Google ADS

LDK: Dallimet themelore midis dy mënyrave të ekzistencës

20:58 | 28 Janar 2020
arbresh.info

Janë dy grupime të mirëstrukturuara brenda partisë më të vjetër politike në Kosovë – LDK.

Grupimi i parë drejtohet, kontrollohet dhe qeveriset nga kronistët e 30 viteve ekzistencë të LDK-së, aktualisht nënkryetarë të saj, respektivisht Agim Veliu dhe Lutfi Haziri. Këta dy kryetarë komunash janë më të moçëm në LDK se sa vetë kryetari i saj, Isa Mustafa.

Projekti i votës për Isa Mustafën kryetar konsensual të LDK në kuvendin e saj të 9-të zgjedhor të mbajtur më 3 gusht 2019, – u orkestrua sipas planit që kur të bëhet Mustafa president i Kosovës në vitin 2021, Lutfi Haziri ta pasojë atë në krye të partisë. Ky ishte kompromisi i përkrahjes së kandidaturës së Vjosa Osmanit për bartëse të listës së partisë nga binomi Haziri & Veliu.

Grupimi i dytë ndërkaq drejtohet, kontrollohet dhe qeveriset (minimalisht) nga i ashtuquajturi “Brez i Republikës” me në krye Osmanin, të cilën e pasojnë brenda grupit parlamentar të LDK-së një numër i vogël deputetësh. Osmani dhe Abdixhiku, si dy reformatorë potencial të partisë, nuk kanë ndikim në parti por, kanë shumë ndikim në elektorat.

Këto dy grupime janë në “konflikt” të hapur rreth bashkëpunimit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Grupimi i parë, ai i seniorëve të LDK-së, nuk e pranojnë supremacinë Kurti, ndërsa grupimi i dytë i Brezit (…) synon ta shtrijë ndikimin politik në parti, në mënyrë që ta merr një ditë lidershipin e saj, rrjedhimisht ta mposhtë grupin e parë të nënkryetarëve me ndikim në parti.

Sot, një grusht të fortë variacionit Osmani, ia dha një deputet i mbivlerësuar dhe mbivotuar si, Driton Selmanaj. Ai u rreshtua pro-Veliut, duke e goditur Osmanin, vetëm e vetëm për pushtet politik në qeveri. Dobësimi i Osmanit është çelësi i luftës për kontroll brenda partisë dhe jo domosdoshmërisht kundër afeksionit me LVV.

Ky është dallimi themelor midis dy mënyrave të ekzistencës brenda kësaj partie. Po luftojnë brenda llojit karakteri tregtar i saj për pushtet dhe karakteri synues për pushtet.

Nëse deri më 4 shkurt, nuk ka Qeveri Kurti me marrëveshje politike LVV-LDK, atëherë kandidaturë (mos u çudisni!) e LDK në raundin e dytë të jetë Agim Veliu dhe jo Madame Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme