Nga Kim Mehmeti
Edhe katër vite pasi në Qendrën e Paraburgimit në Prizren u gjet i vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, mbetet e pazbardhur vdekja e tij.
Edhe thuajse trembëdhjetë vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, luftëtarë që asaj ia sollën lirinë – të UÇK’së, arrestohen e dërgohen në Hagë, si të ishin pa shtet e pa mbrojtjen e askujt, e ndërkohë, qindra kriminelë serb, vazhdojnë të jenë burrështetas dhe ‘ndërtues’ të paqes në Ballkan1
E di, tani ju e pyesni veten se çka kanë të përbashkët mes veti këto dy ngjarje?! Kanë, si nuk kanë!
Ato i ndërlidh e vërteta se institucionet e Kosovës bënë thuajse çmos për t’i mbuluar shkaqet e vdekjes së Astritit, siç mbuluan shumë veprimtari tjera kriminale të disa burrështetasve shqiptarë, por ama, nuk bënë thuajse asgjë për t’i shpalosur para botës krimet serbe mbi shqiptarët!
Siç nuk bënë pra asgjë për t’i treguar asaj bote se Serbinë e drejtojnë ata që ishin hartues të shfarosjes së etnive joserbe, ata burrështetas serb që sot lëre që askush nuk i shqetëson për të shkuarën e tyre kriminale, por në Bruksel i presin si të ishin shëmbëlltyra e humanizmit njerëzorë dhe e mbrojtës së vlerave civilizuese Perëndimore?!
Dhe sikur Kosova të mos bëhej shtet që e mbron pushtetarin e fajshëm, por jo edhe qytetarin e pafajshëm, sikur ajo të kujdesej edhe për viktimat, e jo vetëm për ‘mercenarët’ e luftës, nuk do vinte puna deri këtu ku jemi sot: që edhe katër vite pas vdekjes së tij, të mos dihet si e humbi jetën Astrit Dehari dhe, nuk do e përjetonim këtë përbuzje që përjetojmë sot: që luftëtarët e lirisë të UÇK’së të fajësohen pse e kanë dashur më shumë lirinë se sa robërinë serbe!
Andaj e tëra kjo le të jetë shtysë që Kosovën ta bëjmë shtet që do e jetojë ëndrrën e Astrit Deharit, shtet ku idealet rinore nuk do vdesin nëpër burgjet e tij, vend ku do mbrohet pafajësia, e jo i forti dhe i pushtetshmi, e me çka edhe do ua pamundësojmë disa qarqeve evropiane që të gjithëve të na barazojnë me kriminelët serb, me ata me të cilët nuk na bashkon asgjë, me ata që e ujitën Ballkanin edhe me gjakun e fëmijëve të palindur – edhe me gjakun e foshnjave të përgjumura në barkun e nënave të tyre shtatzëna!
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...