SHKRUAN: Fadil Maloku
NDRYSHIM s’ka aty ku QYTETARI dridhet para POLITIKANIT injorant, por, aty ku politikanin gjumi se merr nga detyrimet dhe obligimet qytetare?!
1. Koha në të cilën po bashkëjetojmë, pra në një demokraci ende të brishtë dhe të pa konsoliduar sa dhe si duhet në kuptimin e krijimit të një sigurie e stabiliteti politik e para së gjithash sigurie ekonomike, krijimi i qeverive të reja në Kosovën e pasluftës në pothuajse shumicën e rasteve ishte më shumë produkt i koalicioneve mes liderëve (konformist dhe poltronist, ndaj ndërkombëtarëve!) shumē të fuqishëm, se sa i programeve ideologjike dhe nevojave faktike sociale e ekonomike, të vendit! Në fakt, në këtë proces të formimit të qeverive, zakonisht apo të paktën përvoja poashtu na ka dëshmuar se këto koalicione tipike me frymë e filozofi të sjelljes dhe veprimeve klanore, e kishin më shumë funksionin dhe synimin e grabitjeve dhe monopoleve të (ri)ndërtuara për klanin dhe grupimin e vetë (jo)ideologjik, se sa interesin e njëmendët shtetërorë dhe protagonizimin e demokracisë qytetare për vendin…..
2. Por, pse ndodhi kështu, shtrohet pyetja e thjesht sociologjike? Arsyet mund të jenë të shumta, por një analizë më e thukët doemos do prodhojë një bindje tjetërfare që pak a shumë duhet të ndërlidhet edhe me rrethanat dhe proceset nëpër të cilat ka kaluar në ndërkohē procesi i shtetndërmit të Kosovēs. Në fakt, ishin, monitorimi (për të mos thënë ndërhyrja!) i mekanizmave ndërkombëtarë; përvoja e shkurtër në demokraci (kalimi prej një sistemi tipik komunist); inatet dhe xhelozitë e dalura nga lufta (krahu i luftës, krahu i paqes); detyrimet e privatizimit (interesat e korporatave të mëdha për ta blerë sa më lirë pasurinë shoqërore); krimi i organizuar (të gjitha të dhënat e Transparency International, kanë folur për një shkallë të lartë krimi të ndërlidhur po me këto elita politike); korrupsioni (gjithashtu i dëshmuar nga sektori i shoqërisë civile lokale dhe asaj ndërkombëtare, etj, etj.) ato problemet përcjellëse, që e ngadalësuan “bioritmin” e demokracisë.
3. Probleme e situata këto, të ndodhura dhe të testuara aq sa mund të thuhet se shërbyen më shumë si “argumente”, se sa si ndonjë “alibi” konstante (jo për të amnestuar sjelljet e kastës politike, e as për të gjetur “arsyetimet që mund të jenë edhe banale!) në krejt angazhimin tonë për ngrehinën e asaj populistët e identifikojnë si “etikë përgjegjësie” për shtetin, institucionet, demokracinë, etj. Por, kjo mënyrë këndvështrimi e kësisojit nuk nënkupton domosdoshmërisht se tani ne si shoqëri dhe si qytetarë demokrat dhe të emancipuar politikisht, që kemi bë sado kudo një përvojë në ndërtimin e kapaciteteve demokratike institucionale, duhet të vazhdojmë avazin e vjetër të indiferencës dhe pamjaftueshmërisë për t’u interesuar për proceset që do të prodhojnë situatat postzgjedhore. Sepse, nuk besoj që do ndodhë shpejt dhe sigurt ndryshimi (radikal) i dëshiruar dhe i shumëpritur nga qytetaria kosovare.
Ndryshimi, s’mund të vij kur ca matrapaz e injorant që me turravrap ia mësyjnē (me lejen e liderit konformist dhe poltronist) ndonjë posti në hierarkinë e pushtetit! Ngase, postet që besohen me “aminin” e tipit liderit të tillē dhe me insistimin tëndë, ku ti duhet të marrës përgjegjësi (për çfardo ndodhi, moskujdesi, krim, korrupsion, në këtë mandat) dhe të mbahesh borgjli i “atij” që ta dha këtë post, janë me afat skadence! Anasjelltas, nëse ai post të besohet pa të pyetur ty, dhe me rekomandime e ekspertiza meritokrate nga kompetentët e duhur social, dije që do të jesh përherë i ndihmuar dhe i kēshilluar në sfidat tuaja vendimarrëse…
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...