Bërza do mundësojë dhe përdorimin e kapitalit të grumbulluar nga Trusti i Kursimeve Pensionale dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit
Nga Behgjet Pacolli
Gjatë rrugëtimit dhe eksperiencës time në ekonomitë botërore, kam studiuar dhe vepruar ne modele të ndryshme zhviillimi në tërë globin.
Në kohën që jetojmë, tregu i aksioneve është themelor për zhvillimin edhe të ekonomive të reja. Jo vetëm të ekonomive të mëdha, por dhe atyre të vogla. Tregjet e Aksioneve/Bursat janë forca levizëse e zhvillimit ekonomik pothuajse në çdo vend të botës. Ato janë qendrat e sistemeve financiare dhe ‘mishërim’ i ekonomisë të tregjeve të lira. Një sistem për të cilin aspirojmë ta zbatojmë edhe në Republikën e Kosovës.
Sot para jush dua të shpalos dhe një program të politikës të zhvillimit ekonomik, dhe kjo është themelimi i Tregut të Aksioneve-Bursën e parë të Republikës të Kosovës.
Punët që duhet të bëhen:
BRENDA MANDATIT TE PARË:
1) Përgatitja e ligjeve që mundësojnë dhe rregullojnë tregun të aksioneve.
Ky Agjension, së bashku me Bankën Qendrore të Republikës të Kosovës (Opsionale), do të këtë për detyrë zbatimin e ligjeve, propozimin e rregullave të tregtimit të aksioneve dhe rregullimin e industrisë së aksioneve dhe letrave me vlerë.
2) Së bashku me institucionet financiare botërore dhe lokale, do të themelojmë tregun e aksioneve (bursën) e parë në Republikën e Kosovës.
MISIONI I BURSES SE KOSOVES
A- Platformë e alokimit të kapitalit
B- Platformë për shfrytëzimin e fondeve të Trustit Pensional të Kosovës dhe Fondit të Privatizimit.
Kjo do të mundësojë që në mënyrë më të sigurtë dhe më transparente, qindra miliona euro të qytetarëve të Kosovës të investohen në kompani kosovare dhe keshtu paraja jonë të punojë per ne dhe jo të mbahet jashtë.
C) Alternative e PPP-ve për PTK-në, KEK-un, Trepçën, dhe kampionët e tjerë të ekonomisë kosovare.
D) Përgjigje nevojës për kapital të kompanive të reja dhe inovative – kapital, apo diversifikim.
Kompanitë më inovative botërore që janë sot, si Google, Facebook, Tesla, etj., hovin më të madhë të tyre të zhvillimit e kanë arritur pasi janë listuar në bursat ndërkombëtare..
E) Platforme dhe siguri per Investitorë të huaj.
Kompanitë që do te listohen në Bursën e Kosovës veprojnë sipas rregullave dhe rregulloreve të rrepta. Kjo siguron sigurinë e trajtimit nëpërmjet bursës për investitorët lokal dhe të huaj.
F)Barometër ekonomik
Për të matur gjendjen ekonomike të një vendi, si një impuls, apo pasqyrë që tregon kushtet ekonomike, politike dhe ligjore të një vendi. Pasqyrë, e cila me qeverisjen tonë do të jetë nga më te sukseshmet.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...