Nga: Ismet Mulaj
Një mik i imi gjithmonë në Kuvendin e Kosovës deklaronte: “mjekësia në Kosove është më keq se në 1945″ shpesh e qortoja se cilësimi i tij ishte shumë i rënd. Koha gjithnjë e me shume po i jep të drejt këtij deputeteti.
Me 21 qershor 2015, një familjar i imi pëson hemorragji cerebrale, (më vonë e vërtetuar në QKUK në Prishtinë dhe QSUT Nene Tereza në Tiranë) duke qene jo me shume se 800 m. larg Spitalit Amerikan në Prishtinë, familjaret vendosin që ta dërgojnë në këtë Spital. Edhe pse mori shërbime dy ditore, nga 6 specialist te këtij spitali, pacienti u lirua pa diagnoze, me cilësimet e një oftamologët, “motër shko rriti fëmijët se je shendosh si molla” Pra pacienti u kontrollua nga: Internisti, neurologu, oftamologët, ortopedi dhe dy specialist tjerë” dhe nuk arritën qe ta diagnostikojnë sëmundjen e pacientit. Mos pyesni se sa kushtoj ky i ashtuquajturi trajtim mjekësor, sepse do te habiteni!
Pacienti edhe pse kishte dhimbje të përballueshme dhe trajtimin që e kishte marr në Spitalin Amerikan në Prishtinë, i kishin shtuar ende me shume rrezikun për jetë. Pacienti për pese dite radhazi luftonte me jetën e vet, pa e ditur se çka kishte…! Në ditën e 6 pas atakut të parë, i ndodh ataku i dyte, duke e paralizuar tërësisht. Të habitur me ndodhin, familjaret e dërgojnë ne emergjence të QKUK, mjeket me shpejtësi më të madhe i bëjnë ekzaminimet e duhura dhe për 20 min e diagnostikojnë sëmundjen.
Mjekët e QKUK gjate gjithë kohës me shanin për trajtimin qe kishte marr pacienti në Spitalin Amerikan, Te habitur pyesnin, si ka mundësi që të mos diagnostikohet një pacient me simptoma kaq te qarta. Me shanin edhe si politikan dhe ish ministër, që me shumë u besojmë të ashtuquajturave klinika se sa QKUK.
Nejse, pas diagnostikimit të sëmundjes së pacientit dhe rekomandimit të kolegjiumit të mjekeve, se ky trajtim mjekësor behet vetëm jashtë vendi e jo ne Kosove, dalin peripecitë tjera, si te transportohet pacienti në Tiranë, mjeket insistonin transporti të behet vetëm me autoambulance dhe në shoqërim të ekipit te duhur mjekësor. Autoambulanca u sigurua nga ndihma e shpejt e Prishtinës, vetëm pas pagesës se 200 eurove dhe atë pa ekip mjekësore. Të gjendur në këtë situate, vendosem qe pacienti të dërgohet në Tiranë pa ekip mjekësorë, sepse prej orës 22.00 deri ne mëngjes kur duhej të nisej pacienti, nuk arritëm qe privatisht të siguronim ekip mjekësorë.
Miq, në Tiranë shërbimi u krye me shpejtësinë dhe profesionalizmin e duhur, duke u angazhuar personalisht dr. Mentor Petrela, çka familjaret i janë mirënjohës përgjithmonë.
Me tu kthyer në Prishtine, shkuan të kërkojnë sqarime në Spitalin Amerikan.., asnjë përgjigje, ndërsa miqtë e pacientit e sugjeronin që rastin ta bënin publik, por fatkeqësia është se, Spitali Amerikan ka reklama në shumë media dhe mediat nuk merren me këtë rast, po ashtu shumë shpejt do të niset një padi ndaj këtij Spitali vrasës…
Falënderim, për te gjithë ata qe u interesuan dhe ndihmuan shpëtimin e një jete, që ende nuk i kishte mbushur 39 vjet.
Zoti ju bekoftë.
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...