Një fjalë e urte kurde që citohet aq shpesh, do të ngjante shumë banale nëse nuk do të ishte e vërtetë. Një pakicë etnike me rreth 30 milion njerëz u përhap në Lindjen e Mesme, dhe sipas proverbës kurde ata “nuk kanë shokë tjerë, pos maleve”.
Ky proverb u vulos si i vërtetë edhe kësaj jave.
Kurdët, grupi i katërt më i madh etnik në rajon, kanë bërë fushatë për shtetin e tyre që nga fundi i viteve 1800. Në shpërndarjen e perandorisë Osmane që pasoi luftën e parë botërore, ata panë mundësinë e tyre. Kufijtë e një Kurdistan të mundshëm u morën në konsideratë në negociatat pas armëpushimit të vitit 1918, por pasi Turqia u tërhoq, francezët dhe britanikët rrëzuan ato plane dhe ndanë tokat e banuara me kurde midis Turqisë, Irakut dhe Sirisë.
Një mbretëri me jetë të shkurtër kurde brenda Irakut të ditëve moderne u shtyp në vitin 1924 me ndihmën e britanikëve.
Vendimi i javës së kaluar nga Shtëpia e Bardhë për të mos i qëndruar në rrugë pushtimit turk, ndërtoi një tjetër histori të hidhur për kurdët, e cila i ktheu ata sërish në vitin 1975.
Atë vit, presidenti irakian Saddam Hussein bëri një marrëveshje paqësore të befasishme me Shahin e Iranit. Armët dhe paratë amerikane që kishin hyrë në forcat kurde të Peshmergeve që luftonin Huseinin u ndërprenë papritmas. Ushtria e diktatorit irakian kundërveproi menjëherë për luftëtarët e bllokuar kurdë.
Deri në vitet 1980, amerikanet e shikuan Huseinin si më me favor. Administrata e Ronald Reagan vazhdoi të mbështesë luftën e tij kundër Republikës tani Islamike të Iranit, përderisa ushtraët e tij hodhën gaz dhe bombarduan komunitetin kurd në një fushatë që gjykatat irakene tani e kanë njohur si gjenocid. Një sulm me armë kimike në qytetin verior të Halabjes në mars 1988 vrau deri në 5000 njerëz, kryesisht civilë.
Në vitin 1990 pushtimi i Huseinit në Kuvajt e ktheu atë në një armik amerikan. Një forcë e udhëhequr nga SHBA-të e nxori Irakun nga Kuvajti dhe administrate e George Bush inkurajoi Shiitët dhe kurdët e Irakut që të ngriheshin kundër regjimit të Husseinit. Kryengritja jugore e Irakut u shtyp, por rezistenca në veri, e ndjekur nga imponimi i një zone pa fluturim nga forcat perëndimore të udhëhequr nga një iniciativë në Mbretërinë e Bashkuar, lejuan krijimin e një zone autonome kurde që u bë një republikë autonome. Kjo përfundimisht dështoi pasi ata nuk morën asnjë mbështetje nga SHBA-të.
Lufta nacionaliste kurde pati një ringjallje në Turqi në vitet 1980 me formimin e partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Grupi militant ka zhvilluar një luftë guerile kundër shtetit turk për 35 vjet. Gjatë konfliktit kanë mbetur të vrarë 40 mijë njerëz dhe PKK u klasifikua si grup terrorist nga SHBA-të, BE-ja dhe Britania e Madhe.
Në kaosin e luftës civile Siriane, luftëtarët kurdë morën nën kontroll qytetet kryesore nga ushtria siriane dhe i mbrojtën ata nga Shteti Islamik, pasi grupi filloi të zgjerohej dhe të forcohej pas vitit 2014.
SHBA-të të dëshpëruara për një aleat të besueshëm në Siri, ndihmuan kurdet me sulme ajrore kundër ISIS-it, ndihmuan me armatim dhe natyrisht edhe me para.
Kjo aleancë ngriti “nervat” e Turqisë, e cila e shikonte situatën e alarmuar.
Pas telefonatës së javës së kaluar me presidentin turk Recep Tajip Erdogan, Trump befasoi botën, por edhe administratën e tij, duke njoftuar për tërheqjen e turpave amerikane nga Siri dhe duke lejuar kështu ushtrinë turke që të hyjë në veri-lindje të Sirisë dhe të pastrojë zonat kufitare të luftëtarët kurdë që Ankaraja i konsideron si terroristë, dhe të cilët deri para disa ditësh ishin aleatët më të fortë të SHBA-ve në luftën kundër ISIS-it./Guardian/ Përktheu: arbresh.info
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...