Fitorja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e Kosovës ka krijuar si konfuzion ashtu edhe shqetësim për të ardhmen e bisedimeve të planifikuara me Serbinë. Sidoqoftë, qeveria e re në Prishtinë mund t’i japë realzmin shumë të nevojshëm qasjes ndërkombëtare për konfliktin e ngrirë.
Shtëpia e Bardhë kërkon rezultate në dialogun Prishtinë-Beograd para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Presidenti Donald Trump dëshiron të deklarojë një sukses historik të politikës së jashtme në Ballkan dhe të hedhë themelet për tërheqjen e trupave amerikane. Së bashku me (tërheqjen e tyre) nga Siria dhe Afganistani, presidenti kështu mund të pretendojë gjatë fushatës zgjedhore se ai, më në fund,po i jep fund “luftërave të pafund” të Amerikës.
Shtëpia e Bardhë emëroi ambasadorin Richard Grenell si të dërguar të posaçëm për bisedimet, sepse ai është (dikush që)fokusohet tek rezultatet dhe nuk ‘ngec’ në proces. Sidoqoftë, i dërguari i ri,teksa përpiqet për të arritur një përparim të përshpejtuar,do të përballet me sfida të rëndësishme politike. Megjithatë, kjo mund t’i japë atij mundësinë të zbulojë se çfarë qëndron në thelb të mosmarrëveshjes: refuzimi i Beogradit për ta njohur Kosovën si një shtet të pavarur.
Ka të paktën katër pengesa për një dialog të suksesshëm. Së pari, një muaj tjetër mund të kalojë përpara se në Kosovë të formohet një qeveri. Me shumë mundësi do të duhet edhe më shumë kohë për krijimin e një ekipi negociator, i cili do të formulojë një program për bisedimet. Së dyti, Serbia do jetë përballë zgjedhjeve në pranverën e vitit 2020 dhe qeveria e tanishme nuk ka të ngjarë të lëshojë pe, pasi kjo mund t’i kthehet negativisht gjatë fushatës zgjedhore.
Dhe së treti, BE nuk ka gjasa të jetë një partner i rëndësishëm për negociuesit amerikanë, pasi është vetë në mes të trazirave të brendshme. Së bashku me debatin për reformat mbi zgjerimit që do të pengojnë integrimin e shteteve kandidate, unionit i duhet të përballet me ndikimin e Brexit si dhe sulmet e vazhdueshme të nacionalistëve, populistëve dhe Euroskeptikëve (që janë) në themelet e projektit europian.
Grenell nuk e ka ngritur publikisht çështjen e rishikimit të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës dhe ai do të përballet me rezistencë të ashpër ndaj propozimeve të tilla nga qeveria e ardhshme e Prishtinës. Albin Kurti, kryeministri i zgjedhur, do të humbasë shumë nga popullariteti i tij nëse ai dorëzon territore dhe nuk përfiton njohjen nga Serbia.
Qeveria e Aleksander Vuçiç është e shqetësuar sepse udhëheqja e ardhshme në Prishtinë i ka ‘duart e pastra’, qoftë për sa i përket korrupsionit apo krimeve të pretenduara të luftës. Në mënyrë që të provojë ta diskretitojë atë në sytë e Uashingtonit, zyrtarët serbë do ta përshkruajnë Kurtin si një socialist radikal, racist dhe etno-nacionalist. Sigurisht që e shkuara e vetë Vuçiç prej një nacionalisti racist,përgjatë viteve vrastare të Millosheviçit në Kosovë dhe gjetkë, do të vazhdojë të fshihet.
Për të hequr vëmendjen nga domosdoshmëria e njohjes së Kosovës, Beogradi gjithashtu do të pretendojë se pakica serbe në Kosovë është e shtypur dhe ka nevojë për mbrojtje më të madhe nga Beogradi. Mund të paramendohen trazirat ndërkombëtare që do të shkaktoheshin nëse Tirana ose Prishtina do të angazhoheshinnë mënyrë aktive për prishjen e integritetit të shteteve fqinje me pretekstin e mbrojtjes së komuniteteve të lidhura me to.
Çështja e rishikimit të kufijve duket si një kurth për Prishtinën, sipas së cilës territori dorëzohet pa një reciprocitet domethënës. Beogradi ka përdorur tundimin e shkëmbimit të territorit për të shkaktuar ndasi midis shqiptarëve dhe serbëve, për të përçarë vetë shqiptarët dhe për të portretizuar Kosovën si një shtet të dështuar, pa një program kombëtar të besueshëm.
Qeveria shqiptare ka kontribuar në fushatën përçarëse serbe për ndryshimet e mundshme të kufijve në Kosovë. Vuçiç pa dyshim e ka bindur kryeministrin Edi Rama me hilen e joshjes së bashkimit me mbetjen e Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi gjithashtu mund të ketë marrë pjesë në një skemë të tillë për të hequr vëmendjen nga problemet e tij me Dhomat e Specialistëve në Hagë, nga përshkallëzimi i akuzave për korrupsion,si dhe nga një humbje e mundshme e mbështetjes amerikane.
Qeveria e re e Kosovës duhet të hartojë një strategji dialogu, e cila mund të fitojë besimin e SHBA-së duke shprehur seriozitet për një marrëveshje përfundimtare. Si një gjest i vullnetit të mirë, kjo mund të fillojë me heqjen e taksave për Serbinë, çfarë do të vërë në provë sinqeritetin e Beogradit dhe do t’i bëjë presion qeverisë së Vuçiç për t’iu përgjigjur reciprocikisht.
Nëse Grenell konstaton se bllokuesi kryesor për zgjidhjen është qeveria në Serbi, ai do të përballet me njërin nga (këta) dy vendime. Ai ose do të largohet nga mosmarrëveshja dhe t’ia lërë (atë) edhe një herë BE-së që ta tërheqë zvarrë për një kohë të pacaktuar, nën kërcënimin e konfliktit rajonal. Përndryshe, Grenell mund të ushtrojë më shumë presion të prekshëm ndaj Beogradit për t’iu përkushtuar një zgjidhjeje që do të kulminojë në njohjen e shtetit të Kosovës, pa qëndrime të tjera evazive dhe provokime shtesë.
ShBA: Transferimi i pushtetit, çfarë pritet të ndodhë?
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani
Fitorja e Trumpit ndikoi edhe në çmimin e naftës
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serb...
Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjën
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, ...