Shkruan: Rrahman Hyseni
Popullit shqiptar gjithmonë iu përsërit historia kombëtare dhe nga armiqtë e ndryshëm u dha një pasqyrë joreale rreth prejardhjes dhe trojeve të tyre. Të shpërngulur nga një vend në tjetrin, të asimiluar sipas dëshirës së pushtuesve të ndryshëm, ata mbijetuan megjithatë përmbi stuhi të fatit jetik.
Kur bëhet fjalë për popullatën e Medvegjës, është një mjerim i vërtetë rrëfimi nëpër etapat historike të ndryshme.
Së paku që nga Kongresi i Berlinit popullata e Medvegjës kishte fatin e një popullate që në vazhdimësi u përball me shpërnguljen e popullatës autoktone shqiptare nga vendlindja e tyre. Ka shumë faktorë që e shtynë shpërnguljen në vazhdimësi historike, por dy më kryesoret janë: ajo e dhunës shtetërore të planifikuar dhe pozita e saj gjeografike, pasi që është kufiri më verilindor i trungut etnik shqiptar, së paku që nga koha e Kongresit të Berlinit, dhe rrjedhimisht kjo popullatë ishte drejtpërdrejt e atakuar me shkallën më nacionaliste antishqiptare të popullatës serbe të Serbisë Jugore. Nga vetë logjika e qëndrimit në skajin më verilindor të pozitës gjeografike të trungut etnik shqiptar, bëri që në të gjitha proceset historike, kjo popullatë të pësonte e para dhe njëkohësisht të ishte vija e parë e frontit dhe rezistencës të mbijetesës së etnisë shqiptare, gjë që pjesët e tjera shqiptare, nëse i kishin të gjitha format e dhunës shtetërore serbe. por atë të popullatës serbe nuk e kishin sikurse Medvegja, për vetë faktin e pozitës gjeografike. Kur dihet se historikisht trungu etnik shqiptar në vazhdimësi të historisë së saj ka pasuar tkurrje, dhe tani Medvegja ishte ajo që së paku nga Kongresi i Berlinit deri më sot, u përball direkt me të gjitha format e dhunës dhe të projekteve për shpërnguljen e saj, që gjatë kësaj periudhe i përjetoi si pasojë e politikës ekspansioniste sllave.
Shpërngulja e popullatës si përcjellëse e fatit historik të saj të dhimbshëm, në kohën e Kongresit të Berlinit, gjegjësisht gjatë viteve 1878, edhe pse kjo shpërngulje kishte filluar që nga viti 1800, kur edhe popullata shqiptare e Toplicës, Sanxhakut të Nishit me mbi 940 fshatra e pësoi “golgotën” e saj të dhimbshme të shpërnguljes dhe vrasjeve makabre. Kjo shpërngulje e madhe reflektoi gjithsesi edhe në Medvegjë psi që ishte para Medvegja që ndau fatin e dhimbshëm gjatë kësaj fazë të historisë, si dhe popullata e kësaj pjesë e gjeti mbështetjen te vëllezërit e tyre në Medvegjë. Pas kësaj kohe tani më kufiri etnik iu afrua në Medvegjë dhe që nga kjo kohë Medvegja bart petkun e rezistencës së mbijetesës si popullatë shqiptare autoktone në këtë hapësirë.
Gjatë kohës së luftërave Ballkanike 1912-1913, kjo popullatë pësoi shumë duke marrë për bazë se forcat serbe pikërisht nga Jugu i Serbisë, marshuan për të filluar luftën kundër Perandorisë Osmane dhe një nga betejat më të ashpra më 22-24 tetor në Kumanovë ishte zhvilluar. Edhe Lufta e Dytë Ballkanike më 1913, pothuajse u zhvillua mbi këtë pjesë pasi që filloi kur Serbia, Greqia dhe Rumania patën mosmarrëveshje me Bullgarinë për ndarjen e rajonit pas pushtimit të përbashkët të Maqedonisë. Ishte korridori ballkanik i këtyre trojeve që gjatë kësaj lufte pësoi shumë rëndë, duke qenë arenë luftimesh.
Lufta e Parë Botërore 1914-1918, prapë ishte fatkeqësia e radhës për këtë popullatë shqiptare që ishte nën okupim dhe e pa mbrojtur e cila pësoi shumë rënd, pasi që Serbia e ëndërronte të realizonte projektin Naçertania. Periudha mes dy luftërave botërore është periudhë kur vendosen kolon të dhunshëm të etnisë serbo-malazez në pjesën shqiptare, që pësoi edhe popullata e Medvegjës.
Lufta e Dytë Botërore për popullatën e Medvegjës është vazhdimësi e vuajtjes së fatit të përbashkët shqiptar nën okupim, popullatë që pësoi shumë rëndë nga bandat kinse “Çlirimtare”, Jugosllave, që në fakt vranë dhe masakruan me mija fëmijë, gra, pleq dhe shqiptarë të pafajshëm të kësaj pjese. Edhe periudha pas Luftës së Dytë Botërore deri në luftën e Kosovës më 1999, është periudhë e dhunës dhe e gjenocidit shtetëror mbi këtë popullatë, ku u përdorën të gjitha format më barbare, ndaj kësaj popullate.
Për dallim nga Bujanoci dhe Presheva, popullata e Medvegjës u përball direkt edhe me shkallën e nacionalizmit serb që ishte mbjellur edhe në popullatën serbe aty që jetonte dhe nga rrethina e Nishit.
Kjo është në realitet një pasqyrë reale historike e jo në asnjë mënyrë e trilluar, gjë që lexojmë përmes portaleve të rrjetit social dhe i dëgjojmë nëpër medie të shteteve tjera.
Medvegjasit nuk kanë tentuar asnjëherë ta shpërngulin nacionalitetin tjetër, por bëjnë përpjekje që ky vend të zhvillohet dhe të zbutet papunësia. Ç’e do puna kur hasin në pengesa të trilluara nga të tjerët? Medvegjasit çdoherë ishin dhe janë të gatshëm t’u ndihmojnë skamnorëve, gjithë atyre që kërkojnë ndihmë. Këtë e bëjnë në veçanti mërgimtarët pa hezituar fare. Në kohë të fundit ata janë të penguar nga të tjerët që nuk kanë mundësi të kontribuojnë për Medvegjën, ndaj shfrytëzojnë rastin që të trillojnë gjëra të pavërteta dhe t’u pengojnë biznesmenëve shqiptarë që ta japin kontributin e tyre për këtë trevë.
Thjesht, shkurt e thukët – ironi e kohës!!!
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut