Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si i hershëm që nga fillimi i mandatit këtë mëngjes i zuri derën Policinë së Kosovës.
Duket se qëllimi kryesor i tij paskësh qenë të thotë se duhet t’i shpallet luftë e pa kompromis aksesit të trafikantëve të drogave tek fëmijët në shkolla dhe kudo tjetër.
E çuditshme që nuk i dha rast të zotohet as shefit politik të punëve të brendshme, Flamur Sefaj, e as vetë shefit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Nuk ka qenë nevoja të shfrytëzohet një vizitë në një institucionin të sigurisë për të folur për përdorimin e drogave nga fëmijët.
Besoj se e keni gabuar adresën, më tepër do t’i shërbente dhe do të dukej më serioze sikur të organizonit një takim me Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Arsimit, Ministrin e Shëndetësisë, autoritetet lokale ose nëse është kaq alarmante, t’i rekomandonit Presidentit të thërrasë Këshillin e Sigurisë.
Por, jo të mos deklarohesh edhe për tërheqjen e aplikimit në Interpol. Për dy orë sa ju kanë pritur mediet për deklarim pas takimit, beson se do të mjaftohen me një deklaratë të tillë, që aspak nuk e vë në dyshim domosdoshmërinë e ndërhyrjes, por për Kosovën edhe vetë e thatë se është imediate anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtar të sigurisë.
Ne vetëm po kërkojmë përgjegjësi, atë që na keni kërkuar para dhe pas marrjes së mandatit tuaj si kryeministër.
Nuk ju kujtua, apo vërtetë nuk e kupton se anëtarësimi në Interpol dhe Europol është një lloj sigurie për Bashkimin Evropian edhe në rrugën për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.
Si mendon të ecim në zonën Shengen lirshëm kur për të komunikuar me Interpolin duhet të ndërmjetësoj ende UNMIK-u?
Kjo është dyanshmërisht e domosdoshme në aspektin e sigurisë. Ndoshta ministri Sefaj ka patur një përgjigje, sikundër mund të ketë patur edhe Maxhuni. Po aq e rëndësishme do të ishte të dihej nëse për tërheqjen e aplikimit keni marrë edhe mendimin e këtij të fundit.
(Autorja është kryeredaktore në portalin arbresh.info)
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...