Google ADS

Kriza me Korenë Veriore: Çfarë pas ‘zjarrit dhe tërbimit’?

15:44 | 9 Gusht 2017
Arbresh.info

Shkruan: PJ Crowley – ish ndihmës i Sekretarit amerikan të Shtetit

Në luftën përshkallëzuese të fjalëve mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore, supozohet se makina e propagandës së Kim Jong-un është duke punuar edhe jashtë orarit.

Pas kërcënimeve hakmarrëse, në përgjigje të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara mbi destabilizimin e saj ndaj një aftësie bërthamore, si mund të t’i kthehet në breshëri Pheniani fjalëve të Donald Trump, i cili premtoi se nëse Koreja Veriore do të kërcënojë SHBA-të ‘bota do të shohë zjarr dhe tërbim sikur s’ka parë asnjëherë më parë’.

Së pari le të vendosim këtë shkëmbim fjalësh në fund të kontekstit. Sa nga këto situata kemi përjetuar më parë? Deri në ç’masë kemi filluar të thyejmë terren të ri dhe të rrezikshëm?

Terminologjia përreth Koresë Veriore gjithmonë ka qenë e prapambetur. Fundi i Luftës Koreane në vitin 1953 teknikisht përfaqësonte një ndërprerje të armiqësive mes dy palëve. Por në realitet, që nga ajo kohë ka pasur një armiqësi të hapur.

SHBA-të dhe Koreja e Veriut u përafruan në një konflikt të armatosur në vitin 1994, pasi Pheniani refuzoi të lejonte inspektorët ndërkombëtarë të kishin qasjë në objektet e tyre bërthamore, sikurse kërkohej në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

Kjo krizë u zgjidh në mënyrë diplomatike, por krijoi skenë politike dhjetëvjeçare mes dy vendeve sikurs loja mes maces dhe miut.

Me kalimin e kohës, përderisa bashkësia ndërkombëtare ofroi marrëdhenie normale Koresë Veriore, Pheniani dontë edhe marrëdhënie normale dhe armë bëthamore. Pa pranuar këtë, politika amerikane u bë pengesë, duke penguar Korenë e Veriut që të eksportonte njohuritë e saj bërthamore, duke shpresuar që regjimi i saj i çrregullt do të ‘shëmbej’ përpara se të fitonte një pengesë bërthamore.

Në vitet e fundit, dy zhvillime kryesore ndryshuan konturet themelore të problemit të Koresë Veriore.

Së pari, largimi i Sadam Huseinit nga administrate e Presidentit Bush dhe Muamar Gadafi nga administrate e Obamës, dy liderë që mendonin për armë bërthamore, por që nuk i ndërtuan ato. Në një përfundim të thjeshtë, Pheniani e kuptoi se ‘aftësia aktuale bërthamore është politika e sigurtë që mund të mbajë gjallë regjimin’.

Së dyti, vdekja e Kim Jong-il në fund të vitit 2011. Kimi plak ishte mjaft premtues për përfituesin e tij të parë Kinën, dhe ai e mbajti besueshmërinë bindëse për aftësinë bërthamore aktuale të Koresë Veriore. Kim Jong-un, djali i tij dhe pasuesi i regjimit, ka braktisur të gjitha pretendimet dhe është duke hapur gara për demonstrimin e armëve bërthamore.

Administrata e Trump duhet të vendosë se çfarë mund dhe s’mund të bëjë me një situatë që po lëviz më shpejt se e keqja.

Për të marrë merita, Trump e vendosi çështjen e Koresë së Veriut në majë të listës së tij për shqetësimet e sigurisë kombëtare. Vazhdimisht ai i ka bërë thirrje Kinës, partnerit kryesor tregtar të Koresë Veriore, që të bëjë më shumë për ‘frenuar’ partnerin e tij.

Nga ana tjetër, Trump ka nënvlerësuar rrezikun dhe kompleksitetin që rrethon problemin e Koresë Veriore. Përderisa u zotua se gjatë mandatit të tij, ai do të zgjidhë këtë problem, ai injoroi realitetin se nuk ka mundësi më të mira politike.

Kërcënimi ‘zjarr dhe tërbim’ nuk është një kërcënim i ri nga ana e Presidentit Trump. Në shumë forma të ndryshme, SHBA-të gjithmonë kanë deklaruar se nëse Koreja Veriore sulmin, regjimi do të pushojë së ekzistuari.

Por, çdo përdorim i forcës vendos në rrezik të madh qindra mijëra korean-jugorë dhe qytetarë japonez.

Cili është ndryshimi në lidhje më këtë cikël që mungon një proces diplomatik, i cili mund të shërbejë si një fillim i një lufte?

Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Rex Tillerson në një konferencë për shtyp ka deklaruar se SHBA-të janë të hapura për dialog me Korenë Veriore, me kusht që të ndalohen testimet e raketave balistike dhe të hiqet dorë nga armët bërthamore.

Pheniani edhe pse është duke u përballur me sanksione të reja, nuk jep asnjë shenjë që bie dakord me këto kushte. Përderisa Kina mirëpriti gjestin e Tillerson, lideri i Koresë Veriore nuk mërzitet për atë që mendon Pekini.

Rreziku është se në një moment, retorika e nxehtë mund të krijojë një cikël veprimi-reagimi.

Ata hedhin raketa. Ne godasim me sanksione. Ata premtojnë hakmarrje. Në i deklarojmë kërcënimet si të patolerueshme. Ata ndezin edhe një raketë. E pastaj?

Kjo është gjendja kur retorika plotëson strategjinë. Megjithatë, është e paqartë nëse ka një plan pas ‘zjarrit dhe tërbimit’ të Presidentit Trump.

Përktheu: Arbresh.info
Burimi: BBC

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme