueshëm në bisedimet me Serbinë, për faktorin ndërkombëtar, është presidenti Thaçi, duke bërë një anashkalim të qëllimshëm të delagacionit qeveritar.
Format e veprimit për të stopuar realizimin e ndarjes territoriale të Kosovës duhet të bëhet në dy drejtime:
Duhet reagim – aktivizim gjithëpopullor, përndryshe pasiviteti mund të jetë stopues, e rrjedhimisht të bëjë të mundur realizimin e idesë për “korrigjim” cënimin territorial të shtetit.
Autori ka të përfunduar drejtimin e historisë, si dhe masterin në fakultetin Juridik, drejtimi financiar.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...