Shkruan profesor: Milazim Krasniqi
Masat që po imponohen nga OBSH dhe nga qeveritë anëkend botës, për gjoja luftën kundër përhapjes së virusit, në esencë duken si masa për përhapjen e virusit. Ja pse!
1. Nëse njerëzit detyrohen të mbyllen me ditë e me net në banesa, virusi do të përhapet nëpër familje më shumë, se sa po të ishin të lirë të lëviznin. Pra, mbyllja në banesa e përhapë virusin më së shumti.
2. Kufizimi i orareve të punës të kafeneve dhe marketeve, i shtyn njerëzit të grumbullohen më shumë në oraret e lejuara/kufizuara dhe ashtu virusi përpahet më shumë. Në gjendjen e pandemisë, kafenetë dhe marketet do të duhej të punonin 24 orë, që të ketë sa më pak grumbullime në të njëjtën kohë. Ndërsa mbyllja natën është vetëm një absurditet.
3. Mbyllja e qyteteve në karantinë, duke mos i lënë njerëzit të shkojnë as në pronat e veta në fshatra ose në det, thjesht është idiotizëm. (Gjermania ka bërë përjashtim, i lejon.) Më mirë është të shpërndahen njerëzit nëpër fshatra e në det, se sa të bëhen spic në qytete. Bile, qeveritë do të duhej të hartonin një program që do t’i stimulonte njerëzit të shkonin në pronat e veta nëpër fshatra e në det, ata që kanë prona e mundësi të shkojnë, veçmas të moshuarit.
4. Në vend të terrorit policor e administrativ, i cili po nxitë edhe rezistencën e grupeve të ndryshme të qytetarëve kundër masave të qeverive, do të duhej të hartohej një program edukimi dhe ndërgjegjësimi të njerëzve, duke angazhuar në atë program edhe personalitete të besimeve fetare, të shkencës e të arteve, të cilët me mesazhet e tyre do të mund të kontribuonin realisht.
Pse? Sepse për një numër të madh të njerëzve, zyrtarët e institucioneve shëndetësore, të ministrive të shëndetësisë e të qeverive, pas tetë muajsh dështimesh, më nuk janë të besueshëm. U është harxhuar kredibiliteti, siç harxhoheshin këtynehere bateritë e tranzistorit.) Përfundimi im është se diçka nuk është në rregull me masat që po imponohen. Nuk ma merr mendja që të gjithë në OBSH dhe në qeveritë anekënd botës janë aq budallenj sa të mos kuptojnë kaq send. Por, motivet përse shtiren kaq budallenj, nuk i kam të ditura. (Qofsha i gabuar, siç thotë Prof. Buja.) (11 nëntor 2020).
Sulmi në Ibër – Lepenc, sërish reduktime në Fushë Kosovë, Ob...
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rasti...
Hacker: Sulmi në Zubin Potok i ngjason sulmeve ruse në Ukrai...
Baerbock: Mbështetja e Kinës për Rusinë po ndikon në lidhjet...
Ndalohen dy persona, dyshohet se kërkuan 25 mijë euro ryshfe...
Arb Manaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës